Mendime
Skënder Kapiti: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani përballë komplotit të së keqes
E merkure, 25.03.2020, 10:23 AM
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani përballë komplotit të së keqes
Nga
Skënder S. KAPITI
LVV,
Kurti dhe Osmani përballë kualicionit të
së keqes LDK, PAN dhe Presidentit.
Mocion
kundër qeverisë në kohën e krizës globale të koronavirusit është kulmi i
poshtërsisë politike të LDK-së.Të bësh propagandë në fushatë elektorale kundër PAN dhe sidomos kundër PDK-së e
Presidentit sa për të shfrytëzuar
pakënaqësinë popullore që ishte akumuluar kundër tyre; të bësh propagandë sa për mashtrim publik e sa për të marrë vota, dhe më pastaj të
bashkëpunosh me ta kundër verdiktit popullor dhe kundër kualicionit qeverisës LVV-LDK, ku LDK është
pjesë e tij, ky është kulmi i tradhëtisë publike, kulmi poshtërsisë dhe i
amoralitetit politik që po tregon e vepron LDK-ja.
LDK
-ja rezulton kështu se ajo qënka e paparashikueshme, e papërgjegjshme, dhe ajo
gjithcka e bën vetëm për interesa personale, inatesh, por mbi të gjitha LDK-ja
po vertetohet se paska qenë organizatë e kalbur politike, organizatë interesash e grupacionesh servilësh e të
korruptuarish të cilët e kanë kapur dhe privatizuar atë.
LDK
rezulton se funksionon vetëm si një organizatë e padisiplinuar politikisht,
organikisht, demokratikisht dhe e papërgjegjshme edhe kombetarisht. Ashtu
sikurse është kalbur brënda vetes nga autokracia,korrupsioni dhe nga
jodemokraciteti e papërgjegjshmëria brënda vetes, po atë stil pune e sjellje e
tregojnë si deputetet ashtu edhe ministrat e saj në qeverisjen
LVV-LDK të drejtuar nga Albin Kurti.
Këtë
derexhe të LDK-së e kishte konstatuar me të drejtë me kohë edhe populli e
votuesit në Kosovë, dhe prandaj LDK gjithnjë e më shumë vetëm sa erdhi dhe ra e
humbi besimin popullor thellë e më thellë vazhdimisht që nga koha e pas
Rugovës. Lidershipi i LDK-së vetëm sa
paska spekulluar për interesa personale, klanore, korrupsioni e pushteti.
Ashtu
sikurse edhe më parë edhe tani LDK po tregon se ajo si moral i paska mbetur
gadishmëria për çdo aventurë e akrobaci politike ku elementët kryesorë të lidershipit të saj u
shndërruan në vegla e në paterica
politike të ish pushtetit dhe të presidentit Thaçi, thjesht vetëm për të
mbrojtur interesat politike e korruptive të një klani të ngushtë që ka
kapur LDK-në.
Pra
nuk është e keqja e Kosovës vetëm Thaçi por është binomi Thaçi-Mustafa.Tani nuk
ka as më të voglin dyshim se dyshja e
zezë, Mustafa -Thaci, e paskan mbajtur peng Kosovën , demokracinë, drejtësinë
dhe integrimin. Ata janë autorët e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën
përderisa shikoni që edhe sot kur ata të dy, por edhe të tjerët bashkë me
ta, po shfrytëzojnë krizën e pandemisë
së koronavirusit për të rrëzuar qeverinë
e kryeministrit Kurti dhe destabilizimin e Kosovës.
Rezultatin
që arriti LDK në zgjedhjet e 6 Tetorit ishte falë asaj të cilën unë e kam
deklaruar qysh gjatë fushatës elektorale, është fakti se LDK pati caktuar si
kandidate për kryeministre znj. Vjosa Osmani, gjë e cila ngjalli besim dhe
shpresë të antarësia, te simpatizanët e LDK-së dhe te votuesit në Kosovë se
gjërat po ndryshojnë për nga më e mira dhe nga përmirësimi i LDK-së.Votuesit në
Kosovë e votuan LDK-në sepse shpresuan te vizioni i Vjosa Omanit dhe te brezi i ri i
politikanëve të LDK-së dhe jo te
Mustafa, Veliu e te dy e tre të tjerë të cilët së shpejti edhe do shkojnë
fiasco dhe do të mbeten në kujtesë si relike e rrangalla politike së bashku me
të tjerët si ata.Nëse votohet mocioni ky do të
ishte kundralegjitimitet parlamentar, pra grusht shteti për rrëzimin e
qeverisë legjitime..