| E merkure, 11.03.2020, 08:55 PM |
AMERIKË MOS THUAJ KURRË HEQA DORË, APO ME SHQIPTARËT JAM LODHË !
Nga
Dedë Preqi
Populli
shqiptarë si me asnjë popull tjetër në botë nuk është më i lidhur dhe i
miqësuar se me popullin amerikan, dhe kjo miqësi duhet të jetë e përhershme,
sikur asgjë nuk mund ta fshijë dhe evitoj nga kjo hapësirë e shoqërisë
njerëzore.
Në
këto rrethana ku qëndron vendi jonë, ajo që po bëhët gjithnjë e më shumë si një
lëmsh i diskutueshëm për shkak të taksës ndaj mallrave të Serbisë, nuk
nënkupton edhe plasaritjen e marrëdhënieve dhe miqësinë e Kosovës, me SHBA-të,
megjithatë duhet të jemi të matur ndaj këshillave dhe vendimeve të këtij vendi
mik.
Politika
e Serbisë, si gjithnjë do bëhët pengesë e projekteve të demokracisë së Kosovës,
politika e sëcilës ende ecën tutje në vazhdën e koncepteve që e mohojnë
shtetësinë e Kosovës, por sot në vendin
tonë qëndron shansi i madh, duke iu falenderuar SHBA-ve, dhe aleatëve të saj, që Kosova të depërtojë në realitetin e
vet dhe të vazhdojë ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të vet sovran dhe të
pavarur.
Sëcili
qytetar i Kosovës, do të ishte i brengosur kur dëgjon sot mënyra të ndryshme të
interpretimeve nga mediumet dhe opinionet e vendit dhe jashta vendit, se
marrëdhëniet me SHBA-të, po përkeqësohen përshkak të mospajtimeve të qeverisë
Kurti, për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, aq sa edhe trupat e veta mund
ti largojë nga Kosova ?
Përmes
këtyre rrethanave hapet ndoshta ndonjë shteg për domethënjën e një keqkuptimi
nga ana e opinionit të shqiptarëve dhe më gjerë, mirëpo, për sa kohë që Amerika
dhe Kosova, mbetën miqë të vërtetë, ky përkufizim është i pafavorshëm ndaj
atyre që japin sot lajme dhe opinione të rrejshme, sepse SHBA-të, janë vetë ata
që e krijuan shtetin e Kosovës.
Shkrimet
e vërshuara në mediume dhe politikat ditore të vendit e më gjerë, se
kryeministri Albin Kurtin, vepron në kundërshtim të SHBA-ve, janë edhe zhurma
të mediumeve, sidomos nga mediat serbe, që kanë për qëllim të fusin një lloj
«virusi « antiamerikan ndaj shqiptarëve dhe krijimin e një antipatie ndaj
kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij.
Mesazhet
e ambasadorit Grenel, si përfaqësues special z.Tramp, duhet të mirren parasysh
dhe t’a kuptojmë më mirë thelbin e tyre,
kur ato burojnë nga politikat e Shtëpisë së Bardhë, deshtëm apo nuk deshtëm,
porosia e tyre duhet të shkojë në vend, duke ditur se Kosova, pa ndihmën e
Amerikës, do mbetët e vetmuar dhe e pa mbrojtur gjatë rrugëtimit të vet.
Kosova
dhe çdo qeveri e saj, nuk mund të zbulojnë dhe formojnë modele të tjera që e
ndërtojnë dhe e ruajnë stabilitetin e këtij vendi përveq atyre që rrjedhin nga
politikat e SHBA-ve. Ne nuk mund ta pranojmë atë që ka bërë Serbia ndaj
popullit të Kosovës, sepse ka diçka shumë të dhimbshme në shpirtin e këtij
populli, që do ta mundojë përherë, me siguri një gjë të tillë e di edhe
Amerika.
Dhe
kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, sikur gjindet në vijën e parë të
frontit politik, i cili nuk e ka lehtë, por para se gjithash duhet të dalë sa
më parë jashtë kësaj mjegullire, të cilën e krijoi « taksa » ndaj
mallrave të Serbisë. Fatkeqësisht, Serbisë gjithherë ia kemi pa
« sherrin », por Kosova dhe udheheqja e saj, duhet të ketë kujdes të
veqantë ndaj vlerave dhe miqësisë së pa zavendësuseshme me SHBA-të, poashtu dhe
me miqtë evropian.
Prandaj,
Amerikë mos thuaj kurrë heqa dorë, apo me shqiptarët jam lodhë, sepse në esencë
shqiptarët janë popull fisnikë dhe liridashës, i cili ka përjetuar çdo
keqtrajtim dhe golgotë në jetën dhe historinë e vet njerëzore, por këtu
harrohet të shikohet tipari i parë dhe i rëndësishëm i këtij njeriu, dhe ai
popull që ekziston si i tillë në botë për ta kuptuar dhe për ta shpëtuar ishte
vetë populli amerikan dhe Amerika, sikur të ishte e thirrur vetë nga zoti.