Mendime
Fahri Dahri: Vëmendje për gjuhën e folur të shqiptarëve të Çamërisë
E premte, 03.04.2020, 03:09 PM
NJË VËMËNDJE PËR GJUHËN E FOLUR TË SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË
Nga Fahri
Dahri
Është fillim i muajit Prill 2020. Edhe vendin tonë e ka pllakosur makthi i sëmundjes
së padukshme vdekjeprurëse e pagëzuar me emrin “Coronavirus-19” (COVID-19).
Titujt e po thuaj të gjitha gazetave janë përqendruar
tek përpjekjet serioze që po bëhen për ngadalësimin e “virusit” dhe shërimin e
të prekurve nga “Covid-19”.
Të dhënat statistikore,
sipas News24, date 01/04/2020, në shkallë botërore raportohen 859,338 të infektuar, nga këta kanë humbur jetën
42,334 persona; ndërsa në
Shqipëri deri sot janë 223 veta të infektuar dhe 13
persona kanë humbur jetën. Gjëndja më e rëndë në Europë me Covid-19, paraqitet në Itali me 105,792 të infektuar dhe 12,428 persona që kanë humbur jetën, mbas Italisë, me Covid-19 më të rëndë paraqitet Spanja.
???
Në moshn 6 vjeç e gjysëm, ditën e premte të
datës 22 korrik të vitit 1944, u larguam nga vendlindja, rrjedhojë e gjenocidit
ortodoks grek dhe u vendosëm në Shqipëri. Kaluan plot 60 vjet të ikur nga vendi
ynë pa u kthyer, asnjë lajm, asnjë informacion nuk u
muar, gjithçka mbeti në heshtje, e dhimshme, e trishtueshme, e
mbyllur, ashtu siç po ndodh dhe sot me situatën e krijuar nga “Covid-19”.
Gjithë Bota është në karantinë. Rrugët,
sheshet, janë bosh; lëvizjet e ndaluara, janë kufizuar daljet nga shtëpia të
këmbësorëve, janë ndaluar udhëtimet tokësore, detare dhe ajrore; situate e
njëjtë me qendrimet mohuese ndaj banorëve të Çamërisë dhe për jo pak kohë, por që vazhdon
prej 76 vitesh!!!.
Thirrjet e institucioneve shëndetësore dhe shtetërore në
shkallë Botërore si dhe të
çdo shteti:”Frikë jo! Kujdes Po”. Një e vërtetë, të ruhesh nga jetëmarrja
e padukshme?. Duam nuk duam nuk i “shpëtohet” ankthit, pasigurisë, njëlloj
stresi i veçantë, pritshmëri e frikshme ndaj ndonjë fatkeqësie fatale dhe kjo
jo vetëm personale, por pë rrethin familjar, për të
afërmit, miqtë dhe shokët. Situatë e njëjtë me pasigurinë që na diktuan
tërmetet e shtator-nëntorit të vitit 2019.
???
Kaluan plot 60 vjet, kur m’u mundësua një
udhëtim për në vendlindje, por edhe ai udhëtim ishte i “fshehur”, nuk isha
paisur me vizë, leje për të shkuar në shtetin ku ndodhej vendlindja ime, mbasi
të gjithë banorët e lindur atje dhe të dëbuar vazhdon të mos u lejohet shkuarja që nga viti u dëbimit të shunshëm masiv (1944). Por kjo është një temë tjetër dhe që e kam shtjelluar të
plotë në librat e botuara gjatë këtyre 20 viteve të
fundit. Gjatë vizitës që bëra, e vizitova gjithë
rajonin e Çamërisë, sigurisht dhe fshatin e lindjes
time dhe të paraardhësve të mi. Prandaj nuk do ndalem në përshkrimin e atij
udhëtimi, i cili u bë mbas 60 viteve ndërprerje, sepse e kam trajtuar në librin
“Princesha e Ballkanit”, por do ndalem tek një problem i veçantë, pikërisht tek gjuha e të folurës së banorëve të atij rajoni.
Isha në kalanë e Pargës, në hyrje të saj
takuam një grua të moshuar (70 vjeçe) quhej Aleksandra. Me ’të këmbyem biseda
me të folurën shqip, por në dialektin e çamërishtes. Ajo ishte çame e besimit ortodoks, unë çam i besimit mysliman, si i tillë unë isha
dëbuar, kurse ajo jetonte në fshatin e saj, në vendlindjen e saj. Biseduam
me dialektin tonë dhe të dy ndjemë kënaqësi, por
kënaqësitë ishin të ndryshme. Ajo u gëzua se takoi
një bashkëvendas që ishte larguar 60 vjet më parë dhe
u shmall duke folur në dialektin e saj e ç’penguar nga frika e censures së
shtetit “demokratik” Grek që nuk lejon përdorimin e
atij dialekti. Unë u gëzova që pavarësisht nga 60 vite të shkuara dhe censurës greke, e folura e gjuhës çam flitet (fshehurazi), nuk ka vdekur, është e gjallë jo vetëm tek të rriturit por edhe tek nipërit dhe
gonet e etnisë çame me banim në vendin e tyre autokton.
Nga ai bashkëbisedim, i cili më la mbresa të
thella, sot po shkruaj këtë artikull, për të nxjerrë në dritë të veçantat e gjuhës çamërishte, ku spikatet qartë trashëgimia e të folurës pellazgjike e
ruajtur, e konservuar pikërisht nga banorët e komunitetit çam të rajonit etinik
shqiptar të Çamërisë. Ashtu si fosilet(²)e nëndheshme të paraardhësve tanë të zbuluara nga arkeologjia, po trajtoj edhe fosilet
e fjalëve të përdorura nga lashtësia antike nga
pasardhësit e tyre që ndodhen mbidhé, si në dhéun e
tyre dhe në territore të tjera. Po
i quaj “Fjalë fosile”, por për atë komunitet është vetë gjuha e trashëguar nga pellazgjikja.
Kombi
shqiptar, autokton në trojet e të parëve pallazgo-iliro-epirote, ka folur, flet
dhe trashëgon gjuhën më të lashtë, gjuhën e vetme me të cilën deshifrohen gjuhët e vdekura. E folur që ka “shpëtuar” nga
“coronaviruset” mohues të së vërtetës dhe i sigurtë në rivendosjen e gjithçkaje të mohuar
padrejtësisht nga ardhacakët e jashtë Ballkanit.
Gjatë të shkelurit
me këmbë në disa fshatra dhe nga të vështruarit e
disa fshatrave të tjera, konstatova se pranë gërmadhave të shtëpive të shkatërruara, disa nga
koha, disa nga dora shkatërruese
e ortodoksisë greke dhe shtëpive të banorëve ortodoksë çamë, sigurisht
ishin ndërtuar edhe shtëpi të tjera, me banorët që takuam biseduam “nën zë” duke
folur me gjuhën “fosile”. Krahas bashkëbisedimeve me disa prej tyre, me veten time mendoja dhe se
ashtu si arkeologjia gjatë kërkimeve nëndhé me gjetjet e skeleteve ka vërtetuar
dhe vërteton identitetin e banorëve të Çamërisë, edhe
hulumtimet dhe studimet kërkimore - shkencore në fushën e gjuhësisë e vërtetojnë identitetin dhe prejardhjen etnike të
komunitetit të banorëve të djeshëm dhe të sotëm të Thesproti/Çamërisë.
Domosdoshmëri e
detyruar nga ndërhyrjet brutale të perandorive të dymijëvjeçarit të pas
Krishtit dhe të shteteve armiqësore, keqdashëse dhe
ushtrues të dhunave të pashoqe edhe kundër trashëgimisë gjuhësore të etnisë
tonë në përgjithësi dhe banorëve të Çamërisë në veçanti.
Përpara këtyre fakteve, mbështetur në dijet e
mia, megjithëse nuk jam profesionist i gjuhësisë, nisur nga dashuria, respekti, dëshira që të nxirret nga errësira dhe
trysnia afro 100 vjeçare e folura e Çamërishtes dhe me shpresë se institucionet
përkatëse shtetërore, apo Akademia e Shkencave do të fillojnë të zgjohen nga
gjumi për të realizuar kërkime shkencore në atë rajon
dhe të marrën “guxim” për të treguar të vëtetat që janë shtrëmbëruar nga arësye
të ndryshme, tashmë edhe të njohura.
Banorët
e Rajonit të Çamërisë, e kanë ruajtur të folurën e veçantë të tyre, edhe si
rezultat i hapësirës territoriale, e cila u siguronte
kushtet e një “izolimi” nga popujt e tjerë, si fqinjët por dhe nga pushtuesit.
Çamët nuk e flisnin gjuhën greke, fakt ky i njohur, por megjithatë për ta
vërtetuar sjellim në kujtesë arësyen që ndikuan tek Marko Boçari, i cili
kriojoi një fjalor të kufizuar në greqisht dhe shqip.
Nevoja e një fjalori dy gjuhësh kishte qëllim që arvanitët dhe burrat çamë të
mësonin greqisht sepse ajo ishte si gjuhë e tregëtisë
në Ballkan. Po kështu ndodhi edhe me priftin e
Paramëthisë (shek.XIX), i
cili e përktheu Dhjatën në gjuhën shqipe, sepse
besimtarët nuk e kuptonin të predikuarit në greqisht, etj.
Në
ruajtjen e gjuhës së folur
çame kanë ndikuar edhe
ndjekjet e bëra ndaj tyre nga pushtuesit e ndryshëm, të cilëve u duhej që të
jetonin të fshehur, sipas rasteve ndër shekuj, në
male dhe ishuj të vetmuar larg lidhjeve me popujt e tjerë. Vërtet një e keqe, por ndihmoi që e
folura çame të mbetet një gjuhë e pastër dhe e përdorur vetëm nga populli i
asaj krahine, ruajti vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, ndërsa të folurat e arbëreshëve dhe arvanitasve, në kushtet e
bashkëjetesës me gjuhë të tjera nuk e kanë ruajtësinë e plotë të gjuhës së
stërgjyshërve të tyre.
E
kam me të thëna se floriri sado kohë të kaloj nëndhé, kur ndodh që del mbidhé,
ai e ruan freskinë, ndriçimin dhe vlerat e tij,
njëjtë si në kohën e futjes nëndhé. Kjo ndodh me të
folurën e thesprotëve/çamëve. Një e folur e gjuhës
shqipe, por me të veçanta dialektore që na sjell të folurën e gjuhës më të parë në botë, e futur,
si i thonë fjalës, shtatë pashë
nëndhé nga fallsifikatorët e shumtë historikë.
Me
që jemi këtu, shpreh kënaqësime time të përgëzoj studjuesin preveziot (çam
ortooks), një fat i madh për kombin shqiptar, që z. Niko Stillo, lindur në
krahinën e Çamërisë, i është përkushtuar studimit të gjuhës së vjetër shqipe, të cilën ai e ka të mësuar nga buzët e
nënës së tij dhe më pas dijet e marra ndër dyer të shumta arsimore, brenda dhe
jashtë vendit të tij autokton, po jep një kontribut tepër të vlerësuar në
zbulimin e të vërtetave gjuhësore të krahinës së tij.
