Mendime
Florim Zeqa: Albini nuk e rrokullisi taksën!
E hene, 16.03.2020, 09:20 PM
Më 15 mars Albini nuk e rrokullisi taksën!
Shkruan:
Florim Zeqa
Mungesa
e dakordimit të partnerëve qeverisës për marrjen e vendimit për heqjën e
taksës, përveqse i shpërfaqë dallimet e mëdha që kanë mes tyre LVV dhe LDK, e
vënë në pikëpyetje të ardhmën e këtij koalicioni qeverisës.
Puna
e parlamentit, përkatësisht shndërrimi i kuvendit në një arenë përplasjesh mes
pushtetit dhe opozitës, me akuza dhe kundërakuza nga më të rëndat në mes
deutetëve, të kujton kohën e kaluar, kur në Kuvendin e Kosovës punohej nën masa
të jashtëzakonshme shkaku i hedhjes së vezëve dhe gazit lotësjellës, i cili
përveq rrezikimit të shëndetit të deputetëve në sallë, e kishte rrezikuar edhe
funksionimin e institucioneve tjera shtetërore.
Edhe
pse deri më tani, nuk kemi prezencë të gazit lotësjellës dhe vezëve në kuvend,
bojkotimi i seancave nga ana e opozitës e ka vënë në pikëpyetje shpresat e
qytetarëve dhe përspektivën e ndritshme të vendit.
Dallimi mes pozitës dhe
opozitës është pushteti e jo interesi i qytetarëve
Politikanët
pa dallim, pushtet dhe opozitë, për ti ruajtur bizneset dhe interesat e tyre
personale, qëllimisht prodhojnë situata krizash artifiaciale, duke hapur tema
të mëdha që nuk janë në domenin e tyre,
për të anashkaluar kështu temat që ndikojnë drejtëpërdrejtë në zhvillimin
ekonomik dhe mirëqënjen e qytetarëve të vendit.
Siq
po shihet, në vend që siguria, drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe mirëqënja
qytetare të ishin në plan të parë të kësaj qeverie, tema me të cilat dhe për të
cilat edhe erdhi në pushtet koalicioni qeverisës LVV-LDK, gradualisht po
zavëndësohen me temat e dialogut me Serbinë dhe çështjen e taksës e cila i
hëngri "kokën" një kryeministri!
Taksa sherr i madh për
vendin
Sherri
i taksës po vazhdon tutje, dhe pikërisht mos koordinimi i partnerëve të
koalicionit qeverisës rreth problemit të heqjes së taksës mund ta rrezikojë
edhe "kokën" e kryeministrit Kurti dhe dërgimin e vendit në zgjedhje
të jashtëzakonshme!
Edhe
përkundër çasjes destruktive të opozitës në Kuvend, rreziku 'Qeverisë Kurti'
nuk vjen nga opozita, por nga taksa dhe dialogu me Serbinë.
Sjellja
destruktive dhe bojkotimi i seancave, vetëm sa do ta dëmtojë akoma më tepër
imazhin e opozitës. Vetëm një opozitë e fuqishme dhe konstruktive në kuvend do
të përmirësonte imazhin e parlamentarizmit dhe zhvillimit demokratik të vendit
në këto rrethana të paqarta politike.
Vetëm
një opozitë aktive në kuvend dhe konstruktive në veprimet e saj, do ta bënte
akoma më të përgjegjshme pozitën dhe përmirësonte imazhin e saj të lënduar
skajshmërisht nga qeverisja 12 vjeçare.
Pozitën dhe opozitën i
ndanë vetëm pushteti, por jo edhe interesi i qytetarëve
Dallimet
që ekzistojnë mes pozitës dhe opozitës nuk janë shumë përmbajtësore, për shkak
se i ndanë vetëm pushteti e jo interesi i qytetarëve!
Megjithatë,
ka edhe diçka që i bashkon pozitën dhe opozitën! Është mos uniteti dhe mos
koordinimi i veprimeve.
Barometri
më i mirë matës i kësaj që ceka më sipër është çështja e Taksës. Përderisa
pozita nuk mund të koordinohet për heqjën e taksës, as opozita nuk është e
bashkuar në mbrojtjën e saj!
Përfundimisht
vjen edhe konkludimi logjik, se pa opozitë të fuqishme nuk do të kemi pozitë të
fortë dhe të përgjegjshme dhe anasjelltas. Mos uniteti i pozitës në marrjen e
vendimeve kruciale për vendin dhe mos dakordimi i opozitës në mbështetjen e
vendimeve jetike për vendin siq është miratimi i buxhetit dhe marrja e vendimit
për (mos) vazhdimin e dialogut me Serbinë, i lë duart e lira qeverisë në
marrjen e vendimeve pa konsensus nacional.
Kërkimfalja e
kryeministrit pas dështimit të parë
"Të
nderuar qytetarë, sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa
100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse
qëndrimi im i shprehur më 27 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq
për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës,
LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me
reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme"
(përfundon citati i kryeministrit).
Në
traditën e popullit shqiptar është një princip i vjeter që "Burri fjalës
së dhënë, jo kurrë nuk i bie pishman"!
Sikurse
votimi i Rezolutës për vazhdimin e dialogut me Serbinë pa pjesëmarrjen e
opozitës në Kuvend, që nuk është sinjal i mirë për vendin, ashtu edhe
kërkimfalja e kryeministrit Albin Kurti për mos përmbushjen e deklarimit dhe
qëndrimit personal për heqjën e pjesshme të taksës më 15 mars, duke fajësuar
partnerin e koalicionit qeverisës, lenë pak për të shpresuar në jetëgjatësinë e
kësaj qeverie!
Rënja
edhe e kësaj qeverie shkaku i taksës do të ishte humbje e madhe dhe e dyfisht
për vendin dhe e dhimbshme për Albin Kurtin.