Mendime » Radovani
Fritz Radovani: O Zot! Atheun e Gjergjit po e han dreqi!
E shtune, 18.05.2019, 09:39 AM
Nga Fritz RADOVANI:
O ZOT !
ATDHEUN E
GJERGJIT PO, E HAN
DREQI!
Gjergj KASTRIOTI – Skenderbeu, ka thanë: “Madhështia e
drejtuesit të një shteti asht lumtunia e Popullit tij.” Një thanje e mbetun e
shkrueme në mur po, n’ Atdheun e Tij kurr e vume n’ jetë. Prej 1913 modeli i
drejtuesve të shtetit asht edhe sot Esad Pash Toptani... E, per çudi, edhe
streha e “mkatnorve” mbasi mbushin xhepat me thesaret e shtetit, në Paris
gjejnë “token e premtueme”, per të cilen kanë “sakrifikue” edhe rininë.., deshta
me thanë pleqninë e tyne: “Anadollakët me pikpamje Europjane revolucionare”.
Kryeministri i sotem Edi Rama, besimtar i “madh” që
kerkon me “rilindë” të vdekunit dhe, me ata (mbasi ti drogojnë në çadren e
Lulzim Bashës), me coptue Shqipninë që i ka mbetë në dorë pa mend e pa gojë,
qyshë prej “mbretnisë” Pashiqit, ose Ahmet Zogut...
Fashizmi i shkretë boll u mundue me na “shpetue” me
antarsimin e Nexhmije Hoxhes në parti fashiste e gjysen e byroistave sllavo
komunista.., po shyqyr edhe ai deshtoi...
Jalta na siguroi nen “ombrellon” e Titos e Stalinit, me
vorrmihsin e palodhun të shtëpisë së njohun të sokakut budallenjëve të
Gjinokastres, fidanin e bylykbashit.., që pat ujitë me aq dashuni Miladini i
Popoviqve të “Ballkanit perëndimor” në Tiranën e Toptanëve.
Luli i vocerr i Bashejve të “bllokut të ri”, boll po
ecë.., po nuk po e lanë ma ba hajer, ata i huptë fara: “Katolikët e Veriut të
Shqipnisë”... E pra, boll i kemi vra e pre si berret... E një kullë nuk ka
mbetë aty, e pasha një Katolik nuk asht në Kryesi të PD, e prapseprap, nuk e
ulin koken... Edhe pse i pret kmesa e sllavit, tue i ra pernatë “Lahutës”...
Po, me votue per ke doni o Shqiptarë! Shikoni listen e
deputetëve të 1945, e fundin e tyne mbas Shpalljes së Republikës Popullore të
Jugosllavisë, të “Shqipnisë deshta me thanë”.
Ose, pyetni “Akademinë e Malit t’ Zi”, gabova.., të
Tiranës Beogradit se, m’ shkoj goja...
?E, BESOJ, DO T’ JU KUJTOHET I MADHI AT FISHTA...
NJI
GJAMË DISHPRIMIT
1. Mbaroi
Malcija! Lekë ma sot nuk ka;
Nuk ka ma burra, qi me drrasë t’ krahnorit
Mburojë me i ndêjë Shqypnis. Anmiku shkjá
Mbas sodit s’ ka pse dron mâ prej Malcorit:
Malcori asht thye; e, i dbuem ai me trathti,
Pa Atme sod ka mbetë, pa plang, pa shpi!
2. N’ shpi
t’ tij, po, djepat asht tu’ i lkundun shkina;
Arën e tij asht shkjau tu’ e lavrue,
E ushtari i Malit t’ Zi ‘dhè, kualt stervina
Per ata Kryqa t’ bekuem i ka pengue,
Nen t’ cillët pushojn, heu! Njata trima – rrfé
Qi bindën shekllin tue luftue p’r Atdhé.
3. O natë
e kobshme! Natë tri herë mizore,
Natë e mnershme, si nata e fundit t’ ferrit,
Pse ti shtekun ia çile ushtris gjaksore,
Qi, strukë nen t’ zezen mblojë trathtare t’ territ,
Burrat e dheut do t’
xêtê n’ gjumë pështetun,
Porsi n’ strofull ulani xêhêt fjetun?!...