Studjuesi Niko Stylos, në librin:“Fjalori i
Marko Boçarit”, botim i shtëpisë botuese “Arbëria, viti 2007, ka trajtuar me
kujdes, paanësi, me këmbëngulje dhe në mënyrë shkencore gjuhën, ose të folurën
e gjuhës arvanite, siç e quan ai, duke hapur një
fletë të re shkencore, e cila duhet studjuar dhe shkruar në vazhdimësi nga
shkronjëtorë diturakë shqiptarë dhe albanologë. Nisur nga faktet historike, të cilat tregojnë strukturat
drejtuese të shoqërisë etnike shqiptare, me treva të njohura kryesisht mbi baza fisnore, në konceptin tim, me sinqeritet, sugjeroj që gjatë
shtjellimit të studimeve dialektore të mbahen parasysh përcaktimet e sakta të
tyre. Për të qenë i kuptueshëm dhe korrekt, të shprehurit në librin e mësipërmë
“Fjalor greqisht-arvanite e thjeshtë”, apo “Fjalë të
greqishtes epirotase”, nuk besoj se shprehin plotësisht të vërtetën e të
folurës dialektore sipas trevave tona.
Dihet në Mesjetë nuk kishte shtete të
mirëfillta, edhe tek ne po ashtu, por dalloheshin sipas krahinave si: Dardania,
Arbëria, Epiri etj. Në këtë konteks duhet trajtuar se
nga kjo periudhë janë shkëputur shumë familje “arbërore”, disa drejt Greqisë,
të tjerë shkuan në Itali. Të dy grupet e banorëve arbërorë krahas largimit, nuk
diskutohet (Apriori) morën
me vehte edhe të folurën e tyre, e cil ishte e
njëjtë. Në këtë këndvështrim dhe me qënëse nga ajo kohë e deri sot na ndajnë
mbi 500 vjet, mendoj se e folura e asaj kohe duhet quajtur “gjuha e vjetër
shqipe” dhe jo “arvanite e thjeshtë”. Po me këtë gjykim mendoj se nuk është e saktë edhe të shprehurit “Fjalë të greqishtes epirotase”,
kur historikisht dihet se banorët e Epirit, për kohën që flitet, ishin vetëm të
tre fiseve ilire (kaonë, thesprotë dhe mollosë) të cilët flisnin dhe flasin
edhe sot pikërisht gjuhën e vjetër shqipe. Theksoj se
kjo e vërtetë konstatohet
e plotë vetëm me të folurën e banorëve autoktonë në rajonin e Çamërisë (në
prefekturat e sotme: Thesproti, Prevezë dhe Artë). Kështu që pa dyshim duhet thënë: “Fjalë të Çamërishtes” dhe jo “ Fjalë të greqishtes epirote”.Nuk është dëshirë, por janë fakte.
Ndryshe
nga çdo popull çamëve nuk i u lejua ta flisnin dhe ta shkruanin dialektin
(gjuhën) e tyre, po ashtu nga kushtet izoluese nuk u futën fjalë të reja që i
përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin ballkanin në kohërat e
pushtimeve perandorake. Është e nevojshme që të parashtroj, nëpërmjet disa referimeve,
mendime apo arritje të disa intelektualëve shqiptarë dhe të huaj, lidhur me
temën tonë.
Shkrimtari
Gjokë Dabaj në shkrimin me titull: “Folklori ynë, një
mrekulli shpirtqetësuese”, trajton me shqetësim të drejtë problemin e
“hallakatjes” së etnisë shqiptare, që në kohë ekziston prej 100 vitesh dhe në
hapësirë shtrihet në të 78,000 km² e Shqipërisë natyrore (etnike). Për këtë shqetësim mbarë shqiptarë, kolegu ynë Dabaj shtron
pyetjen?: “Ç’do të bëjmë këndej e tutje për t’i mbrojtur këto pjesë të Atdheut
tonë?! Akademitë tona thujse janë shuar! I ka shkelur putra e ariut dhe mezi u
dëgjohet herë pas here nga një gërhimë përmes
këlbazës që ua ka zënë fytin!
