Mendime
Florim Zeqa: Ulni armët e vëllavrasjes!
E merkure, 01.04.2020, 11:17 AM
Ulni armët e
vëllavrasjes!
Shkruan
Florim Zeqa
Pas
shkarkimit të 'Qeverisë Kurti' në Kuvendin e Kosovës, të gjitha partitë duhet
të respektojnë rregullat e lojes demokratike. Siq dihet, sipas kushtetutes dhe
procedurave demokratike, presidenti fillimisht duhet t'ia jep mandatin partisë
se parë, në këtë rast LVV-së. Nëse LVV e refuzon apo pranon mandatin dhe brenda
një afati të caktuar nuk arrin të krijoj shumicën e nevojshme, atëherë
presidenti duhet të jep mandatin partisë së dytë, LDK-së. Në qoftëse edhe
LDK-ja nuk arrin shumicën, atëherë opcioni i radhës është marrëveshja mes të
gjitha subjekteve politike për një qeveri teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve
të reja.
Pra,
sipas rregullave të lojes, zgjedhjet janë opsioni i fundit për tejkalimin e
krizës institucionale në vend.
LVV-së i iku zogu nga duart
Përpjekjet
e LVV-së për të mbetur sa më gjatë në pushtet si qeveri e shkarkuar janë të pa
justifikueshme, sikurse që është e pakuptimtë edhe kembëngulësia për shkuarje
të mënjëhershme në zgjedhje.
LVV-ja
pas humbjes së partnerit të vetëm qeverisës (LDK), serish mund të kthehet në
pushtet, por vetëm nëse arrin t'i fitoj zgjedhjet me 51 % të votave të qytetarëve.
U
vërtetua thënja popullore "e lehtë është të fitosh, por e vështirë ta
mbash".
Albin
Kurti e kishte zogun (pushtetin) në dorë, por zogu (pushteti) i iku për shkak
të keq menagjimit të situatës së parë "konfliktuoze" në qeveri, duke
e djegur kartën e tij të vetme (LDK) për qeverisje në Kosovë.
Tani,
kryeministrit në në detyrë, Albin Kurtit i mbetet të reflektojë më pozitivisht
se asnjëherë më parë. Në këtë situatë pandemie, para qytetarëve të vendit duhet
të tregohet i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm në veprime, i matur në deklarata
dhe në paraqitje publike.
Me
gjakëftohtësi dhe në mënyrë të kulturuar Albin Kurti duhet të pranoj verdiktin
e shumicës në kuvend dhe të zbatojë në përpikmëri rregullat e lojes
demokratike, përkatësisht rregullat e sistemit parlamentar.
Thirrjet për trazira,
ogur i zi për Kosovën
Tendencat
për mbajtjen me forcë të pushtetit, gjegjësisht përmes shkaktimit të trazirave
në vend, paraqesin rrezik të madh për shtetin e Kosovës.
Thirrja
publike e kryetarit të Mitrovicës (anëtar i LVV-së); "Presidenti t’i
shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje", ka provokuar reagime
të spektrit të gjërë politik dhe mediatik, pakënaqësi dhe shqetësim të shoqërisë
civile në vendin tonë.
LVV-ja
nëse e mendon ngritjen e saj politike, atëherë duhet të shkëputet përfundimisht
nga e kaluara e saj, përkatësisht nga praktikat e veprimeve të dhunshme.
Pas
deklaratës së kryetarit të Mitrovicës, e kam pritur një reagim ndryshe të
Lëvizjes Vetëvendosje. Kam pritur distancim dhe largim nga subjekti dhe inicim
të procedurave për shkarkimin e Agim Bahtirit në Kuvendin Komunal të
Mitrovicës.
Kjo
duhej të ishte LVV-ja e së sotmes dhe së ardhmes politike në vend.
Jo
vetëm LVV-ja, por të gjitha partitë politike duhet t'i ulin armët e
vëllavrasjes, të ndërprejnë gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes nacionale.
Të
gjithë liderët e partive politike duhet ta kuptojnë një gjë, se betejat
politike në shekullin 21 nuk fitohen me forcën e muskujve dhe as kërcënimin e
armëve, por me forcën e argumenteve, me dije e mençuri, me tolerancë e
bashkëpunim, me respekt e mirëkuptim, me humanizëm dhe solidaritet njerëzorë.
Reforma dhe ristrukturim
për kthim të besimit
LDK-ja
duhet t'i kthehet vetes dhe ta harrojë pushtetin së paku edhe për katër vitet e
ardhshme, gjegjësisht t'u kthehet reformave dhe ristrukturimit të brendshëm
partiak.
LDK-ja
duhet t'i kthehet zotimit të dhënë elektoratit para zgjedhjeve të 6 tetorit, JO
koalicion me partite e PAN-it. Çdo gjë që del jashtë këtij zotimi është e
dëmshme për LDK-në dhe me pasoja për vendin. Pra, LDK-së nuk i duhen kalkulimet
e pushtetit, por rikthimi të vetja e saj.
LDK-ja
sa më parë duhet të organizoj zgjedhjet e jashtëzakonshme partiake, për t'u
rikthyer fuqishën në rrënjet e vlerave rugoviane.
LVV-ja
dhe LDK-ja mund të bëhen përseri bashkë, por vetëm si dy parti të reformuara që
respektojnë vlerat e njëra-tjetrës, ku do të jenë të gatshme të ndajnë
"torten e pushtetit" në mënyrë proporcionale me besimin e marrë nga
qytetarët e vendit.
Deri
atëherë, këty dy subjekte bëjnë mirë të qëndrojnë largë njëra-tjetrës, me
respektin e ndërsjellë si dy botë të kundërta në skenën politike.
Biseda (në endërr) me
Isa Mustafën
Derisa
shetisja me dy paterica në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë, u
ndala për të pushuar pak tek një ulëse nën një hije të peme. Me t'u ulur aty e
vërejta se në ulësen tjetër afër ndodhej
Isa Mustafa, i cili patericën e tij e kishte lënë mu aty ku i vendosa patericat
e mia.
Përshendetje
profesor,
-ah,
ti qenke Florim!
Po,
ia ktheva unë.
-nuk
dua të flas me ty!
Pse
profesor?
-jam
i hidhëruar në ty, a e din çka keni shkruar per mua.
Po
e di profesor, por unë nuk kam shkruar kunder jush, por kam shkruar kundër ish
kryministrit të vendit tim dhe ish kryetarit të LDK-së.
Në
këto momente cingërrima e telefonit më nxori gjumin. Me të shkuar drejt
telefonit e kuptova se unë jam pa paterica, por e kërkoja me sy, ku mbeti
paterica e Isa Mustafës!
Do
të dëshiroja, që bisedën e lënë në gjysmë (në ëndërr) me Isa Mustafën, ta
vazhdoj në jetën reale diku në lokalet e Prishtinës, kur ai nuk do të jetë më
kryetar i LDK-së.