Mendime
Zenel Çeliku: Si asnjëherë, Tirana në shtet rethim
E hene, 23.03.2020, 07:09 PM
Si asnjëherë, Tirana në shtet rethim
Nga
Zenel Çeliku
COVID
19 ka krijuar një situatë shumë kritike në rrang Global, ashtu edhe në Shqipëri
egziston një frikë se ky virus mundet të rrezikoi seriozisht edhe vëndin tonë.
Qeveria Shqiptare ka marë masa në kohë shumë të rrepta për të parandaluar një
përkeqësim të situatës, ndaj për të dielën (dt 22 Mars 2020) Qeveria dha urdher
të prerë që qytetarët të respektojnë në mënyrë rigoroze që të mos dalin
apsolutisht nga shtepitë e tyre. Pë zbatimin e këtij urdhëri, Qeveria ngarkoi
policinë dhe ushtrinë të cilët I autorizoi që në raste të mosbindjes së këtij
urdhëri, policia dhe ushtria do të përdor edhe gazin lotsjellës dhe duke
aplikuar gjoba për ata qytetarë që shkelin këtë urdhër. Vërtetë është për të
përshëndetur mirkuptimin e qytetarëve të cilët si asnjeherë tjetër e respektuan
me fanatizem gjëndjen e jashtzakonshme, kështu dje nuk kishte asnje njeri
rrugëve. E vërta është se në Shqipëri deri më sot (22 Mars 2020) janë të
infektuar me coronavirs 89 persona, ndërsa të shtruar në spitalin infektiv në
Tiranë janë 43 persona, 4 prej te cilëve janë në terapi intensive. Qeveria po
përpiqet që të parandalojë sa më shumë qarkullimin dhe grumbullimin e njerëzve,
sepse atje ku ka grumbuj njerëzish, mundet të infenktohen edhe më shumë
qytetarë të tjerë. Qeveria dhe shëndetsia shqiptare, duke para me shumë
shqetësim situatën shumë delikate në Italinë fqinje, kanë marre masa rradikale
që parandalojë përgapjen e madhe të këtij virusi katastrofik. Eshtë për të
falenderuar shumë mjekët, ninfermierët dhe sanitarët të cilët edhe pse janë
shumë të ngarkuar dhe me mungesa mjetesh për mbrotjen e tyre nga infeksioni,
ata po tregojnë heroizëm dhe humanizëm të rralë. Ministria e Shëndetsisë në
Shqipëri, ka aktivizuar mjekët që kanë dale në pension, jo vetëm kaq, por janë
aktivizuar pranë spitaleve edhe studentët e mjeksisë. Vetëm kështu me
përforcime me shtesë në stafet nëpër siptale, mundet të dalim me sukses nga kjo
situate ka deklaruar Ministria e Shëndetsisë. COVID 19 po rrezikon shumë shtete
të fuqishme si Gjermania, Franca, Britania dhe akoma më shumë ky virus ka
pushtuar Italinë. Tashmë të gjithë e dimë se Shqipëria nuk ka shumë kapacitete
mjeksore për të përballuar situata epidemia në nivele tragjike, ndaj qeveria
dhe mjeksia shqiptare, kanë kërkuar nga qytetarët që t’I shmangen sa më shumë
grumbullimeve nëpër supermakete, nëpër banka dhe farmaci, ata kërkojnë që
njerëzit të qëndrojnë sa më shumë në shtepi, duke respektuar maksimalisht
udhezimet e mjeksise për higjenën personale. Deri tani Zoti Shqipërinë dhe
shqiptarët I ka ruajtur nga përhapja në masë e coronavirusit, nuk jemi të
prejkur në shifra alarmante, mjekët thonë se në përfundim të javës së dytë, do
të shikojmë se si do të shkojë kurba e këtij coronavirusi vdekjepriurës, ne
shpresojmë se këtë situatë do ta kalojmë sëbashku duke e luftuar këtë “kolerë”,
në mënyrë që këtë rrezik njerëzor ta kalojmë me sa më pak dhimbje. Eshtë fat që
deri tani në Shqipëri ka vetëm 2 të vdekur, por nga ana tjetër janë 3 qytetarë
plotësisht të shëruar të cilët ishin të shtruar në spital me coronaviru dhe
tashmë ata kanë dalë nga spitali. Ky lajm I mirë na bën të largohemi nga frika
dhe stresi, por nga ana tjetër na obligon që të rrisim sa më shumë masat
mbrotëse në mënyrë individuale duke respektuar në mënyrë fanatike higjenën
personale.
Të
gjithë sëbashku do t’ia dalim me sukses në këtë luftë të pazakontë
vdekjeprirëse, shumë kujdes, shume higjenë dhe larg frikës.
Zenel Çeliku
TIR-Fax News Agency
Tiranë