Gazetat
tona, që janë me dhjetëra, shkruhen e dalin ditë për ditë nëpër kioska, por për
çfarë shkruhet nëpër ato gazeta?! Sa herë përmenden Kombi dhe Atdheu nëpër ato
gazeta?! Vrasje, vdekje në përplasje makinash, ulurima
kundër korrupsionit pa ua shkulur të korruptuarve as edhe një fije floku,
“mençuri” shterpë, gjinj femrash, këmbë lakuriqe femrash, reklama që s’i lexon
askush! Këto janë gazetat shqiptare të kohës sonë, të cilat, në ndonjë rast,
edhe mund të kenë tituj “kombëtarë”, por që, për ç’i
duhet Kombit, ose nuk i shkruajnë, ose belbëzojnë, ose i shkruajnë së prapthi”.
Vendndodhjen
e rajonit të Çamërisë, veç shumë shkrimeve na e paraqet edhe shkrimtari grek Taso Vurkasi: “Është një vend sa një
grusht dhé, i mbuluar me shkëmbinj, hone e burime të
ftohtë. Njerëzit që banojnë në këto vende ngjajnë shumë me tokat e tyre, janë
të ashpër, të veshur hollë dhe hije rëndë”.
Në mbrojtje të etnisë shqiptare të banorëve autoktonë të Çamërisë,
kundrejt marrëzisë greko-turke
të Lozanës (viti 1923), patrioti çam, Ali bej Dino(¹), më 07/qershor/1924, i drejtohej Komisiomit miks në Athinë me një letër në
përpjekje për të vërtetuar se çamët janë racë shqiptare, me banim në vendin e
tyre autokon. Në letrën e tij midis të tjerash
shkruan: “Të gjithë banorët e Çamërisë flasin shqip. Ka burra që flasin
greqisht e turqisht dhe këto i flasin jo saktësisht,
për arësye të nevojës për të kominikuar me
autoritetet, apo me oficerët gjatë shërbimit ushtarak. Përkundrazi, vijoi ai, e pohoj në mënyrën më të prerë se gratë
dhe fëmijët flasin dhe njohin vetëm shqipen, asnjë fjalë turqisht apo greqisht”.
Thesprotët (çamët) kanë traditat, racën, të
folurën e tyre dhe territorin historikisht dhe gjeografikisht të përcaktuar
fort mirë dhe të njohur që nga pellazgjia. Gjuha që
flasin çamët është gjuha e vjetër shqipe, por sot ka marrë formën e një dialekti me disa të
veçanta në krahasim me shqipen e sotme, ajo ruan dhe
sjell freskinë e rrënjëve të pellazgjishtes.
Duke lexuar Eqrem Çabejn në shkrimin: “Ilirishtja dhe shqipja”, tërheq vemendjen konstatimi
që ai shpreh se fjalët “thalassa” dhe “ochtë” nuk kuptohen me të folurën e
greqishtes. Kur të dyja këto fjalë kanë përdorim të gjërë në dialektin Çam dhe
që fjala e parë nënkupton detin (thellësinë) dhe e
dyta nënkupton anë lumi, anë kanali. Po kështu kemi edhe fjalën “hals”, që
nënkupton ujin e kripur. Për fjalën shqipe e “hidhur”, çamët përdorin fjalën
“llojq”. Të tilla fjalë kemi edhe fjalën “mënd”, që ka kuptimin e dhënies gji
fëmijës nga nëna ose mëndëresha.
Në dialektin çam vazhdojnë të përdoren
shkronjat e pa evoluara, duke ruajtur formën e tyre të lashtësisë, të gjuhës së
vjetër shqipe, e cila na bëhet e njohur nga disa shkrime të shkruara gjatë
shekullit të XVI, që i hasim tek Gjon Buzuku, Matranga,
tek “Kanuni i Lekë Dukagjimit”, etj.
