E diele, 28.04.2024, 06:31 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Amerikë mos thuaj kurrë hoqa dorë

E merkure, 11.03.2020, 08:55 PM


AMERIKË MOS THUAJ KURRË HEQA DORË, APO ME SHQIPTARËT JAM LODHË !

Nga Dedë Preqi

Populli shqiptarë si me asnjë popull tjetër në botë nuk është më i lidhur dhe i miqësuar se me popullin amerikan, dhe kjo miqësi duhet të jetë e përhershme, sikur asgjë nuk mund ta fshijë dhe evitoj nga kjo hapësirë e shoqërisë njerëzore.

Në këto rrethana ku qëndron vendi jonë, ajo që po bëhët gjithnjë e më shumë si një lëmsh i diskutueshëm për shkak të taksës ndaj mallrave të Serbisë, nuk nënkupton edhe plasaritjen e marrëdhënieve dhe miqësinë e Kosovës, me SHBA-të, megjithatë duhet të jemi të matur ndaj këshillave dhe vendimeve të këtij vendi mik.

Politika e Serbisë, si gjithnjë do bëhët pengesë e projekteve të demokracisë së Kosovës, politika e sëcilës ende ecën tutje në vazhdën e koncepteve që e mohojnë shtetësinë e Kosovës, por sot në  vendin tonë qëndron shansi i madh, duke iu falenderuar SHBA-ve, dhe aleatëve të  saj, që Kosova të depërtojë në realitetin e vet dhe të vazhdojë ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të vet sovran dhe të pavarur.

Sëcili qytetar i Kosovës, do të ishte i brengosur kur dëgjon sot mënyra të ndryshme të interpretimeve nga mediumet dhe opinionet e vendit dhe jashta vendit, se marrëdhëniet me SHBA-të, po përkeqësohen përshkak të mospajtimeve të qeverisë Kurti, për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, aq sa edhe trupat e veta mund ti largojë nga Kosova ?

Përmes këtyre rrethanave hapet ndoshta ndonjë shteg për domethënjën e një keqkuptimi nga ana e opinionit të shqiptarëve dhe më gjerë, mirëpo, për sa kohë që Amerika dhe Kosova, mbetën miqë të vërtetë, ky përkufizim është i pafavorshëm ndaj atyre që japin sot lajme dhe opinione të rrejshme, sepse SHBA-të, janë vetë ata që e krijuan shtetin e Kosovës.

Shkrimet e vërshuara në mediume dhe politikat ditore të vendit e më gjerë, se kryeministri Albin Kurtin, vepron në kundërshtim të SHBA-ve, janë edhe zhurma të mediumeve, sidomos nga mediat serbe, që kanë për qëllim të fusin një lloj «virusi « antiamerikan ndaj shqiptarëve dhe krijimin e një antipatie ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij.

Mesazhet e ambasadorit Grenel, si përfaqësues special z.Tramp, duhet të mirren parasysh dhe t’a  kuptojmë më mirë thelbin e tyre, kur ato burojnë nga politikat e Shtëpisë së Bardhë, deshtëm apo nuk deshtëm, porosia e tyre duhet të shkojë në vend, duke ditur se Kosova, pa ndihmën e Amerikës, do mbetët e vetmuar dhe e pa mbrojtur gjatë rrugëtimit të vet.

Kosova dhe çdo qeveri e saj, nuk mund të zbulojnë dhe formojnë modele të tjera që e ndërtojnë dhe e ruajnë stabilitetin e këtij vendi përveq atyre që rrjedhin nga politikat e SHBA-ve. Ne nuk mund ta pranojmë atë që ka bërë Serbia ndaj popullit të Kosovës, sepse ka diçka shumë të dhimbshme në shpirtin e këtij populli, që do ta mundojë përherë, me siguri një gjë të tillë e di edhe Amerika.

Dhe kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, sikur gjindet në vijën e parë të frontit politik, i cili nuk e ka lehtë, por para se gjithash duhet të dalë sa më parë jashtë kësaj mjegullire, të cilën e krijoi « taksa » ndaj mallrave të Serbisë. Fatkeqësisht, Serbisë gjithherë ia kemi pa « sherrin », por Kosova dhe udheheqja e saj, duhet të ketë kujdes të veqantë ndaj vlerave dhe miqësisë së pa zavendësuseshme me SHBA-të, poashtu dhe me miqtë evropian.

Prandaj, Amerikë mos thuaj kurrë heqa dorë, apo me shqiptarët jam lodhë, sepse në esencë shqiptarët janë popull fisnikë dhe liridashës, i cili ka përjetuar çdo keqtrajtim dhe golgotë në jetën dhe historinë e vet njerëzore, por këtu harrohet të shikohet tipari i parë dhe i rëndësishëm i këtij njeriu, dhe ai popull që ekziston si i tillë në botë për ta kuptuar dhe për ta shpëtuar ishte vetë populli amerikan dhe Amerika, sikur të ishte e thirrur vetë nga zoti.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora