Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni
E diele, 08.03.2020, 02:15 PM
Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni
Nga
Reshat Nexhipi
,,Fajtorë,, kryesorë, padyshim, janë ish kryeministri Lupço
Gjeorgjievski, filozofi i shquar dr. Ferid Muhiçi dhe dr. Fadil Sulejmani. I pari, disa herë,
pa hezitim, ka thënë se në v. 2020, shqiptarët në Maqedoni, bëhen shumicë,
i dyti, gjatë një debati televiziv, veç tjerash tha se anulimi, sipas disave, u
shkakëtua nga frika se përqindja e popullatës shqiptare mund të jetë shumë më e
madhe se zyrtarja, kurse i treti, shkoi edhe më lart: ,,Në Maqedoni jetojnë rreth 1
milion shqiptarë,, (Fakti, 30 tetor, 2010).
Këta
të tre, nuk kanë folur në hava, dhe nuk janë njerës
sido-kudo, sepse i pari, është shquar në politikë, i dyti dhe i treti në
shkencë. Prandaj, i bindur në deklarat e tyre, kryetari i Entit për Regjistrimin e Popullsisë, në kokë të vet ose i nxitur nga ndonjë
gligorovist, propozoi eliminimin e përkatësisë etnike, duke e zavendësuar
me gjuhën që flet i regjistruari!!!
Edhe ata që kanë një thrime tru në kokë e kuptojnë qëllimin
albanofob të propozuesit, sepse, pothuajse gjysma e popullatës jomaqedonase:
shqiptarët ortodoks, vllehët, romët, pa edhe një pjesë e mirë e turqëve dhe
shqiptarëve, për shkaqe të nohura: frika, interesi etj., përdornin, ose, akoma
përdorin gjuhën maqedonase, kështu që, nëse propozimi i këti yrneku, zbatohet,
përqindja e popullatës maqedonase,
pothuase, dyfishohet, kurse e shqiptarëve, e kundërta.
Prisnja që, qysh të nesërmen, politikanët tanë, do ngrinin iniciativën për largimin e këti kryetari albanofob dhe zavendësimin e
tij me
ndonjë tjetër, i pa ngarkuar me
paragjykime shoviniste, dhe njeri që do marrë parasysh numrin real të shqiptarëve, pa marrë parasysh a janë të
evidentuar ose jo, do pengojë manipulimin me numrin e emigrantëve, siç ndodh
gjatë zgjedhjeve për deputetë nga diaspora etj. Nëse një iniciativë e tillë,
për largimin e kryetarit në fjalë, nuk është ngritur gjer më sot, ajo duhet pa
tjetër të aktuelizohet tani, gjatë koalicioneve, si kusht, para votimeve, sepse pastaj, do jetë vonë.
Për këtë duhet marrëveshje e përbashkët
e liderëve tanë, por pa shkuar te miku i pasardhësit të Sllobos, i cili përmes Mini Shengenit kërkon
të realizojë ëndrën e Serbisë dhe nënës së saj-Rusisë, për daljen në Detin Adriatik. Pra, mos shpikim edhe një ,,Platformë,, tjetër të Tiranës, të cilën,
ditë e natë e përsërisin përfaqësuesit e partisë që është kundër zyrtarizimit
të gjuhës më të vjetër në botë.