Le të njihemi me disa nga këto shkronja që
nuk kanë kapërcyer evolimin, me zëvendësimin e tyre që përdoren sot në gjuhën
shqipe:
Shkronja “L”, në shqipen e sotme është
zevendësuar me shkronjën “J”, shembuj: gluri/gjuri;
gli/gji; glatë/gjatë; glim/gjëmb; gluhë/gjuhë; klaj, klajnë/qaj, qajnë;
klumësht/qumësht; ulk/ujk; alkë/ajkë (ajka e qumështit); bulk/bujk; val/vaj
(val ulliri); fal,faltor/faj, fajtor, etj.
Shkronja “Ç”, në shqipen e sotme në disa
fjalë është zëvëndësuar me shkronjë “Sh”, shembull:
raçë/rashë; u vraçë/u vrashë; u greçë/u ngrita; paç/pashë; laçë/lashë; do
shkoçë/do shkoshë; kleçë/Isha, qeshë); etj.
Të veçanta hasim edhe tek bashkëtingëlloret,
të cilat në dialektin çam nuk kanë përdorimin e gjuhës
së sotme shqipe: Shkronjat
“k” apo “g”, në gjuhën e sotme shqipe janë zevendësuar me bashkëtingëlloren
“ng”, shembuj: kadalë/ngadalë; gas/ngas; grej/ngrej; garkoj/ngarkoj; daj/ndaj;
baj/mbaj; ka/nga (ka do shkoç/nga do shkojsh); ka je?/nga je?; glan/ngjan; gushtë/ngushtë; zgledhur/zgjedhur; daloj/ndaloj;
zglatur/zgjatur; bërthe/mbërthe; zbërthe/zmbërthe, etj.
Rastet kur nuk përdoren zanore apo bashkëtingëllore,
shembuj: klloj/kulloj; droj/duroj; dhroj/dhuroj; kllot/kullot, kallm/kallam;
klloshtër/kulloshtër; këmë/këmbë; kutu/këtu, etj. Në
të shumtat e rasteve para fjalëve nuk përdoren dy
bashkëtingëllore, shembuj: bush/mbush; baj/mbaj;
bill/mbyll; bledh/mbledh; bjell/mbjell; bille/mbylle; bit-bite/mbyt-mbyte;
mik/myk, etj.
Në disa folje shkronja “n”, ka evoluar në “h”, shembuj: punonej/punohej;
dashuronej/dashurohej; zemronej/zemrohej;
gëzonej/gëzohej; hidhëronej/ hidhërohej;
veçonej/veçohej; ndërtonej/ndërtohej; veçonej/veçohej; kujtonej/ kujtohej;
takonemi/takohemi; etj.
Veçori ndodhen edhe në shumë fjalë të përafërta si për shembull: zdrigju/zbrit;
zglidh/zgjidh; zglat/zgjat (u zglat/u zgjat); zgjur/ndryshk; ognazë/unazë;
turjelë/tryelë; xathur/zbathur; xhveshur/zhveshur; xhurape/çorape; glajnë,
glan/ngjajnë, ngjan; fendihe/bizë; grihe/limë.
Zanora “Y” nuk
përdoret në asnjë rast, ajo shprehet sipas rasteve në dy zanore “i” dhe “u”,
për shembull: pill/pyll; burek/byrek; lip/lyp; Bardhul/Bardhyl;
Avdul/Avdyl ose Abdyl; kriq/kryq;
në numurat: di/dy.
Tek numurat bashkëtingëllorja “l” është
zevendësuar me shkronjën “J”, shembull: një milë/një
mijë; dimilë/dymijë;qilim/qylim; il-ilër/yll-yje; inë/ynë (vendi inë/ynë);
shutë/shytë (dele shutë/shytë-pa brirë); Dimale/dymale; etj.
