Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Dr. Ibrahim Rugova asht ma i madh se thoni ju
E enjte, 23.01.2020, 08:58 PM
Nga Fritz RADOVANI:
DR. IBRAHIM RUGOVA
ASHT MA
I MADH SE
THONI JU…
PAPA
GJON PALI II PRITI IBRAHIM RUGOVEN
1998…
Në sejcilin minut që lëviznin hagrepët e sahatit… Pritej një lajm per Kosoven!
Sot
ju duket e pabesueshme, po ata që e kujtojnë atë kohë, besoj mendojnë si unë…
Pra, edhe sot unë nuk mund të mendoj si “disa”!.. Lexoj e lexoj, e shpesh kaloj
rreshta e faqe.
Kujtoj
mirë edhe dhomen ku punonte Dr. Rugova, si dhe veshtrimet e vizitorve kur hynin
në dhomen e Tij… Vetem Ai dinte kush duhet me kenë nder suazat e zyres së Tij!
Pak Shqiptar janë me horizontin mendor të Dr. Ibrahim Rugovës, shumë pak e
aspak... Ai kishte gjetë Mikun e vertetë të Popullit Shqiptar, kishte gjetë Ate
që shikonte Malet e prej çakqirve e xhubletës shekullore deri tek fustanela e
shpateve të Jugut, të gjithë Atij i dukeshin si ushtar të atyne 25 viteve kur
ata i drejtonte Gjergj Kastrioti, dhe sejcili kur fliste i kujtonte Gjuhen e
paharrueshme Shqipe të trashigimtarve të Skenderbeut… Pra, vetem një Burrë
Polak, Papa Gjon Pali II, e dinte mirë kush asht ky Ibrahim Rugova?!
Dhe,
vetem mbasi Papa i pat shterngue doren, kur pritej me ankth ardhja e Rugovës
nga Beogradi… E kur, zbriti në aeroportin e Romës i shoqnuem nga kardinali i
Vatikanit, e pat kuptue mirë serbi, se “iku edhe Kosova!”, po edhe Dr. Rugova i
tregoi Ballkanit se: “Kosova shpejtë do t’ i perkasin Bashkimit Europjan!”… E po
të rronte Rugova ashtu do të ngjante, nuk kishte as sesi të bahej kështu si sot
çeshtja e Kosovës… E as e Shqipnisë!
Po
bahen sa vite që “shteti shqiptar nuk gjenë ambasador” per me dergue në
Vatikan.
Jo
pse nuk ka njeri, po nuk ka kush me e gjetë “atë njeri” që i duhet atje... Asht
vështirë me e kuptue këte mungesë, kur në “Kushtetuta”.., tradhtarët janë
“heronjë të popullit”...
E
Shqipnia bashkë me Kosoven dhe me Shqiptarët e tyne... Vazhdojnë Kalvarin...
E
pra, Ajo Shqipni e bekueme...Sot, asht nder shtete t’mallkueme! Shikoni kush
drejton!
Melbourne,
23 Janar 2020.