Mendime
Skënder Kapiti: Mocioni i LDK-së një “grusht shteti”
E shtune, 21.03.2020, 03:41 PM
Mocioni i LDK-së një “grusht shteti”
Nga Skënder S. KAPITI
Vetë ngutia e jashtezakonshme e nismës nga LDK per mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti për 50 ditë madje mirëqeverisje të saj, si dhe tjetra: gjetja kohë për rrëzimin e qeverisë në një moment kur jo vetëm Kosova por e gjithë bota kërcënohet nga pandemia e koronavirusit, këto tregojnë se sa e papëgjegjshme, antihumane dhe djallëzore u tregua lidershipi i LDK-së, partnerja e kualicionit qverisës LVV-LDK.
Ky
ishte një provokim publik shumë i rëndë, gjë të cilën tashmë e ka shënuar
kujtesa kombëtare për atë se shiko se deri ku arrin djallëzia dhe verbëria për
pushtet e politikës dhe e politikanëve
që kanë si vizion, synim e qëllim vetëm
egoizmin, smirën, përfitimin, pushtetin dhe interesat e veta personale.
Kam
pasur dyshime, por nuk e kam besuar faktin
deri në atë se në cfarë duarsh paska rënë drejtimi i LDK-së.
Mocioni
i mosbesimit të cilin e kërkoi LDK-ja ku si shkak merret shkarkimi i merituar
dhe i justifikuar plotesisht i Ministrit të Brëndshëm i cili i përkiste sipas
marrëveshjes së kualicionit LDK-së. Ky mocion i LDK-së është
një pretekst për t'u përdorur si justifikim nga Isa Mustafa me kompani, për ta
përdorur atë si një grusht antiqeveritar nëpërmjet të cilit synohet
që të kthehen në pushtet të gjithë ata të cilët janë autorët e dështimeve në
ngritjen dhe funksionimine shtetit, demokracisë dhe të ligjit, për ta marrë
përseri pushtetin ata të cilët montuan një sistem keqqeverisës të kriminalizuar
e të korruptuar.
Mocioni
ka edhe qëllimin tjetër, atë se mos duke i bërë presion për rrëzimin e
qeverisë, pucistët mendojnë që ta ndalin Albinin në reformat dhe në luftën kundër krimit të
organizuar dhe korrupsionit dhe të sigurojnë mosndëshkimin e autoreve te tyre.
Këtë, komplotistët e LDK-së dhe ata që qëndrojnë pas tyre, ishët e pushtetit
dhe Presidenti pasi dështuan që ta bëjnë me mercenarët e tyre në qeveri dhe
administratë po e bëjnë tani me mocionistët e LDK-së me në krye I.Mustafën, por
cuditërisht edhe ca nga ata të cilët mbaheshin në fushatë si politikanë
burrnor, fjale, bese, patriotizmi dhe kundërshtarë të fortë kundër Presidentit e të PAN-it, por që po na dalin
edhe ata ndryshe.
Vetë
fakti i vështirësisë së madhe në formimin e këtij kualicioni qeverisës LVV-LDK tregon se ky
kualicion paska qenë sipërfaqësor dhe si kualicion zori, pasi kështu duhet që
të kishte një qeverisje sipas lojës dhe ligjit demokratik. Tashmë kuptohet se
për 50 ditë qeveria e Kurtit filloi punën për së mbari dhe po dukeshin
rezultatet pozitive të para, sidomos në ato ministri ku ministrat vijnë nga
VETVENDOSJA.
Partneri
LDK i kualicionit po ta shikojmë me vëmendje ishte pothuajse një zgjatim i
pikëpamjeve dhe praktikave të PAN-it dhe u pa se kryesisht ministri i shkarkuar
dhe jo vetëm ai nuk ishin të interesuar për mbarëvajtjen e punës së
kualicionit, as për luftën kundër korrupsionit dhe as për reformimin e
drejtësisë, të cilat ata i kishin vetëm propagandë gjatë fushatës elektorale.
