Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Botën e shkallmon harresa!
E enjte, 02.04.2020, 12:52 PM
Nga Fritz RADOVANI:
BOTEN E
SHKALLMON HARRESA!
HEROJT’
E 2 PRILLIT 1991
2
PRILL 1991 – MASAKRAT KOMUNISTE NUK KANË KURR AUTOR!
AUTORËT
E VRASJEVE JANË “HERONJË” TË PAPREKSHEM!
ATA
MBROHEN NGA LIGJI I GJENOCIDIT DHE KUSHTETUTA T…
SHQIPNIA
I SIGURON EDHE “TITUJT” E DHANUN NGA AKADEMIA…
U
pat fillue një gjyq… E pritej me fillue prap tjetri… Po, u la per ma vonë!
Shumë
prej atyne vrastarve që atë ditë të zezë të 2 Prillit në Shkoder, patne shkrepë
armët barbare mbi 93 persona, tue lanë kater djelmë të rij të vdekun, para
qendres terroriste të komitetit PPSH së Shkodres, sot nuk jetojnë, po persa
kohë ishin gjallë, vetem zi e ma zi i sollen Atdheut!
Shqipnia
sot ata monstra i ka në të gjitha qoshet e veta, madje edhe disa nga fëmijtë e
tyne, i ka angazhue në armen terroriste të sigurimit shtetit. Te vriten njerzit
e pafajshem diten per diell e mos të dënohet askush, kjo nuk besoj se ngjet në
ndonjë tjeter vend të Botës... Të pakten formalisht!
Sigurisht,
dënimi i vrastarëve barbarë nuk pritet nga “Rilindja” e sotme, po as harresa e
Atyne Djelmëve Heronjë, nuk i takon opozitarve që rrijnë e shikojnë duerkryq
prej dritareve të kafeve në Shkoder... As nuk dij me e kuptue se ku kullosin
gjithë ato parti “politike”, që nuk kryejn asnjë nga angazhimet e veta para
zgjedhjeve atje. Ndonjëherë mendja më shkon perkeq: “A thue të gjithë të
persekutuemit politik të Shkodres janë pajtue me korrupsionin dhe poshtersitë
antinjerzore të drogamanve socialist?!”
Edhe
kjo më duket e pabesueshme! Që sigurimi i shtetit në Shkoder ka vu të gjitha
metastazat e veta kunder “Shkodranve demokratë”, per këte sot unë nuk kam asnjë
dyshim, po që në Shkoder, mos me u kujtue dhe mos me u nderue Ata Atdhetarë
antikomunistë që dhane edhe jeten per Atdhe këte, e tham pa pikë mëdyshjet:
“Nuk mund t’a besoj e, as t’a pranoj!”
Shkoder!
Mos u pajto me “harresen”.., turpin e socialistave komunistë!
Melbourne,
2 Prill 2020.