Mendime
Florim Zeqa: Si të mbrohet Republika e Kosovës!?
E enjte, 12.03.2020, 07:08 PM
Si të mbrohet Republika e Kosovës!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Përderisa
në të kaluarën Kosovës nga BE-ja i bëheshin oferta në këmbim të liberalizimit
të vizave, përkatësisht në këmbim të pranimit të; fusnotës*, asociacionit,
demarkacionit,...kërkesat e fundit të bashkësisë për heqjen e taksës pa asnjë
kusht ndaj Serbisë, janë dëshmi se pas taksës fshihet diçka shumë më e
rrezikshme për fatin e shtetit të Kosovës.
Fillimi i bisedimeve me
Serbinë ishte një skenarë mashtrues
Për
të qenë mashtrimi akoma më i madh për popullatën e Kosovës, këto bisedime
fillimisht i quajtën "teknike", mirëpo ishte fusnota* ishte ajo që e
nxori në sipërfaqe karakterin politik të bisedimeve, përmes të cilave dialogu i
Brukselit e ka kthyer në pikën zero statusin e Kosovës.
Serbia
ia arriti qëllimit me bisedimet e Brukselit. Fillimisht me fusnotën* na e hoqi
emrin Republikë, me Zajednicën i krijojë bazat e autonomisë së serbëve brenda
Kosovës dhe së fundmi me planin ndarës e rihapi nga fillimi statusin e Kosovës.
Pas
(ri) shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe njohjes nga 116 shtete të
kësaj pavarësie, kërkesat për korrigjim dhe shkëmbin territoresh me Serbinë, e
ka vënë në lajthitje edhe faktorin ndërkombëtar, përkatesisht 116 vëndet që
kishin njohur Kosovën si shtet i pavarur e jo si rezolut 1244, e cila rezultoi
me tërheqjen e 18 njohjeve.
Si
rezultat i kësaj situate, përveq ç'njohjeve, kemi bllokim të njohjeve të
mëtutjeshme si dhe rishqyrtim të njohjeve nga ato shtete që e kanë bërë njohjen
vite më parë!
Të pamundësohet ndarja e
Kosovës
Nuk
duhet harruar se kushtëzimet që vijnë nga ndërkombëtaret mund të jetë një
sprovë për t'na mat impulsin tonë sesa jemi në të vendosur në mbrojtjen e
shtetit, për arsye se është thënë në qarqe të ndryshme se shqiptarët e Kosovës
nuk janë të zotët ta mbajnë shtetin e tyre.
Prandaj
për të demantuar tezat e tilla, sa më parë dhe sa më shpejtë duhet unifikim i
faktorit politik shqiptar. Para bashkësisë duhet të flasim me një zë, e jo me
dy, tre e më shumë, për arsye se bëhemi të pakuptueshëm dhe qesharak në sytë e
botës demokratike.
Liderët
e tri institucioneve më të larta shtetërore, presidenti Hashim Thaçi,
kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani duhet ta njohin dhe
pranojnë njëri-tjetrin si dhe të koordinojnë veprimet në përputhje me
rregullimin kushtetues të vendit, e jo të veprojnë sipas egove dhe inateve
personale.
Në
rrethanat kur mungon konsensusi politik për gjëra më të vogla siq është taksa
dhe reciprociteti, në asnjë rrethanë nuk duhet lejuar që fati i shtetit të
mbetët në dorën e një lideri shtetëror, për të trajtuar pasuritë e shtetit si
"pasuri e të gjithëve dhe pasuri e askujt", por ta mbrojmë në mënyrë
demokratike përmes referendumit popullor.
Deputetët
e kësaj legjislature duhet sa më parë të inciojnë ligjin për referendumin, si e
drejtë kushtetuese e përcaktimit të sovranit (popullit) për tema madhore për
vendin.
Kthimi
i Referendumit popullor para marrëveshjes finale me Serbinë, përveq
ndërgjegjësimit të liderëve shtetërorë dhe partiakë, do t'i zvogëlonte
mundësitë e pazareve politike dhe pamundësonte ndarjen e Kosovës.
