Mendime » Radovani
Fritz Radovani: E zani i Tij sot...
E shtune, 04.04.2020, 11:29 AM
7 E zani i Tij sot...
E zani i Tij sot... ndër Rrëmaji ushton: “Surgite mortui!”
“ÇOHUNI, TË VDEKUN!”
Ah! N’ kambë, bre burra! N’ kambë! Çka
jeni fshehë
Ndër furka t’ grave, si do rrole t’
këqia?...
Sot armët duen rrokë; taganat sot duen
mprehë;
Asht turp, për Zotin! Shurdhë me humbë
Shqipnia.
Mo’ leni, burra, bre! Kushtrim!
Kushtrim!
A gjallë me nder; a vdekë grue e trim!
E n’qoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes
Mëni,
Që flijë t’ bahet ndo’i shqiptar n’
therore,
Qe, mue tek m’ keni, merrni e m’ bani
fli
Për Shqiptari, me shue çdo mëni mizore.
Oh! Edhe pa mue Shqipnia qoftë e
rroftë,
E nami i saj përjetë u trashigoftë!...
At Gjergj Fishta asht e do t’ jetë
mendja, zemra dhe shpirti i Popullit Shqiptar!
Ai ishte dhe mbetet përgjithmonë
vetëdija
e kombit shqiptar!
Këta
pak rreshta le t’jenë...
“Një
Lule Vjeshtet”
Emnin
Tand kanë për t’ këndue, e vrrini e bjeshka
Gjithmonë
i ri, tue njehë furit e tmerrshme,
Ambël
prej emnit Tand kanë me jehue.
Me
maje t’ briskut kanë me shkrue mbi lisa
Me
shkrola t’ njohuna Veç prej barinjve
Kanë
me u rritë lisat, përse sopata as reja
S’
e prekin landën, ku asht ravisë Ai emën:
E
tue u rritë lisat, kanë me u rritë shkrolat;
E
kështu ma t’ qarta, mbas disa qindvjetëve,
Nipat
ma t’ vonët kanë me i këndue e emni,
Sa
t’ bjerë dielli tokës, ka me t’ u këndue.
“I
dëbuemi”...“I dëbuemi”...“I dëbuemi”... “I... Lamtumirë!.. .Vendet e mia... Qe
po zhduken... dalngadalë... Lamtumirë!
Ti shtëpia e t’ Parëve,
Ku ma s’
pari m’ agoi drita...
...E ku
strehë u dhashë shtegtarëve...
Miqt e
babës edhe ku i prita. Lamtumirë,
...carani
n’ votër! Lamtumirë, ju armët e shkreta!...
Lamtumirë,
ti Nanë e motër!
Lamtumirë,
përsa t’ jetë jeta!..O shtegtar, n’ një vorr të ri N’ hasësh ndonjëherë ti, tue
ndjekë shtegun, T’ çelun n’ ranë n’ për ndonjë shkreti, Aty vetë kam me kenë
vdekun.
Një Kryq
druni, të kjofsha true, Nxirre e venma përmbi krye, E, nemose, ti për mue Lutju
Hyjit për çka t’ kem fye....
Dhetor
2010.
Vazhdon VITI I AT FISHTËS...
Melbourne, Prill 2020.