Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Mr. Javier Perez de Kuelar, rrnofsh edhe 100 vjet tjera!
E merkure, 26.02.2020, 08:01 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Mr. JAVIER PEREZ
DE KUELAR,
RRNOFSH DHE
100 VJET TJERA!
NANA TEREZE
TEK JAVIER PEREZ
DE KUELAR
SEKRETARI I PERGJITHSHEM
I OKB, NEW YORK.
Javier
Pérez de Kuélar u le me 19 Janar 1920 në Lima të Perus. Asht diplomat e
politikan. Ishte Sekretar i Përgjithshem
i OKB nga 1 January 1982 – 31 Dhjetor 1991. Asnjëherë nuk asht shkëputë nga
jeta politike. Shqipnia dhe Shkodra duhet të jetë mirnjohëse perjetë ndaj Perez
de Kuelar, per shpetimin nga gjakderdhja me 11 Nandor 1990… Kur Don Simon
Jubani pat thanë Meshen e Parë mbas vitit 1967, kohë në të cilen Enver Hoxha e
shpalli “Shqipninë shtet ateist, i vetmi në Botë!” dhe, vepren e tij e vazhdoi
Ramiz Alia.
Mbas
ramjes së Murit Berlinit (1989), Ramiz Alia donte me vazhdue besnikisht rrugen
dhe politiken kriminale të Enverit, prandej, kur Don Simon Jubani deklaroi se
me daten 11 Nandor 1990, ora 11.00 do të thonte Meshen e Parë në Rrëmaji të
Shkodres, Ramizi jo vetem dergoi disa vagona me sampistë në Zallin e Kirit, po
edhe mbushi apartamentet me njerzë të armatosun, per me ba gjakderdhje mbi
popullin që do të shkonte në Meshë. Me 10 Nandor, kah mesnata Ramiz Alia
njofton në telefon sekretarin e parë të PPSh në Shkoder, Xhemal Dymylja dhe i
jep atij urdhen: “Neser të mos veprohet me armë ndaj Popullit që do të shkojë
në Meshen e Don Simonit, mbasi kështu më ka urdhruar nga OKB Sekretari i
Pergjithshëm Javier Perez de Kuelar. Merrni masa urgjente!..”
Atë
natë janë thirrë urgjent në Komitetin e PPSh Rrethit Shkoder, mbi njëqind
persona, per me “sigurue qetsinë në Rrëmaji”, ndonse, Populli që mori pjesë nuk
dinte asgja, tue fillue prej meje që shkova me familje me marrë pjesë në
“ringjalljen e Fesë”...
Sa
shumë ngjarje janë të panjohuna dhe, as që do të dihen ndonjëherë nga
Shqiptari!..
Po,
sikur të mos nderhynte J.P. de Kuelar, shka do të ngjante me 50.000 vetët
aty?..
Melbourne, 25 Shkurt
2020.