Mendime
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Koronavirusi - Zbatoni këshillat dhe do të jeni të fituar!
E merkure, 18.03.2020, 07:37 PM
Të nderuar miq të letrave, media si dhe miq të mi!
E
gjithë bota po kalon një periudhë të vështirë, e cila ngjason me një luftë të
ashpër dhe me një armik të rrezikshëm, me koronavirusin vdekjeprurës. Kjo
betejë ka ndryshim me luftërat botërore që ka përjetuar njerëzimi, pasi armiku
ka qenë përballë dhe shtetet kanë ditur të mbrohen. Kurse tani jemi në një
situatë shumë më të vështirë sepse kemi
përballë një armik të padukshëm që duhet ta luftojmë me durim.
Veç
karantinës, kujdesit higjenik, kufizimit të daljes dhe takimeve publike, gjithë qytetarët në
këtë periudhë të vështirë, kanë nevojë për shpresë.
Natyrisht
që mediat do të bëjnë punën e tyre me statistikat në lidhje me të infektuarit
apo të atyre që kanë humbur jetën, sepse kjo i bënë njerëzit më të kujdesshsëm në zbatimin e rregullave dhe
udhëzimeve të dhëna nga Institucionet shëndetësore.
Megjithëse
Qeveria shqiptare e kapi shpejt situatën duke marrë masat e me udhëzimet e
duhura, porse edhe këtu po përhapet virusi, ndonëse me ritme më të ngadalta
krahasuar me Italinë fqinje. Media duhet të kenë kujdes që të mos ndjellin
panik. Gjithashtu qytetarët nuk duhet t'i pushtojë paniku, nga fika se një ditë
mund të preken prej virusit. Paniku nuk është në favor të luftës që duhet të
bëjmë me virusin, por është kundër, sepse na çorienton dhe nuk jemi në gjendje
t'i bëjmë familjes dhe vetes shërbimet e duhura. Gjakfohtësia në çaste të
vështira është mikja më e mirë e çdo personi. Ju lutem, ruani qetësinë që të
mos humbisni gjykimin!
Miq
të nderuar, kurrë mos e humbisni shpresën se ajo vdes e fundit!
Zbatoni
këshillat dhe do të jeni të fituar!
Mikja
juaj e të njëjtit hall!
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Vlorë,18.3.2020