Ndeshemi edhe me raste kur fjala ndërtohet
mbi bazën e rrënjës, shembull: nga fjala glim (gjemb)
rrjedh fjala gëlpova (kur hyn gjembi në ndonjë pjesë trupi; ose rasti kur nuk
përdoret fjala “pickoj”, por në vend të saj thuhet “gëlpoj”, shembull: më
gëlpoj areza/më pickoj grenxa; potis/ujis; etj.
Në të folurën e çamërishtes ndeshemi edhe me fjalë të vjetra që nuk përdoren në gjuhën e sotme shqipe,
shembuj: mjalcë/bletë; stromë/dyshek; papllomë/jorgan; portopullë/deriçkë; kaciq/keç; pullaqidhë/kalastre; qipollondër/gargull-zogj që bëjnë foletë (vrima) në anët e
lumenjve; nepërkë/dhrangule; pisë/errësirë;
karakaçe/laraskë; korthë/kore-buke; uthulla me val/ylberi; tabije, tabje/
mendje, vepër, shembull: ç’mëndje më ke?!, ose ç’farë vepre ke bërë; lipsu, ka
lipsur/ik, largohu, është larguar; haset/inat, zili;
hasha/nuk e pranoj, nuk e kam thënë ashtu; hajdhepsur/përkëdhel (ose lejmonisur);
honeps/pranoj, duroj- ose nuk e honeps/nuk e duroj dot; gjalmë/fije peri;etj.
Të folurën me dialektin e Çamërishtes e kam
trajtuar tek libri “Vatani Flet” edhe me një “fjalorth”, botim i shtëpisë
botuese “Koha”-Tiranë viti 2000.
Nuk duhe të anashkalohen edhe disa fjalë të
veçanta, që në gjuhën e sotme shqipe janë po thuaj të
pa përdorshme, po thuaj të “harruara”, por që kur
rrallë herë ndeshemi me ’to, pa u menduar thuhet: “janë fjalë të huaja”, kur ato janë fjalë të vjetra të gjuhës tonë. Shembuj: Në dialektin
çam, rrugicave u thuhet “dhrom-e”. Në rastet e përdorimit të kësaj fjale me
bashkëbisedues, me një herë deklarojnë se fjala “dhrom” është fjalë greqisht.
Po, edhe në greqisht është fjala “dhrom”, por ata i
thonë “???????-dromáki”. Ne i themi “dhrom”, pa prapa shtesë, grekët i vendosin prapashtesë, rrënja tregon se është e fjalës së
vjetër shqipe.
Në shkrimin e z. Kolë Tahiri, të datës
16/mars/2020 me titull: "Grija e Tropojës, model edhe i harmonisë fetare", botuar në “Zemra shqiptare”, shkruhej se në
territorin e atij fshati kalonte një nga rrugët, arterie kryesore që
lidhte fshatrat e krahnat e largëta të cilat tregëtinë e bënin në Gjakovë,
Prizren, etj. Rruga quhej drumi i madh i fisit…. Drumi i dynjasë. (Dhrom/Drum). Fjala "dhrom", e
përdorur" nga banorët më jugor të territoreve
shqiptare; fjala "Drum", e përdorur nga
shqiptarët më veriorë, është fjalë që i përket gjuhës shqipe.
Raste të tilla pretendimesh, që realisht
përdoren për të fallsifikuar historinë e popujve edhe
nëpërmjet vjedhjes së gjuhës, kanë qenë dhe janë të shumta. Fjala
"proto", përdoret gjërësisht në dialektin çam, shembuj: proto jenë
(fëmija i parë), protare, proto do shkoj tek filani/në fillim do shkoj tek
filani). Fjala “Potame” në të folurën çame përdoret normalisht që
kuptohen fushat në anë të lumenjëve, por
pretendohet se është fjalë e gjuhës greke.