4. E ju,
‘dhè hyj t’ shkelqyeshem, qi pre’ Empirit
Përmallshem tue fërfllue me dritë t’ kullueme,
Porsi sy Zotit, vreni m’ sharte t’ nirit,
Ju, edhe ketë kob e ketë dhuni t’ shemtueme
E kini pa tu’ ndodhë n’ mjedis t’ njerzimit,
E me gjith kta nuk jeni shkimë mjerimit?...
5. Po a kjo
asht e Drejta, qi n’ ketë shekull fiset
E popujt rregullon e i mban ndër caqe?
Anmikut t’ njimijë vjetve me i lshue viset
Sa herë t’ perligjuna me luftë e gjaqe...
Mallkue kjoftë hera, n’ t’ cillen shkjau pik’ s’ parit
Vuni kambën dhunuese m’ tokë t’ Shqyptarit,
6. E mallkue
kjoftë Europa! Até e vraftë Zoti,
E e shoftë me fise, popuj e qytete;
Edhè premtoftë qi, dersa t’ endet moti,
Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete;
Selit e saja grimë me grimë u theshin;
Me gjak t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin.
7. Pse
krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me ia thye
E prej Lirijet me ia ndalun hovin?
Gopsija e kùj n’ Malci ka mujtë m’ u ushqye?
Po a Hoti e Gruda mund t’ a mbajn Moskovin?
Nuk duhet, jo, qi t’ mkambet Shqyptarija:
Qé pse po i lshohet Malit t’ Zi Malcija.
8. O gjak i atyne burrave fatosa,
Qi per Liri t’ Malcis kullove rrkajë,
Vlo, vlo, ti sod qi maleve u erdh sosa,
E para fronit t’ Perendis me vajë
Lyp gjyq mbi do Kaina t’ kunoruem,
T’ cillët kombin t’ onë po duen me e pa t’ sharruem!
9. Me parsme
t’ona n’ ata t’ hershmet mota
Mburojë iu bam Europës, pa dijtë shk’ asht tuta,
Atëbotë, kur pallen Skanderbeg Kastriota
Siellte si rrfeja, e permbi shtroje t’ buta
U dridhte nji Sulltan, qi njaso here
Bante m’u dridhë boten mbarë prej mnere.
10. Po, na
tue dredhun si dragoj çelikun,
Shtekun me kurma Shqyptarësh ia xume
Tartarit, e pre’ Europet larg rrezikun
Per disa kohë e mbajtëm: e poshtnume
Por kurr Europa n’ ndihmë nji ushtar s’ na nisi;
Kurr punët mbas fjalvet, qi na dha, s’ ujdisi.
11. E kur per
pesqind vjet na nder veriga
Ngelem t’ robnis, nen themer t’ huej tue kja,
E ‘i mijë dhuni mbi né e ‘i mijë punë t’ liga
Na reshte anmiku, tue na nxitë pa da,
N’ harresë Europa edhe m’ atëherë na qiti
E doren kurr ajo n’ kob t’onë s’ na njiti.
12. Por, ani,
jeta pse sa u nis me u endun,
Ndera mbi shekull dhunë gjithmonë asht kthye,
E t’ miren nieri kurr s’ t’ a ka permendun,
Sa t’ keqen punë me t’ cillen t’a keshë fye;
Si edhè ma t ’shumen, miq s’ gjen nieri i shkretë,
Kur skami e kobi t’a ket mblue n’ ketë jetë.
13. Veç sod
pse Europa, sod qi asht t’ gjith uzdaja
Se Shqyptarija e Lirë del zojë n’ vetveti,
Pse sod Europa, - do Mbretni të Mdhaja –
Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,
E m’ vende t’ ona duen qi shkjau të shklasë
E fisi i Shqypëtarit n’ dhé t’ humbasë?
14. O Zot i
lum, qi vetem n’ dorë Ti i kè
Shartet e popujve e mbretnive t’ tana,
E gja pa hiri kurr Ty s’ t’ ndodhë mbi dhé,
As nalt mbi qiell, ku shndrisin dielli e hana,
Deh! Ti, i Pushtetshëm heret si né e vona,
Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.
***
Melbourne,
Maji 2019