Mendime
Dedë Preqi: Kosova në mes pandemisë virale dhe politikës vërbale
E shtune, 04.04.2020, 12:15 PM
Kosova në mes pandemisë virale dhe politikës vërbale
Nga
Dedë Preqi
Të
kemi parasysh problemet që na rrethojnë, duke mos heqë dorë nga të përditshmet
tona të momentit ndaj koronavirusit, por edhe ndaj problemeve tjera që sjelli
politika e antiqeverisë Kurti. Edhe në këtë rast, sikur po i kruhet « zhuga »
dikujna të mirret përsëri më çështjen e taksës dhekundër vendosjessë
reciprocitetit, ndaj Serbisë.
Për
më tepër, në mes kësaj situate dhe qeverisë Kurti, sikurtani për tani vetëm
koronavirusi po e luan rrolin e një lloj ndërmjetësuesi, kur vërejmë rrolin e
opozitës, e cila nuk njeh kufijt e vet opozitar, duke u sjellë aq e revoltuar
edhe mbas mocionit të mosbesimit, duke hedh koshin e plehërave të veta mbi
kurrizin e qeverisë Kurti.
Në
fakt për të parë rrezulltatin e opozitës së sotme, e cila fare pak është e
interesuar ndaj pandemisë së koranavirusit, që mund të shumëzohet në parametrat
e saj në çdo moment, por më shumë kjo opozitë, sëcilës iu bashkua edhe LDK,
sikur janë tëbashkërënditursi asnjëherë tjetër, që do formohet qeveria e re,
duke përjashtuar LVV, sepse sipas tyre, kjo u bë pengesë e gjitha planeve dhe
ambicjeve të tyre pushtetare.
Dhe
mbi të gjitha, përgojimet dhe kundërthënjët ndaj përsonalitetit Kurti, janë më
shumë se dokrra demagogësh dhe kasnecësh, duke u shdërruar në një lloj zhurme
shurdhuese, dhenë gjitha lajmet e televizioneve të vendit dhe rajonit flitet
vetëm kundër një njeriu, sikur zgjojnëprej gjumit gjumoshat e famshëm me
sirenat e tyre alarmante, pro edhe kundra,por pse nuk dinë të ngopën përgojimet
e kësaj opozite, që po i bashkohet edhe LDK, kjo është interesante dhe shumë e
çuditshme !!!
Pse
tani edhe pasheqjes së taksëskundër mallrave të Serbisë,do duhej të brengosej
pala e jonë shqiptare e Kosovës, sikur që u bë aq shumë zhurmë edhe më herët
nga PAN-i, pastaj edhe nga LDK, e cila zuri në thu, në cung të vetin dhe e nxiti
mocionine mosbesimit për shkarkimin e qeverisë së vet, duke ditur se ndodhemi
pari një pandemie të rrezikshme, që do paraqiste mëshumë urgjencëdhe përkushtim
senjë taksëmallrash ndaj Serbisë.
Më
shumë u bë promblematike taksanë Kosovë, nga pala shqiptare, se nga Serbia,
edhe sekjo e bëri «hit këtë çështje para opinionit ndërkombëtar, duke zënë
shkas dhepengesë të bisedimëve me Kosovën.Kjo ishte më shumë se një lojë e saj
e ndytë, si edhe më parë për të blerë kohë, sepse negociatat kishin filluar
formën e tyre edhe para taksës, me ç’rast pala e Serbisë, kurrënjëherë nuk u
tregue e sinqertë në marrëveshjet e tilla me Kosovën.
Dhe
heqja e taksës me Serbinë, nuk do të thotë se në kompleksitetin e kësaj çështje
Serbia, do të ndryshojë kursin e vet politik ndaj Kosovës, apo me njohjen e
shtetit tonë, por më shumë e ka çëllimin e tërheqjes së vemendjes së Bashkësisë
Ndërkombëtare, për t’a bindë në format e tilla, që të përkrahet edhe nga të
tjerët, për ta lënë Kosovën, në sëcilën rrethanë politike fajtore.
Kryeministri
Kurti, e hoqi taksën, duke e zavendësuar me reciprocitet, që do të thotë, jo
edhe pa një ndëshkim ndaj Serbisë, për të kuptuar rrolin qartë në mes palëve,
për aq sa vijon të veprohet nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, poashtu një
përgjigje e tillëpërmes reciprocitetit të veprohet edhe nga pala tjetër, për
deri sa të plotësohenkushtet për të vënë
në binar dhe veprim marrëdhëniet e ardhshme bilaterale e normalendërfqinjësore
me njëra-tjetren.
