Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Mark Gjomarkaj trim si zana
E marte, 17.12.2019, 09:17 PM
Nga Fritz RADOVANI:
MARK GJOMARKAJ
TRIM SI ZANA
SHOKT’ E TIJ S’
I BAN
MA NANA !..
MAJOR
Dr. MARK GJOMARKAJ (1913 – 1946)
1944
NANDOR, një muej mundimesh që nuk besoj se persritet ma në Shqipni!
Më
tregonte Kapiten Mikel Pjeter Prennushi, (pra, Daja im) per një takim të Tij të
fundit me Major Mark Gjomarkaj, Mikun e vet trim dhe besnik... Djali i Gjonit
Markagjonit, me të gjithë vllaznit e motrat.., të një fidanishtes herojsh që
Shkodra nuk i harron perjetë!
Mikeli
e kishte pyet në se rrezikohet puna dhe shteti merret nga komunistët, a do
t’ishte ma mirë me ikë n’ Itali ku kishte krye shkollen? – Marku i kishte pre
fjalen, tue i thanë se ti o Mikel ke ku rrin dy ose tre muej, derisa të
zbarkojnë Aleatët në Shqipni... Mikeli pa asnjë dyshim tek Marku e ka mbyllë
biseden, mbasi as nuk e randonte gja në ndergjegje. Marku i tha se as Ai me
vllaun Lleshin, nuk e ka ndermend me u largue nga Shqipnia.
Ngjarjet
u rrokullisen krejt ndryshej, gja që i kushtoj shtrenjtë Atyne që i besuen
Aleatve.
Nga
fillimi i vitit 1946 u arrestue një rrobaqepës që kishim pranë shtëpisë, Lap
(Gasper) Tirana, një burrë shumë i mirë tek i cili shkonim edhe na me qepë
rroba... Nuk dinte askush me tregue se pse asht arrestue ai rrobaqepës që nuk
kishte asnjë dyshim per te.
Mbas
një muej në tortura, Lapin e shtrojnë urgjent në spital në gjendje shumë të
randë. Kur filloi me u permirsue Lapi, halla ime Gjyzepina që sherbente në
spitalin e burgut, po që e njihte mirë Lapin, e pyeti se pse ishte torturue aq
shumë nga sigurimi? – Lapi i ka tregue se i kerkojnë me pranue se i ka qepë ato
ditë një kostum oficerash sigurimi Mark Gjomarkaj, i cili me atë kostum
oficerash shqiptar ka shkue në hotel “Dajti” dhe, asht takue aty me disa diplomat
të Misionit Anglez. Mbas një ore ka dalë dhe asht zhdukë, pa asnjë pasojë,
ndonse pak minuta mbrapa sigurimi shtetit asht informue, po Marku u iku.
Halla
e ka kshillue me qendrue, se askush nuk e akuzonte Lapin se i ka qepë kostumin
e Markut, që në fakt Lapi ja kishte qepë mbasi e njihte mirë Markun që asht
Burrë fjale!
Në
të vertetë Lapi shpetoi vetem nga qendresa, po fatkeqsisht nuk shkoi gjatë dhe
u hap fjala se Mark Gjonmarkaj, ishte vra nder malet e Mirditës. Trupi i Tij i
gjakosun asht sjellë në Shkoder, pranë cepit Murit të Rrëmajit, ku rruga
vazhdon per në Skenderbeg...
Ata
që e njohën Mark Gjomarkaj ruenin kujtimet ma të mira per Burrninë e Tij...
E
Ata që njohën edhe Vllaznit e Tij, besoj se me dhimbje kujtojnë ket Derë të
nderueme!
Melbourne, 17 Dhjetor
2019.