Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Fishta parashikoi...
E shtune, 14.03.2020, 10:39 AM
5
Nga Fritz RADOVANI
Ai parashikoi...
Poeti ynë kombëtar asht i ndërgjegjshëm se:
Jo, jo! Për burra, që me gjak praruen
Namin e kombit e Lirinë ia sollën,
Atdheu kunora s’ ka. Për ta nuk
gdhendet
Gur, as nuk ndizet qiri. Mbi vorr t’
tyne
Shpërthen rrushkulli e ferrmana, strukë
ndër t’ cilat
Pret dhelpna e shqarthi...e shumta
As vorr nuk patën me u kondisë për s’
dekuni
Veç n’për t’ errshmet humnera e nëpër
prroska
Kurmat e tyne shkapërderdhë përdhe,
Prej orlash edhe korbash t’ zez qenë
shqye,
Shqiptarët, po, i kanë harrue...
Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botue në Tiranë në vitin 1985 nga Akademia e Shkencave e RPSSH, në faqe 270–271, shkruhet: “Fishta Gjergj (1871 – 1940). Shkrimtar dhe publicist reaksionar, përfaqësues kryesor i letërsisë klerikale-katolike.
Që në fund të shek. XIX mori pjesë gjallërisht në jetën
politike dhe kulturore për të forcuar në të ndikimin e klerit katolik.
Në vitin 1913 e deri me 1938, me ndonjë ndërprerje të
shkurtër, drejtoi revistën “Hylli i Dritës”, një nga tribunat ma aktive të
reaksionit klerikal. Në shkrimet e tij publicistike luftoi me tërbim kundër
ideve përparimtare. Me 7 prill 1939 përshëndeti pushtimin e vendit nga forcat
fashiste italiane. Krijimtaria letrare e tij është shumë e gjerë dhe e
larmishme; shkroi vjersha, poema dhe drama etj. Vepra e tij kryesore është
poema Lahuta e Malëcisë (botuar e plotë më 1937) një panoramë poetike e
ngjarjeve kryesore historike të viteve 1878 – 1912, të pasqyruara nga pozita e
klerit katolik; në të Gj.F. himnizoi prapambetjen e jetës së malësisë,
patriarkalizmin, padijen, lartësoi mercenarizmin etj. Më 1923 shkroi
pamfletin me vargje Gomari i
Babatasit që drejtohej kundër
laicizmit të shkollës, dhe, në përgjithësi, kundër përparimit shoqëror e
kulturor të vendit. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij letrare përshkohet
nga fryma e besimtarisë fetare. (V.B.)” Siglat V.B. në redaksinë e letërsisë përfaqsojnë “prof.”
Vehbi Balën, nga Shkodra.
Sikur ky Fjalor Enciklopedik të ishte botue para vitit 1912 nga mejtepet e Stambollit, me siguri autorët do t’ishin tregue pak ma të kujdesshëm në shprehjet e tyne të pakontrollueme anadollake, se sa “profesori ynë shkodran”. Ai të pakten të kishte parasyshë dekoratën e dhanun nga Mbretnia Turke në vitin 1912, apo aprovimin që qeveria e Stambollit dha në 1902 për futjen e Gjuhës Shqipe ndër shkolla me kërkesën e At Fishtës. Me siguri Vehbi Bala ka harrue se asht tue shkrue për atë At Fishtë, që në vitin 1913, kur vuni Flamurin Kombëtar të Kastriotit në kompanjelin e Kishës së Fretënve në Gjuhadol, ka pas lidhë vargun e kandilave me drita prej atij kompanjeli me minaren e Xhamisë në Fushë të Çelës, në shenjë vëllaznimi e miqësie të katolikëve me muslimanët shkodranë, pse të gjithë ishim e jemi Shqiptarë. Përgjegjen At Fishta ia jep vetë në poezinë “Shqipnia e lirë”:
Por, po ndodhi se vjen dita,
Që me faj Shqipninë e darni,
Që e Lirisë u erret drita
Edhe n’ t’ huej Atdheun e mëvarni,
A për pare a marri t’ tjera,
Si ndër kohë, që shkuen, atëhera,
Ju marroftë i Madhi Zot!
Melbourne Mars 2020.
Vazhdon...