Propaganda
anti-amerikane
Pranimi
i kushtëzimeve të Serbisë dhe pranimi i propagandës anti-amerikane janë tepër
të rrezikshme në këtë fazë nëpër të cilën po kalojmë si shtet.
Anti-amerikanzimi
është pjellë dhe lojë e rrezikshme e Serbisë, e cila për qëllim të fundit ka
prishjen e raporteve të mira të Kosovës me SHBA-të.
"Fake
News" apo lajmet e rrejshme se gjoja "SHBA-të janë duke e shqyrtuar
tërheqjen e trupave nga Kosova shkaku i mos heqjes së takses apo tarifës, po
ashtu janë propagandë e pastër e Serbisë, që për fat të keq i gëlltiti edhe një
pjesë e madhe e politikanëve tonë në pushtet dhe opozitë.
Investimet
amerikane në Kosovë janë afatëgjatë dhe nuk kanë të bëjnë fare me taksen. Hiqet apo nuk hiqet taksa, ka apo
s'ka marrëshje mes Kosovës dhe Serbisë, forcat amerikane do të jenë këtu për
interesat e tyre strategjike.
Prandaj
nuk ka nevojë për asnjë lloj shqetësimi apo shpërqendrimi të vëmendjes nga
veriu i vendit.
Mbrojtja
e veriut, përkatësisht integritetit territorial të vendit nuk është anti-amerikanizëm
por është atdhedashuri dhe obligim i së cilit prej nesh, për të cilën gjë na
duan dhe respektojnë amerikanët dhe të gjithë miqt tonë.
Prandaj,
nuk kemi rasye të hezitojmë në të drejtat tona kombëtare dhe qytetare, e mbi të
gjitha në drejtën universale të mbrojtjes së qënjes sonë në trojet tona
stërgjyshore.
Të gjithë në mbrojtje të
shtetit
Të
ngrihemi të gjithë në mbrojtje të shtetit pa dallim partiak apo fetar, më të
gjitha mjetet demokratike duke filluar nga: protestat, demonstratat, grevat e
pergjithëshme deri në një rezistencë aktive e paqësore mbarëkombëtare.
Kjo
është një e drejtë natyrore të cilën nuk mund ta mohoj as komuniteti
ndërkombëtar. Përderisa bashkësia ndërkombëtare serbëve ua lejon barrikadimin
në veri, që tani e 21 vite më parë po e mbajnë të pushtuar, nuk mund të na
pengojë as ne mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të shtetit të njohur në
kufijt ekzistues.
Shteti
i Kosovës duhet të mbetët unik dhe i pandarë, pra Republika e Kosovës pa
fusnota*** ose ndryshe nuk mund të ekzistoj, sikurse pavarësia që duhet të jetë
e plotë ose ndryshe nuk mund të quhet ashtu, për shkak se nuk ka gjysëm
pavarësi, gjysëm liri dhe as gjysëm shtet.
Po
ndodhë kështu për faktin se të gjitha qeveritë tona që nga paslufta deri më
tani nuk e kanë bërë asnjë trysni politike ndaj faktorit ndërkombetar, por çdo herë ngjarjeve ju kanë
shkuar nga mbrapa në vend që t'ju paraprijnë atyre vetë.
Nuk
është vonë as tani, që bashkësisë ndërkombëtare t'i bëhen të qarta kërkesat
tona para përmbylljes së bisedimeve me Serbinë, duke u nisur nga veriu i
vendit, për arritjen e suksesshme të përmbylljes së këtij misioni, në të
kundertën, do të bien poshtë edhe shumë plane të ndërkombëtarëve, se pa
zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në ballkan nuk do të ket qetësi në
ketë rajon e më gjerë.
Për
të ardhë deri të ky shtet është derdhë shumë gjak e janë bërë sakrifica të
panumërta, andaj askush nuk e ka të drejtën të luaj me atë gjak, as presidenti,
kryeministri dhe askush tjetër.