Mendime
Hajro Limaj: Thaçi dhe Mustafa, fatkeqësia e Kosovës dhe e kombit shqiptar
E premte, 27.03.2020, 04:44 PM
Thaçi dhe Mustafa, fatkeqësia e Kosovës dhe e kombit shqiptar
Nga
Hajro Limaj, Drejtor i Institutit të
Politikave të Sigurisë Kombëtare
Ashtu
si gjatë luftës çlirimtare të viteve 1998-1999, shumë shqiptarë nga krahinat e
Shqipërisë u bënë pjesë direkte e kësaj lufte, duke u angazhuar dhe luftuar
njësoj sikur të ishte në tokat e Shqipërisë. Çlirimi i Kosovës nga gjakatari i Beogragit,Milosheviçi, ministër
informacioni i të cilit ishte presidenti i tanishëm i Serbisë, miku i Hashim
Thaçit, u përjetua me gëzim dhe lumturi
nga i gjithë popullit shqiptar, në të gjitha trevat e tij. Kjo luftë, ku u
derdh aq shumë gjak dhe sakrifica,
solli krijimin e shtetit të pavarur,
sovran, me terësinë territoriale të njohur nga 115 shtete. Mbështetja Amerikane
dhe e Bashkimit Europian,me në krye Gjermaninë, sollën këtë të drejtë të
ligjeshme të Kosovës tonë martire.Por, fatkeqesisht, Kosova “u pushtua” nga të
ashtuquajturit “çlirimtarë”, veçanërisht nga Hashim Thaçi, i cili edhe gjatë luftës nuk ka patur vlerat dhe sakrificat
e atyre që luftuan realisht në front dhe dhanë jeten e tyre dhe të familjeve,
të cilët Thaçi, shumicën i ka braktisur nga idealet e tyre dhe i ka harruar
gjatë viteve të qenies në kolltukët e lartë qeveritarë dhe shtetërorë.. Një
analist i paanshëm kombëtar, që ndjek me vëmendje dramat politike dhe
shtetërore që po i sjell Kosovës Hashim
Thaçi, i mbështetur nga Isa Mustafa, aq
ipërkushtuar për destabilitetin e Kosovës e ka
shumë të qartë misionin e tyre të ndyrë karshi lirisë, pavarësisë, sovranitetit,
prosperitetit të Kosovës. Ndryshe nga sa përrallis në fjalime, Kosovën Hashim
Thaçi e burgosi ndërkombëtarisht nga politikat e tij, fakt që shprehet qartësisht që vetëm Kosovës nuk i
është miratuar lëvizja e lirë Shengen, kur Serbisë se Vuçiçit i janë hapur diskutimet për anëtarësim të plotë në
Bashkimin Europian. Ai, në kundërshtim me kushtetutën doli në krye të të gjitha
bisedimeve me Serbinë, proces që monitorohej nga perfaqësuesit e politikës së
jashtëme te BE-së, duke mos informuar
sipas ligjeve asnjë pushtet apo intitucion tjetër, si e
kerkojne ligjet kushtetuese. Nuk raportonte fare në kuvend, nuk informonte fare
kryeministrat dhe nuk i trajtonte skenaret e tij në gjykatën kushtuetuse.
Detyrimisht. Ai e nxorri fytyrën e tij me deklarimet e shkëmbimit të
territoreve, demarkacionin e qendrime te tjera, të cilat nga shumica e
politikës kosovare dhe kombëtare e vlerësuan tradhëti kombëtare. Një vëzhgues i
natyrshëm me kohë shikonte se me kë takohej në këtë skenar Thaçi dhe
thjeshtësisht nxirrte përfundimin , që ai e meritonte plotësisht, emërtimin e sotëm , si misionar I interesave
jo shqiptare.Takohej perzemërsisht edhe me ish këshilltarin e sigurisë
kombëtare të Trumpit, Xhon Bolton,i cili, kur ishte ambasador në OKB
kundërshtonte hapur pavarësinë e Kosovës. Takonte Makronin, që e vendoste në krah të Putinit në
takimet e Francës, dy shtetet më mbeshtetëse të Serbisë, njera prej te
cilave,Rusia nuk e njeh pavarësine e Kosovës dhe po e armatos dendësisht
ushtrinë agresive të Serbisë. Kohet e fundit shumë analistë dhe komentatorë të
njohur të SHBA-së, Gjermanisë, e tj. e
kanë akuzuar Thaçin për takimet e
fshehta që ka bërë me Granell, ish
ambasadorin më të dështuar amerikan në Gjermani dhe si mbështetës i Trumpit
lufton të realizojë me shpejtësi një
marrëveshje Kosovë-Serbi vetëm për interesat politike të fushatës zgjedhore
presidenciale në SHBA, në fillim nëntor 2020. Leximi i analizave të këtyre
intelektualëve, ishdiplomatëve dhe komentuesve, një pjesë botuar edhe nga gazeta “Bota Sot”, zgjerojnë
