Mendime
Hilmi Saraçi: Angazhimi arsimor, Shkencor dhe atdhetar i Mulla Asllan Muratit
E merkure, 08.04.2020, 01:52 PM
Angazhimi arsimor, Shkencor dhe atdhetar i Mulla Asllan Muratit
Nga
Hilmi Saraçi
Mulla
Asllan Murati shquhet për angazhimin e tij, jo vetëm në atë fetar , por edhe në
atë shkëncor dhe politiko-shoqëror, sidomos në fushën e shkencave të historisë
ka dhënë kontribut të dalluar. Në këtë fushë ka merita të veçanta. Ai është një
historian, por edhe një fetar mjaft i spikatur , sepse në këto fusha me
kumtesat dhe fjalimet e tija të paraqitura, sidomos në Radio dhe TV të
Mitrovivës dhe nëpër trueza të rrumbullakta e simpoziume të organizuara
shkencore ka dhënë një kontribut të dalluar. Pastaj në angazhimin e tij për
edukim fetar , kombëtar dhe arsimim të popullit shqiptar ishte (është) mjaft i
përkushtuar.Në kohën më të vështirë, kur pushteti shovenist serb mbylli
shkollat dhe përzuri nxënësit mga mësimi
dhe arsimtarët nga vendet e punës duke vështirësuar kështu jetën e arsimtarëve
dhe të shqiptarëve në përgjithsi për të
jetuar dhe përparuar, tërë kohën ishte në krah të arsimtarëve dhe tëpopullit për ta mbajtur gjallë, sidomos
shkollën shqipe. Ai si kryetar i BI-së në Mitrovicë gjatë kësaj periudhe
kohore, për nxënësit dhe arsimtarët , por edhe
për aktivitete të tjera shoqërore dhe politike hapi derën në objektet fetare (xhamitë) që sa do pak të
gjejnë forma për të zhvilluar aktivitete kundër pushtuesit serb dhe kështu për
ta mbajtur gjallë shkollën shqipe.
Ai
me prof.Latif Berishën para “xhematit” brenda në xhami, mbanin fjalime dhe
udhëzonin si të punojë dhe të qëndrojë populli karshi këtyre vështirësirve nga
armiku, prandaj disa herë ishte i rrezikuar nga policia serbe të cilët disa herë
kishin ndërhyrë për ta penguar angazhimin e tij në këtë fushë të rëndësishme
politiko-shoqërore dhe kombetare. Mirëpo
përkundër të gjitha këtyre, ai nuk u lëkund as nuk u friksua që të punojë dhe
të ndihmojë popullin e vet , sidomos
arsimtarët për të mbajtur gjallë shkollën shqipe. Për këto punë e vepra
me rëndësi të madhe për arsimin, edukimin dhe zhvillimin e kulturës kombëtare
shqiptare, Mulla Asllani ka merita të veçanta…
Në
foto: Prof. Hilmi Saraçi, Mulla Asllani
prof.dr. Adem Zejnullahu, Gazmend Boletini, Miftar Kurti dhe Sabit Idrizi
Pas luftës angazhimi i tij për shtetndërtimin e Kosovës nuk mungoi,përkundrazi ishte mjaft i dukshëm. Ai si gjithnjë ishte i pranishëm nëpër takime dhe në konferenca për çështjet me interes kombëtar, sidomos propozimet e tij ishin të pranueshme dhe me rëndësi të veçantë, sepse ishte i përgatitur dhe gjithmonë gëzonte një përkrahje dhe besim të madhë nga popullata. Shquhet angazhimi i tij për organizimet për akademitë përkujtimore të dëshmorëve dhe atdhetarëve të shquar, si ishte Sherif Tërstena.Ai (Sherif Tërstena) pas luftës (1998-1999) kishte ardhur nga Shqipëria në vendlindje –Kosovë , për të prehur shpirtin dhe shijuar lirinë në Kosovën e çliruar nga pushtuesi shekullor serb. Terë jetën luftoi për çlirimin e Kosovës dhe trojeve shqiptare nga pushtuesi partizano-çetnik, bashk me Aziz Zhilivodën që ishin shokë të pandashëm.
Mirëpo
nuk kishte kaluar kohë e gjatë nga kjo vizitë kur ishte sëmurë dhe kishte ndërruar jetë.Vdekja e tij piklloi , jo vetëm
familjarët, por mbarë shqiptarët kudo që jetonin. Me këtë rast Mulla Asllani
ishte njëri ndër ata që organizoi varrimin madhështor në vendlindjen e tij, në
Tërstenë. Mulla Asllani në Xhaminë e tij kishte kryer të gjitha ceromonitë
fetare dhe kishte organizuar që trupi i tij i pajetë të bartet në duar nëpër
mes qytetit deri të Ura e Sitnicës ( Shupkovcit), për t’u përshëndetur
qytetarët me atdhetarin e shquar të popullit shqiptar. E pastaj me automjet e
kishin bartur në varrezat familjare , në Tërstenë.Varrimi ishte madheshtor, me
pjesëmarje të madhe nga Kosova , Shqipëria, Maqedonia dhe nga pjesë të tjera ku
jetonin shqiptarët. Për hir të organizimit që kishte bërë Mulla Asllani ,
familjarët e Sherif Tërstenës (djali dhe gruaja) nga Shqipëria kishin ardhur
një ditë në shtëpinë e Mulla Asllanit, në Zhabar të Poshtëm dhe më një dhuratë
modeste e kishin falënderuar Mulla Asllanin për angazhimin e tij, për varrimin
dinjitoz dhe madhështor të babait të tyre… (Fragment)