Mendime
Fahri Nivokazi: Udhëheqësve të Kosoves, Kurti - Osmani
E enjte, 12.03.2020, 12:13 PM
LETËR
PA ZARFË...
-Udhheqësve
të Kosoves, Kurti - Osmani-
Shoqata
„Shqiponja“ me seli në Siegen te Gjermanisë,pasi që percolli me vëmendje të
veçant,ditët e epopesë së lavdishme të UÇK-së,5,6 dhe 7 marsin,vendosi që t‘ua
dërgoj një letër vëllezërore Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Albin
Kurti si dhe kryetarës së parlamentit të Republikës së Kosovës z. Vjosa Osmani!
Të
nderuar Kryeministër dhe kryetare e parlamentit të Rebublikës së Kosovës!
5,6
dhe 7 marsi na detyroj që tu shkruajm këte letër tepër vëllezërore pavarësisht
a do ta lexoni apo jo.Ishin këto dit marsi që ,na e kthyen vëmendjen para 22
viteve,atje në Prekazin kryengritës e historik,ku Shaban Jashari me djemt e tij
Hamzën dhe Ademin, me nipa e mbesa,me mysafir
e kushëri, u betuan shqiptarisht, që njëhere e përgjithmonë pas afër 150
viteve robërie ,t‘i nxjerrin njëhere e përgjithmonë nga trojet tona bishat e
egëra serbe.Akti heroik i Jasharëve zgjoj dhe kthjelli çdo mendje shqiptari e
shqiptarëje,se liria e Atheut eshtë më e shtrenjët se çdo jetë e jona nënë
robëri,Ushtria Çlirimtare e Kosovës,që rrënjët i ka në Prekaz e në kullën e
bacës Shaban,u forcua dita ditës në luftime për jetë a vdekje ,ku arriti per 18
muaj luftime të rrepta t‘i nxjerre nga
trojet tona gjakpirësit serb!Vizitat e shumta nga vizitor anë e kend Shqipërisë
Natyrale gjatë këtyre ditëve në Prekaz ,kan një mesazh të qartë se populli ynë
i shumvuajtur e do unitetin dhe bashkimin për ta dërguar në vend amanetin e
Jasharëve dhe të gjithë atyre qe nder shekuj u fliuan për të shtrenjëtën liri
,sikur një gjë të tillë ta duan edhe politikanët shqiptar.Me 6 tetor të vitit
që shkoj ,ku populli votoi për ndryshime,ajo që na habiti shumë ishte fakti se
koalicioni fitues shpenzoj kohë kogja shum për formimin e institucioneve ku,në
udhe doli si pa nevojë çështja e Presidentit të Republikës, një gojdhanë e
popullit na tregon sinqeritetin e dy vëllezërve „Rrahmanit dhe Rrahimit“kurë
kishin ndae pasurinë mes veti, dhe kjo ndarje kishte zgjatë më shum se një vit,
sepse kishte dalë në udhe ara e madhe me shtatë mullinjë ku kishte vlerë sa e
tërë pasuria e dy vëllëzërve.Vëllau i madh Rrahmani,kishte deshirë qe arën me
mullinjë t‘ia japë Rrahimit,që ishte më i vogël,ndërsa Rrahimi nuk pranonte sepse kishte dëshirë që arën e
madhe me mullinjë t‘ia japë Rrahmanit sepse ishte vëllau më i madh dhe ishte më
mundinçar,prandaj edhe u vonuan më shum se nje vit që ta ndajnë pasurinë e
tyre.
Kjo
zgjatje në mes dy koalicioneve ndodhi jo për t‘i dhënë më shum njeri tjetrit
por, për të marë sa më shum nga njëri tjetri,e ,sidomos postin e
Presidentit,Prandaj konsideroj me sa vijon;
Të
propozohet president i ardhshëm i Kosovës jo një figurë e vjeter që ka kaluar
nga zyrat e LKJ-së pavarësisht integritetin e tij inelektual e shkencor , por
një kuadër që i balancon dhe ka imunitet mbi shoqërinë tonë progresive dhe ate
regresive!
Ky
mundë të jet me i përshtatshmi dhe më i favorshmi edhe pertej kufive të Kosovës
, nipi i
Shaban
Jasharit;Murat Rifat Jashari.
Presidenti
i ardhshëm i Kosovës Murat Jashari politikisht eshtë i përshtatshëm,kombtarisht
i përsosur,intelektualisht i
përgatitur,psiqikisht i kapshëm për çdo oxhak shqiptari dhe juridikisht
i arsyeshëm.
Me
propozimin dhe zgjedhjën e Murat Jasharit President i Kosovës, do tu
shurdhohen, zërat e kumbarëve të Serbisë në Kosovë,edhe grupacioneve të
nepotizmit dhe korrupcinit.Ndërsa ora e Jasharëve në arenën ndërkomëtare do të
ketë forcë reale përballë atyre hipokritëve që perpiqën gjoja për ta pajtuar
shpejt Kosovën me Sërbinë.Dhe shteti i Kosovës nuk do të ket
president(apolitik) më të përshtatshëm,aktiv,puntor,e të pastër për interesat e
çështjes shqiptare ,tash 20 vite të
shkuara dhe 20 vite të ardhëshme,sepse ende nuk jan tharë lumenjët e gjakut në
gërmadhat e kullës legjendare të Shaban Jasharit,ashtu siq i patë edhe Juve vet
gjatë këtyre tri ditëve!
Për
presidentin e ardhëshëm të Kosovës Murat
Jasharin do të votojnë 110 deputet me,përjashtim të listës serbe!Me këte rast
do vuhet me shpatulla për muri edhe Sanço-Panço me tri këmbët e tij i, cili bëri tëre këte rrëmujë
për të shijuar dhe ulur në karrikën e presidentit që e kishte fantazuar!
Urime
e përhajr na qofshin organet e reja të pushtetit popullor!!!
URIME!!!
Lavdi
Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Lavdi
gjakut dhe oxhakut të Jasharajve!
Lavdi
të gjithë deshmorëve të Atdheut!
Rroftë
kombi Shqiptar!
Me
respekt;
Fahri NIVOKAZI
për
kryesinë e shoqatës „Shqiponja“në Siegen
Gjermani
-Për
Zh-në, nga Gjermania, 08 mars 2020-