Në thellim të
gjykimt të kësaj fjale, ndeshemi se fjala “potam”
është përdorur edhe në Azinë e Vogël, ku thuhet “Mesopotamia”, pra kuptohet hapësira, tokë mes dy
lumenjëve -Tigër dhe Eufrat, po ashtu në Sarandë kemi
fshatin me emër “Mesopotam”, pra tokë mes dy lumenjëve -Pavël dhe
Bistricë; fushat në afërsi të lumit, çamët i quajnë
potame/ lumëla, ndërsa në
greqisht quhen ”???????? - Potamiás”, ka afërsi të
fjalës, por nuk vërtetohet si e gjuhës greke, përkundrazi është fjalë e vjetër
e përdorur nga disa gjuhë, etj.
Arkeologjia si shkencë që studion
qytetërimet, kulturat njerëzore të së shkuarës, lidhjet e tyre me mjedisin rrethues, nëpërmjet shqyrtimit të gjurmëve lëndore, mbetjeve biologjike
dhe njerëzore dhe që e shtrin veprimtarinë kërkimore-shkencore në tokë, në
nëntokë dhe nënujra, edhe kërkimet shkencore në gjuhësi le të shembëllehen me
’të, duke u quajtur “lënda gjuhësore-arkeologjike”.
Trajtesa në fjalë është modeste, por synimi i
saj është pretendim, nxitje për të nxjerrë nga errësira thesaret e fshehta që,
historianë, gjeografë, gjuhëtarë, të ndryshëm vendas dhe të huaj, kanë bërë operacione të thella në drejtim
të “vdekjes së gjuhës së vjetër shqipe”. Gjithashtu dëshiroj të kuptohet
si një apel dhe thirrje e zërave paraardhës për të realizuar rivendosjen e
identitetit gjuhësor pellazgo-iliro-epirot në vendin
e merituar.
Një program i
mirëfilltë shkencor, kërkon zgjimin e Akademisë së shkencave, institucioneve shtetërore studimore përkatëse, atyre
jo shtetërore, albanologëve dhe intelektualëve të
fushës. Nga trajtimet në shkrimet e derisotme, të këtyre temave, dhe që më është dhënë mundësia për tu njohur, do të preferoja të angazhohen intelektualë me “emër të mirë”, të cilësuar si:“Studiues i mirë është ai që punët kërkimore-shkencore
i kryen me vullnet dhe këmbengulje mbi baza shkencore, ndërsa arritjet i
dedikon në dobi të njerëzimit, larg egos, vartësive dhe tregut”.
Çamëria
ekziston historikisht dhe gjeografikisht; ndodhet ngjitur me kufirin jugor të
Republikës së Shqipërisë, por për banorët autoktonë të saj, ajo prej 76 vitesh
nuk është e dukshme, është në lëngim, “gjenocidvirusi-44” e ka pushtuar, na
“vret” nëse i afrohemi!.
Mbas
gjithë tragjedive, dramave që përfunduan në gjenocid të pastër, detryrimit të
heshtjeve dhe trysnive ndaj vendlindjes së të parëve dhe tonës, edhe mbas 76
viteve të larguar me dhunë, ajo mbetet e freskët, e pranishme, e paharruar dhe
e kërkuar, sepse vendlindja të shoqëron me aromën e pazëvëndësueshme të nënës;
brenda nesh qëndron ndjenja e thellë e një përgjegjshmërie, dhimshurie dhe
dashurie që shfaqet dhe vërtetohet në
marrëdhëniet prindër-fëmijë- atdhe (vendlindje). Kjo lidhje është objektive,
pavarsisht ndërhyrjeve keqdashëse subjektive.
Shënim (¹): Ali bej Dino
(1890-1938) ishte një karikaturist dhe politikan shqiptar, anëtar i parlamentit grek. Lindi në
Prevezë/Çamëri.
Shënim
(2):Fosile= I vjetruar, e pa zhvilluar, mbetet vetëm
dëshmi, gjurmë e së kaluarës..
Tiranë, më 01/04/2020. Studjues: Fahri Dahri