njohuritë për rreziqet akute që po i vijnë Kosoves nga bashkimi i Thaçit me
armiqtë më të egër të Kosovës sovrane. Duke qenë se qeveria Kurti po vazhdonte
ligjerimet në Kuvend për t’i ndërprerë
rrugët e Thaçit, që kanë për objektiv kryesor shkëmbimin e territoreve,
duke favorizuar dukshëm për perfitime
kapitale të Serbise, me mikun e tij dhe shokun e qellimeve Isa Mustafa,realizuan rrezimin e Kurtit në kohën
më të vështirë që po kalon Kosova dhe e gjithë bota nga coronavirusi .Të provokosh kriza politike dhe
qeveritare, të bësh politikë
antiqeveritare dhe antishtetërore në
këtë periudhë ,kur popujt dhe qeveritë e tyre po luftojnë me ketë të keqe
biologjike, që nuk ka kursyer popullii e Kosoves, ka vetëm një emër: Tradhëti. I bënë thirrje të
gjitha shtetet madhore të BE-së, fare freskët edhe një ditë para mocionit, Gjermania dhe Franca, Thaçit dhe shokut të idealeve të pista, Isa
Mustafës, që të tërhiqeshin nga ky skenar ogurzi, por Thaçi me “trimëritë” e
tij iu kundërvu “mos ndërhyni në punët e
brendëshme , kur Grenell “po ia shkelte me të dyja këmbët“. A ka më turp,
mosmirënjohje dhe djallëzi t’i përgjigjesh kështu kancelares gjermane, Angela
Merkel, kësaj drejtueseje te hekurt te Bashkimit Europian, qe vazhdimisht per
Kosovën dhe Kombin shqiptar është tepër
dashamirëse dhe e angazhuar. Edhe deklaratat e Thaçit e të Mustafës se ishin të detyruar të dëgjonin kërcënimet dhe presionin amerikan për
“pezullimin e programeve nga sfida e mijevjeçarit të qeverisë së SHBA-se “ apo
kërcënimin e terheqjes së forcave te armatosura amerikane nga Kosova, sidomos kjo e dyta ishin presione
intrigruese ndaj Kurtit, për të hequr
vendimet taksore të qeverisë se Haradinajt dhe për të vazhduar revanshin
për marrëveshjen tradhëtare të shkëmbimit të territoreve në favor të Serbise.
Natyrisht Kosova dhe kombi shqiptar u janë shumë mirnjohes Amerikës, por kjo nuk do të thotë se është e padiskutueshme
se presidenti aktual, ka dashurinë,
vlerat, kontributet që kishin paraardhësit e tij për Kosovën dhe shqiptarët në
përgjithësi. Kuptohet lehtë se Trump,
marrëveshjen Kosovë-Serbi e kërkon vetëm e vetëm për ta perdorur në
fushaten zgjedhore presidenciale, që ka
filluar, për të përfituar shumicën e votave të lobeve serbe, ruse, greke....
Rrëzimi
i qeverise së Kurtit, aktualisht e ka
futur Kosovën në qorrsokak ,sepse Thaçi me kompetencat qe i jep kushtetuta, apo
në bashkepunimin e dy partive motra LDK dhe PDK do të përpiqet egërsisht të
realizojë skenarët, që i urdhërojnë nga Beogradi dhe mbështetësit
e tjerë , deri në disa qarqe politike në
SHBA.
Kur
në kuvend, aty nga shtatori 1991, e pyetën Milosheviçin se “ku kanë shkuar 20
milionë dollarët “ e planifkikuar për agjenturën në Shqipëri, ai pa ndrojtje u
përgjigj:Po të mos kishin shkuar në vendin e duhur nuk do të ishte Shqipëria
kjo që është. Shtetet e fuqishme, veçanërisht Serbia, Franca dhe Rusia, të
cilat historikisht kanë patur dhe kanë një bashkëpunim të thellë në fushën e
zbulimit dhe agjenturës punojnë sot për 50 apo 100 vjet. Prandaj unë në
televizorin shqiptar kam deklaruar se agjentura serbe “heth valle në Prishtinë
dhe në Tiranë “. Por në Tiranë ,edhe pse ka patur gjallërime në politike, nga
kundërshtimet e fuqishme është në heshtje. Hashim Thaçi dhe Mustafa nuk rrëzuan
Kurtin, por goditën dhe sulmuan në zemër popullin shqiptar të Kosovës, për të
cilin ka ardhur koha që i gjithë kombi shqiptar të ringrihet në këmbë për
mbrojtjen e tij. Thaçi dhe Mustafa,këta skenaristë të shkatërrimit të shtetit të ri dhe të angazhuar ti japin territoret më të leverdishme
Serbisë, do të jenë njollë zeze në historinë që do të shkruhet.