Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Prej cilit vit jam n'Shqipni?
E marte, 31.03.2020, 10:05 AM
Nga Fritz RADOVANI: Pyetja 2
VIRUSI PYET:
PO KET A
E DINI ?
PREJ CILIT
VIT JAM N’ SHQIPNI ?
Kam
plot 75 vjetë që kam vorrosë kushedi sa të gjallë e të vdekun…
“Ç’
donte Populli… Bënte Partia, dhe ç’ thonte Partia.., bente Populli!”
Ecë
e mos e ban po deshte!..
Cila
ishte detyra e parë e Virusit në Shqipni? – Zhdukja e kompanjelave!
Këte
e dinin vetem “shokët” Tito, Stalini dhe Enveri me Mugoshen…
“Aty
ku At Gjergj Fishta me 13 Qershor 1913 vuni Flamurin e Kastriotit, aty me 29
Nandor 1944, me vue Flamurin e Shqipnisë me yllin e kuq, dhe persa t’ jetë
jeta, “mos të dëgjohët më Hymni i Flamurit i Patër Fishtës”!
E,
“Të shkatrrohet kulm e thëmel çerdhja e Françeskanëve t’ Shkodres! Atire
Gjirokastritëve tanë, u bie detirë, të shpartallojnë ‘Lahuten e tire’!..
Dyke
filluar nga ajo gjuha e Krishtit, në Kalanë e Drishtit... Filloni nga:
Imz.
Pal Engjulli, Don Gjon Buzukun... Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI, Anton
LOGORECI, At Anton ZANONI, Arshi PIPA,
At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, Dedë
GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI, Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik
KONICA, Frano ALKAJ, At Gjergj FISHTA,
Gjergj PEKMEZI, Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin
RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë Bib
MIRAKAJ, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI, At Konrrad GJOLAJ,
Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...), Lef NOSI, Imz.
Luigj BUMÇI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), At
Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi
FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Shpend BARDHI), Namik
RESSULI, Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Don
Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI, At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Preng DOÇI, Qemal
DRAÇINI, Sami REPISHTI, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Zoj XOXA, Tajar
ZAVALANI, Vangjel KOÇA, Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Vasil ALARUPI (B. Shapërdani), Zef M. HARAPI, Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef
ZORBA, At Zef VALENTINI, etj.., etj...”
A
nuk ishte “Virus” në 1967, ajo që ngjau me “Kishen e Vaut të Dejës”?..
Detyra
Virusit ishte: Shfarosja e Letersisë e Historisë Atdhetare Shqipe, tue piksynue
që me zhdukë me themel GJUHEN GEGËNISHTE SHQIPE...
“Ky
është kopshti i rilindjes socializmit në Ballkanin Perëndimor !”... Melbourne, 31 Mars 2020.