Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Heroi Mark Çuni nuk njolloset nga 'rilindja' komuniste
E enjte, 23.05.2019, 08:22 PM
MAJI 1945: HEROI DEMOKRAT MARK ÇUNI
NUK NJOLLOSET
NGA “RILINDJA” KOMUNISTE
Nga
Fritz RADOVANI
Shqipnia
asht e para që ka vendosë në Elterin e Demokracisë Evropjane: Heroin e Saj të
Pavdekshëm, Atdhetarin MARK ÇUNI..!
ORGANIZATA
ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” E FORMUEME NË MAJI 1945 NGA MARK ÇUNI, ASHT
ORGANIZATA E PARË, ME PARIME DEMOKRATIKE PËRENDIMORE NË VENDET E LINDJËS
KOMUNISTE.
Mark
Çuni do të vente gurin e parë të demokracisë së vërtetë, tue kërkue me guxim
deri n’ vetflijim, “zgjedhje të lira e demokratike” për rindërtimin e Shqipnisë
së Lirë, dhe realizimin e aspiratave të Atdhetarve të vërtetë Shqiptar, pa
dallime feje dhe krahinore, tue unifikue mendimet, idetë e veprat e Tyne
përparimtare mbi parimet demokratike të Evropës Përendimore, në një Organizatë
antikomuniste e quejtun “Bashkimi Shqiptar”.
Në
Maji 1945, delegati apostolik Imzot Leone G.B. Nigris u largue nga Shqipnia
prej qeverisë komuniste shqiptare. Mbas disa përpjekjeve pa sukse të qeverisë
për shkëputje të Kishës Katolike nga Vatikani, qeveria mendoi me ndryshue
taktikën e vet sigurisht, me udhzimet e Beogradit. Në muejn Prill një grup të
rinjësh shkodranë, në shtëpinë e Mark Gjon Shllakut në Rus, menduene me formue
një parti demokristjane, e cila mbeti vetëm ide, siç, më ka shpjegue z. Nino
Kurti, në vitin 1998 i pranishem në atë rast aty. Kjo ide nuk u aprovue as nga
Kleri Katolik, mbasi u konsiderue grackë komuniste për me shpartallue Klerin
dhe inteligjencën katolike në Shqipni. Atëherë qeveria dergoi në Shkoder ish
sekretarin e Fan S. Nolit, nëpunës besnik pranë E. Hoxhës, “shokun” e njohun
Sejfullah Maleshova, i cili, u takue me Imzot Gasper Thaçin, At Gjon Shllakun
dhe disa klerikë të tjerë, për me formue “partinë demokristjane”, që do të
përfaqsonte elementin katolik shqiptar në zgjedhjet e dhjetorit 1945. Përgjegja
e klerikve katolik ishte negative dhe e preme pa asnjë lëshim, plani mashtrues
i qeverisë deshtoi përfundimisht.
Seminaristi
Mark Çuni në bashpunim me Prof. Gjelosh Lulashin dhe Gjergj Bicin, në mënyrë të
mësheftë mendojnë se nuk duhet me u pajtue me zgjedhjet e dhjetorit por, duhet
me gjetë mundësi me zgjue mbarë opinjonin shkodranë për “zgjedhje të lira dhe
demokratike”, kështu, në gjysmën e muejt maji Ata formojnë Organizaten
“Bashkimi Shqiptar” dhe, menjëherë, fillojnë organizimin e saj.
Mbas
pak kohe qeveria komuniste ban shpalljen e deputetve të Shkodres, ku, paraqiten
listat me përfaqsues të frontit, organizatave të masave, pra, as nuk bahet
fjalë për parti opozitare. Ata ishin vetëm agjenta komunistë të mëshefun nën
frontin antidemokratik.
Por,
nga viti 1944 nuk duhet harrue se UDB jugosllave, organizonte të gjitha
veprimet e njohuna me etiketen e “armikut popullit dhe të pushtetit komunist”,
ku kuadrohej edhe Organizata antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”, veprimtaria e
së ciles asnjëherë s’ asht kenë në sherbim të shteteve të hueja, si kerkojnë
sot me e quejtë agjentët e “Rilindjes”.
Dosja
e Organizatës vetem zbaton porosinë e ambasadorit jugosllav dhanë diktatorit
Enver Hoxha, per vrasjen e At Gjon Shllakut, që nuk ra asnjëherë në kurthen e
Sejfullah Maleshovës per me formue “Parti Demokristjane Shqiptare”, e cila nuk
ka ekzistue kurr as para 1944, as mbas 1945 në Shqipni. Tentativa e parë per
formimin e asaj parti asht ba në vitin 1989 nga Prof. Nush Radovani me Ruzhdi
Çoben, Matish Fishten etj., menjëherë mbas thanjes së Meshës së Parë me 11
Nandor 1989, nga Don Simon Jubani në Rrëmaji.
Të
gjitha perpjekjet tjera të UDB dhe sigurimit shtetit antishqiptar janë vetem
shpifje!
Këte
e vertetojnë të gjitha Dosjet e Klerikëve Katolik Shqiptar të arrestuem, të
torturuem, të vramë si dhe Ata të
masakruem nder kampet e shfarosjes komuniste prej vitit 1945.
Mbas
largimit të delegatit apostolik në muejn Maji 1945, sigurimi i shtetit mendoi
me ndryshue taktikën e vet sigurisht, me porosinë e Beogradit, tue kerkue me
organizue rrjete spijunazhi në gjiun e Klerit Katolik, gja e cila ju pat
deshtue edhe pse atyne që janë kenë aktivizue të dhunuem.., ju kushtoi me kokë…
Këte e vertetoi vetem koha e 1967 !
Ishte
tue ngordhë skilja Ramiz Alia, kur akuzon Vatikanin per agjentura në Shkoder…
Pikrisht,
atëherë kur ai vetë po perpiqej “me shkue per vizitë” tek Papa Gjon Pali II…
Fatkeqsisht
drejtuesve të shtetit shqiptar ju ka mungue gjithmonë vizioni Europjan!
Mundohen
me “rilindë” dhe harrojnë se janë të deshtuem… Nga prind hudum…
Shkatrrojnë
per me “ndertue” ate.., shka Europa e ka groposë me kohë…
Vetem
një dallgë e Adriatikut ju zhdukë nga faqja e dheut o “rilindas” fatzez…
Mos
harroni me hjekë nga dyert e pallateve etiketat e emnave, ashtu si në 1990…
Emnat
e Mark Çunit e Arben Brocit, kurr nuk fshihen nga gurt e Rozafës së Shkodrës!
Fjala
DEMOKRACI EUROPJANE asht shkrue me gjakun e Luigj Gurakuqit!
E
sikur, të mos ishte një ky Burrë, kurr në Shqipni s’ u ngrit Flamur!..
Melbourne, 21 Maji 2019.