E hene, 09.12.2024, 07:48 PM (GMT)

Mendime

Përparim Hysi: Që mos e ndjej veten, vetëm...

E shtune, 28.03.2020, 10:07 AM


Që mos e ndjej veten, vetëm...

Tregim lirik

Nga Përparim Hysi

Kurrë nuk  e mendoja se mund të mbesja vetëm, në vetizolim. Po ja që kështu ndodhi. Dhe nuk ka më keq. Jam mbyllur benda , në vetizolim dhe e ndjej veten si miu në dhokan. Natyrshëm që zë e e meditoj,se vetëm mendjen dhe syrit nuk i vënë dot kufi. Mendja ka përparësi edhe nga syri,se ndodh që sytë t'i zënë dhe me shami,ndërsa mendja është zok në fluturim hapësirave pa fund,atje ku dëshiron zemra. Hamendsoj me nge, se kohën e kam me pashë dhe rri mbyllur me detyrim: jam në karantinë apo në vetizolim. Ka ardhur një"baloz i zi" dhe jo vetëm ka sulmuar, por po bën batërdinë. Ky lloj"balozi" nuk është qenie njerëzore dhe nuk vritet as me plumba,por as me gjyle topash. Është i padukshëm si ajëri dhe tepër i rrezikshëm. "Doganën" që vë mbi njerëzit,e ka tepër të rëndë. Merr jetë njerëzish dhe është kthyer në një lubi që s'ngopet. Paska vetëm një ilaç:-Vetizolim! Kjo fjalë e përngjitur, shqiptohet lehtë, por kushton shumë shtrenjtë.Dhe për ta zbutur disi këtë të keqe që na ka pllakosur, unë vendosa të shkëmbej kredencialet me ty. S'jam unik në veprimin tim,se plot të tjerë mund të bëjnë kështu si unë. Kur  ndodhin fatkeqësi të tilla,njerëzit (qofshin dhe ata që e kanë mohuar ZOTIN), zënë dhe i luten ZOTIT që ta dëbojë këtë fatkeqësi. Më kujtohen plakat tona që,kur binte kolla e keqe tek fëmijët,e quanin: Kollë e mirë! Donin që ta zbutnin,sadopak, atë kollë të keqe që të merrte shpirtin. Kështu ndodh në  gjithë popujt e botës. Amerika që rrezikohet nga cunamet,u vë cunameve emra përkëdhelës, si: Katrina,Çarls e të tjera. Vetëm e vetëm për të amortizuar qoftë dhe pak furinë aq shkatërruese.

***

E  dashur!

Kurrë nuk e mendoja se,befas, secili prej nesh, të bëhej si ata personazhet e MARKESIT në librin"Dashuri në kohë të kolerës". Ra kjo Pandemi dhe jo vetëm u ndamë nga të afërmit e të dashurit, por e ka sjellë nevoja që,secili nga të gjallët të ketë nga një dhomë më vete. Ndaj, thashë, ka kosto të shtrenjtë. E vetmja mundësi për ta mundur këtë virus vdekjeprurës, është vetizolimi. Dita,tanimë, është më e gjatë se nata dhe e vetmja mundësi për ta çarë këtë"rrtehim prej djalli", fare të padukshëm, në këtë vetizolim të detyrueshëm, veç tjerash, është fjala. Fjala që këmben me një mik a mike, me një të afërm që,sado e ke pranë, nuk e takon dot. Unë të zgjodha ty,se ti je ballsami që e vë mbi plagën time të shpirtit dhe plaga zë e mbyllet. Tani  e kuptoj më shumë se asnjëherë tjetër,se sa rëndësi

dhe sa vlerë merr fjala në situata të caktuara. Mendje të ndritura, me kohë kanë lënë postulatet e tyre për fjalët. Fatkeqëia jonë e madhe është që i harrojmë porositë e   DITURAKËVE  të mëdhenj. Nuk e quaj fare të tepërt që në këtë letrën time,për ta bërë më të përafërt vlerën e fjalëve, të përcjell vetëm dy tri mendime e vlerësim  për fjalën.

XHON ADAMS ka thënë:-Abuzimi me fjalët është një instrument i shkëlqyer për të mashtruar dhe për ndarjen e shoqërisë!

SUSAN  SUNELLEY:- Fjalët janë si organizma të gjalla dhe,pse janë të tilla, kanë jetëgjatësinë më të madhe në planetin tonë.

PAUL STRACHEN HERRD:- Kontrolloni me kujdes fjalët ,se kanë më shumë fuqi se bombat atomike!

NIETZSCHE(NIÇE):- Me fjalë, botën mund ta kthej botën përmbys!!!

Nëse po t'i përcjell ty këto thënie,kjo ndodh se unë të kam dashur dhe të dua për  mendjen e bukur dhe,gjithmonë, mes bukurisë  dhe zgjuarësisë a mençurisë, kam zgjedhur mençurinë. Se bukuria është veç e përkohsheme: i ngjan  vesës që, sa del dielli, zhduket.

Tani sikur e teprova dhe spekullova me fjalët. Po e lë "detin e fjalëve" dhe po dal  në stere.

Si po ia çon, moj mikja ime?

Tek po të shkruaj, ndjej që më gurgullon gjaku. Më bëhesh afër. Afër aq,sa, po u përballa paksa me ty, mund të bëjmë massë dhe  të ndizemi flakë si atë kohë, që, ndoshta realisht nuk e kthej dot më, por virtualisht e përjetoj. Si në një"film pa zë" dhe me metrazh të gjatë,shfaqen para meje sekuenca e sekuenca që jo vetëm më përmallin, por në këtë vetizolim, sikur më vënë krahë dragoi dhe nisem fluturim. Siç shihet,  po kthehem në zog. Se, në këtë kohë kolere,vetëm zogjëve nuk u ndalohet fluturimi. Nuk ka më keq se sa të jetosh vetëm. Përkohësisht. ky armik i padukshëm, na ka ndarë  së gjalli. Sa më e gjatë është ndarja, aq më i madh malli. Se,kur thoshte FRIDA KAHLO:- Plagët e mbyllura nuk janë tjetër veçse dyer përmes sëcilave, një krijues futet në vetminë tjetër krijuese".Dhe dera ime,sado që është e mbyllur, virtualisht është e hapur dhe pret mesazhe ngy ty. Se vetëm kështu jo vetëm vrasim vetminë, por ngremë në podiumin e nderit fjalët.

Se përmjet fjalëve që shkëmbej me ty, përfytyroj dhe shpatullat e rrumbullta; edhe gjinjtë e fryrë që,tash ,më duken sikr lahen nën një dritë rozë. Mandej më shfaqet ai vështrim i përgjumur i syve ë mëdhenj e zhbirues. Dhe, përtej gjithë përmalljeve, më bëhet se i shoh ato buzë mishtore që presin një puthje. I ndjej dhe rrahjet e forta të zemrës pohtë bëluzës.

Me tërë bukurinë dhe qashtërsinë qëndroni para meje. Dhe jo vetëm më gurgullon gjaku. por avujt dehës,sikur m'i mbushin mushkëritë plot. Në këto çaste,jetojmë si në një planet tjetër dhe humbim çdo ndjesi që është tokësore.

Dashuria nuk është racionale. As që pyet as për rrethim; as për Pandemi dhe as për vetizoim: merr poza legjendari dhe thuaj:- Le të ma presin kokën. hiç nuk më  bëhet vonë.

Mike e dashur!

Të uroj vetëm shëndet në këtë kohë vetizolimi!

Tiranë, 27 mars 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora