Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Lule për vrasjet e luleve shqiptare
E marte, 18.02.2020, 07:11 PM
LULE PER VRASJET E LULEVE SHQIPTARE
Nga Fritz RADOVANI
Ambasadori Sovjetik Vladimir Nikollajeviç Tokin në Tiranë. i
dhuroi vrasësit komunist “hero” Ramiz Alia, “një lule dhe një dekoratë kujtim”…
Tashti Ramizi e ka mbi vorr!..
Dhe, vrasësi i Luleve Shqiptare, i ardhun me kohë nga
Bosnja.., e merr kujtimin e vet.
I takon atij me siguri, dhurata e mikes së vjeter... KGB-së…
“Janë lidhjet e vjetra”...
Kishte ma shumë se 50 vjetë që groposë Shqiptarë në Token
tonë të rijtun me gjak…
As ata që i dhuruen Lulet, as ky që i mori me andje ato, nuk
e harrojnë rrugen e Atyne Luleve Shqiptare prej 1945, kur i mori nga Dardania
Ynë e mërrijti me 3000 prej Tyne në Tivarin e vjeter të mbetun rob… Ku, i
groposën edhe Ato Lule fatzeza… Ka edhe sot prej Shqiptarëve që sytë e Tyne i
riguen lot dishprimi.., ato ditë të zeza të “çlirimit” vrastar…
E Adriatiku u skuq…
Prandej, edhe Lulet janë të kuqe si duertë që e shterngojnë
Ate…E frymen i moren Asaj!
E jo larg asaj rruge të thepisun nga Kuksi Ynë, u pat skuq
Drini e bora ato ditë...
Edhe buken e thatë Shqiptari i ngratë e njomi me Gjak!
E piramidat në Token tonë... “Heronjtë” e serbit.., i ngulën
në Tivarin plak...
E bora vazhdonte me ra e kuqe.., jo pak po, 50 e sa vjetë...
Era e merrte si bajrak...
E nder piramidat e hasmit t’ vjeter, ai u xue njak...
Tirani barbar me Lulet e freskëta nuk ngopej...
E rreth’e rrotull Shqipnia buronte veç Gjak...
E prej një kodres u ndigjue virrma: Kush asht ai me atë Lule
që vret e pret pa da... E Token time, n’ Gjak e ka la?! – Po, në doren e atyne
gjakbasave tiranë, Shqipnia asht ala?
Asht zani i të Madhit Gjergj Kastrioti që Token dyshë prej
dishprimit ka ça...
E Ajo me të bardha që vazhdon me kja... Asht Nanë Tereza..,
që nuk din me pra...
“Larg ‘atyne’ mizorë që rrijnë tue na perça Vllaun me
Vlla!”.., se: “Një Nanë na ka ba!”
“Liria nuk fitohet tue fsha!”...
Melbourne, Shkurt 2020.