Kryeministri
Kurti, në kuadër të gjitha këtyre rrethanave, si një realitet i diskutueshëm
dhe shumë i zhurmshëm, si nga jashta, por edhe nga brenda, i cili nuk do ta
kishte lehtë të vendos vetë edhe nga mospërkrahja e partneritetit të vet LDK,
që e la në rrugë, por me një maturibrenda kopetencave dhe konsultave ministrore
e vendosi heqjen e kësaj norme të përkohëshme, dhe vendosjen e reciprocitetit
ndaj Serbisë, e cila muar edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve si një veprim i
çëlluar.
Por,
pas këtij vendimi mjaft serioz dhe të rëndësishëm për vendin,vërshuan reagimet
e shumta dhe vërejtjet e ndryshme nga brenda dhe nga jashta, pro edhe kundër
reciprocitetit, sikur duan të përgjigjen edhe në emër të Serbisë, e cila herë
fshehët pas këtij vendimi e herë del në shesh me banalitetet e saj shpërthyese,
sikur nuk i konvenojnë asnjëherë vendimet e qeverisë së Kosovës.
Tani
në Kosovë, kanë filluar lojërat epazareve politike, sikur edhe herave tjera,
kur shkarkohen qeveritë, së cilës po i prinë presidenti i vendit Hashim Thaçi,
duke i ftuar kryetarët e gjitha partive në karantinën e vet të bisedimeve,
sëcilin në mënyrë të veqantë, thuase dëshiron ti mjeli si delët, një nga një,
dhe për ti bindur në krijimin e një modeli të vetëdëshirës, dhe jashtë
Kushtetutës, apo në modelin e një qeverie të përzier partiake, duke e kursyer
LVV, nga kjo qeverisje.
Qeveria
e kryeministrit Kurti,do ishte qeveria më jetëshkurtër, por më e suksesshme si
asnjë tjetër në vend, për aq kohë të shkurtër muar një sëri vendimesh të
rëndësishme për vendin. Mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, e inicuar
nga LDK, e perkrahur nga PAN-i,dhe minoritetet, këtë e mbështeti edhe
ambasadori amerikan z. R.Grenell,i cili ky i fundit u besoi thashethemeve të
atyre, që ngritën këtë emocion, dhe duke shpifur, se Albin Kurti, është
antiamerikan.
Është
interesant dhe e çuditshme, pse në mesin e shoqërisë tonëatakojmë politika të
ngathëta dhe të kufizuara, qëshkakëtohenme një lloj inflamacioni virusal,ku
bëhët vetëmzhurmë e përhapët pasiguri në popull, këtë e bëjnëvetëm
njerëzitshkurtpamës në politikë, që mendojnë të krijojnë panikë në mesin e
popullit të vet, përpërfitime pozicionesh dhe interesash të tyre, dhe në
situata të jashtëzakonshme trillojnë gjithçka që u vjen në logjikën e tyre të
sëmurë.
Ata
japin prognoza të mashtrimeve, sidomos kurshprehin strategjitë politikave amerikane
ndajKosovës, të cilat nuk janë fare në kopetencën e tyre, sidomos kur shprehin
qëndrimet politike dhe seriozitetin e Amerikës, ndaj vendit tonë, thuase
amerikanët janë për herë të parë në kontaktme këtë vend dhe këtë popull, që të
mos e njohin Hashimin e Mustafën, por dhe të tjerët, më mirë se kush do tjetër,
rrolin dhe kontributin e tyre që kanë njëri dhe tjetri ndaj popullit të
vetpastaj edhe atij amerikan.
Sikur
Amerika, do ta kishte në fokus një «taksë»,apo cilën do çështje të këtij lloji,
dhe të prishimarrëdhëniet dhe strategjitë politike e ushtarake që posedon në
ombrellën e vet amerikane dhe ato që i posedon në vendin tonë, duke vënë
kushte, apo hequr dorënga projektet e tilla, në të cilat ka investuar me një
kosto të madhe, në veqanti dhe në projektin e shpëtimittë këtij populli,
atëherë nuk do ta quantevetën Amerikë, aposupërfuqia më e madhe në botë.
Përveq
tjerash, populli amerikan dhe ai shqiptarë, janë të pa ndarë dhe në miqësi të
përhershme, sikur që thoshte presidenti historik i gjitha kohërave dr.
Rugova, poashtupopulli shqiptarë dhe
Kosova, nuk e vënë kurrë në dyshim mbështetjen e SHBA-ve, prandaj, ata që
thojnë se në këtë vend ekziston një albinizëm antiamerikan, ata janë vetë të
atillë, që e mendojnë këtë teori konspirative.