Mendime
Florim Zeqa: Aty ku ka shpresë e dashuri, ka edhe ardhmëri
E merkure, 18.03.2020, 07:55 PM
Aty ku ka shpresë e dashuri, ka edhe ardhmëri
Shkruan:
Florim Zeqa
Koha
e vështirë nëpër të cilën po kalojmë nën ethet e "Coronavirusit", plot
ankth e pasiguri çfarë do t'na sjellë e nesërmja, shpresa dhe dëshira për jetë
duhet të jenë më të fuqishme që çdo kërcënim nga virusët e padukshëm.
Një stil i ri i jetës në
karantinë
Jo
të gjithë qytetarët e kanë mundësinë e përballimit të njëjtë të rrezikut nga
"Coronavirusi" shkaku i situatës ekonomike. Si rezultat i kësaj,
secili e projekton dhe parashikon të ardhmën në mënyrën e vet, varësisht prej
gjëndjes socio-ekonomike dhe nivelit intelektual.
Secili
duhet të kërkojmë rrugë dhe mundësi për përballimin sa më të lehtë të këtij
kërcënimi global dhe përmirësimin e jetës përmes ndryshimit epokal që do të
vjen pas kësaj epidemie.
Ndryshimi
fillon në stilin e ri të jetës, me kujdes të shtuar të masave higjienike, me
kushte më të mira dhe siguri më të madhe në vendet e punës, ushqim cilësorë e
shumçka tjetër që e transformon pasigurinë aktuale në siguri dhe motivim për
jetë dhe mirëqënje të përgjithshme të shoqërisë njerëzore.
Në
rrethanat në të cilat po kalojmë, të regjimit të "Karantinës",
gjegjësisht të mbylljes në shtëpi, kur është pamundësuar çdo formë e tubimeve
dhe organizimeve shoqërore, janë institucionet e shtetit, ato që duhet t'iu
dalin në ndihmë qytetarëve, e në veçanti komunave e fshatrave të izoluara dhe
familjeve të prekura nga ky lloj virusi sa i padukshëm dhe enigmatik, po aq i rrezikshëm
per jetën e njerëzve.
Jeta në karantinë,
sprovë kolektive
Situata
e krijuar nëpër disa komuna, fshatra dhe familje ku iu është ndaluar levizja
dhe furnizimi i rregullt me gjësende të domosdoshme ushqimore, është shteti,
përkatësisht janë institucionet shtetërore ato që duhet t'iu dalin në ndihmë
qytetarëve në përmbushjen e kërkesave minimale për jetë dhe për t'iu dhënë
shpresë në këto momente sa të vështira, po aq të paqarta dhe të pasigurta
shëndetësore.
Edhe
pse kjo situatë emergjente shëndetësore nuk është produkt i kësaj klase
politike, liderët shtetërorë dhe partiakë duhet t'i kursejnë qytetarët me
deklarata dhe prononcime rreth "Covid-19", për shkak se vetëm mund
t'ua rëndojnë situatën e jetës në karantinë.
Në
këto rrethana vetëm ekspertët shëndetësorë dhe ata të sigurisë e kanë të
drejtën e adresimit qytetarëve me masat preventive mbrojtëse, si dhe me
njoftimin e saktë për atë çfarë është duke ndodhur rreth kësaj pandemie, e
assesi politikanët naiv e të papërgjegjshëm, të cilët nuk e kuptojnë as termin
"karantinë" e lërë më termat profesional që i dedikohen përhapjes së
"sëmundjeve ngjitëse", sia janë "Sars" e
"Mers", tani
"Coronavirus".
Më pak fjalë e më shumë
punë
Institucionet
e shtetit ndihmën më të madhe për qytetarët e izoluar mund ta bëjnë me
furnizimin me mjete higjieno-sanitare (maska, dorëza, dezinfektues, etj.) si
dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga ngritjet e çmimeve të artikujve defecitar
ushqimor nga shitësit e papërgjegjshëm dhe matrapazët e ndryshëm, qofshin ata
farmaceutik apo politik!?
Rritja
e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të "Covid-19"
është vepër penale e dënueshme me ligj.
Tregtarët
e pandërgjegjshëm dhe matrapazët përveqse e lëndojnë imazhin e shumicës së bizneseve
që me nderë po e kryejnë punën e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme, po e
dëmtojnë jashtëzakonisht shumë xhepin e cekët të qytetarëve të trazuar nga kjo
epidemi e mistershme.
Bie
fjala, ngritja artificiale e çmimit të miellit, nga çmimi paraprak prej 35 në
80 Euro për 100 kilogram, duhet të trajtohet si vepër penale, me ndëshkim të
rreptë dhe ndërprerje të veprimtarisë afariste për tregtarët e papërgjeshëm e
shpirtëligë që mundohen të shfrytëzojnë nga kjo fatëkeqësi e paparë deri më
tani në rruzullin tokësorë.
Eksagjerimi i situatës
nga politikanët
Thirrjet
e liderëve dhe zyrtarëve shtetërorë për kujdes, vigjilencë, solidaritet, durim,
urti, besim, etj., pa e bërë as një hap konkret për t'ju ndihmuar qytetarëve të
izoluar dhe frikësuar paraprakisht, janë thirrje për mashtrim dhe abuzim të
mëtutjeshëm të shpirtërave të robëruar tani e 20 vjet në koloseumin e quajtur
Kosovë.
Në
këto rrethana të emergjencës, deklaratat e politikaneve duhet të zavëndësohen
me udhëzimet e mjekëve specialist, psikologëve dhe ekspertëve të sigurisë të
cilët informojnë drejt dhe reflektojnë shpresë tek qytetarët e izoluar.
Por
e keqja e madhe është se vendimet e politikanëve deri më tani nuk janë
përputhje me rekomandimet e mjekëve.
Kjo
fatkeqësi bëhet akoma më madhe edhe për shkak të krijimit të panikut tek
popullata, gjë e cila mund të shkaktoj edhe efekte tjera kolaterale akoma më të
rrezikshme sesa virusi për shëndetin e njeriut.
Krahas
respektimit të rregullave dhe këshillave në parandalimin e përhapjes së virusit
misterioz, aq e domosdoshme është shpresa dhe optimizmi që duhet t'ia dhurojmë
njëri-tjetrit, duke shprehur solidaritet dhe dashuri vëllazërore, humanitet e
përkushtim njerëzor në kapërcimin sa më lehtë të kësaj situate alarmante.