Ky mocion mosbesimi MUSTAFA-VELIU dhe nën rrogoz e indirekt edhe ishpushteti i PAN do të pësojë
fiasko patjetër pasi nuk do të mund që me hipokrizinë e tyre që të mashtrojnë
opinionin qytetar por as atë ndërkombëtar.
Te
dështakët dhe te të korruptuarit nuk ka besim askush, as opinion i brëndshëm
dhe as ai ndërkombëtar, nuk ka besim kush te ata të cilët për interesa pushteti
vunë nën kërcënim edhe sovtranitetin , edhe territorin e Kosovës. Askush nuk i
beson propagandës injorante se Kurti po tregohet antiamerikan. Nuk është
antiamerikanizëm kur mbrohet interesi kombëtar shqiptar, territori dhe
sovraniteti i shtetit, dinjiteti dhe pse Kurti kërkon reciprocitet në
marrëdhënit ndërshtetërore Kosovë-Serbi.
Nuk
është antiamerikanizëm dhe as antiperendimorizëm pse Kurti nuk është pre e
servilizmit dhe as e verbërisë që për pushtet të tolerohet ajo cfarë i bën dëm
të madh shtetit të Kosovës.
Tarifa
për mallrat serbe nuk është kundër perendimit por është kundër arrogancës së
Serbisë e cila jo vetem se nuk e njeh Kosovën por lobon me forcë edhe
ndërkombëtarisht kundër njohjeve të saj dhe kunder integrimit te saj. Dhe
arsyeshëm pyesim mocionistët e LDK-së po ju për interesat e tuaja partiake,
klanore e personale a jeni dakord me këto. Dhe tjetra a mos vallë ju kërkoni
rrëzimin e Qeverisë dhe të Kryeministrit Kurti sepse nuk doni që ai të jetë në
krye të detyrës kombëtare e Kushtetuese, të kryesimit të bisedimeve të Kosovës me Serbinë?! LDK ,
përfundimisht ju jeni lexuar tashmë para opnionit si disfatistë, dështakë dhe
të paaftë për të marrë përsipër detyra e përgjegjsi politike e kombëtare, ashtu
sikurse deshtuat edhe kur ishit në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike me të
cilën mbani lidhje të nëndheshme sic e tregon edhe rasti i mocionit kundër
qeverisë legjitime Kurti.
Ky
është thjesht një grusht shteti ndërmarrë nga LDK.
Por
ky veprim vetë LDK-së do t’i kushtojë politikisht shumë shtrenjt, pasi LDK në këto 20 vite nuk ka asgjë për t’u shënuar
si dicka mbresëlenëse pozitive as në qeverisjen qëndrore dhe as në ato lokale.
Shpresohej me të drejtë se me Vjosa Omanin
LDK do të reformohej, por ja që akoma jo. Si të tillë në këtë gjëndje LDK-në e
pret tkurrja drejt një partie politike pakicë pa peshë politike, poqese se ajo
nuk i nënshtrohet një vetëVETING-u demokratik të brëndshëm, një
pastrim demokratik për ta shëruar
e shpetuar LDK-në prej
uzurpatorëve aktualë të saj.
Nuk
ka kush besim te ata të cilët shkelin Kushtetutën dhe që e masakruan buxhetin e
shtetit për tarafe, korrupsion e shpërdorime të parasë publike; nuk ka besim
kush te ata të cilët dhe prej të cilëve Kosova dhe populli i saj vuajnë
papunësie, varfërie dhe detyrohen që të marrin rrugën e eksodit. Mocioni i
LDK-së është një komplot kundër reformave në drejtësi, kundër VETING-ut, pra
kundër reformimit të shtetit për të ruajtur pandëshkueshmërinë e korrupsionit ,
mosndryshimin, privilegjet dhe mosdekriminalizimin e politikës, pra për ta
mbajtur e mbrojtur status quon-ë.
VETËVENDOSJA
me siguri që do ia dalë e do triumfojë përsa kohë ajo është e përkushtuar për
demokracinë, vërtetësinë, drejtësinë dhe për interesin kombëtar, sepse si e
tillë ajo vetëm sa do ta ketë gjithnjë në rritje mbështetjen e popullit
shqiptar.