Mendime
Pal Neçaj: Nuk mbajmë zi pa dalun fare
E hene, 16.03.2020, 09:00 PM
NUK MBAJME ZI, PA DALUN FARE
-SI E PRET PAL NECAJ 84 VJECARE, KORONAVIRUSIN NE NY, USA?-
Shenim per lexuesin:
Me merakun e ketyre diteve, gjithsesi te veshtira (me shume
psikologjikisht), krahas disa miqeve e
dashamereve te mi ne Europe e Amerike , ju drejtova edhe shqiptaro-amerikanit
84 vjecare, mikut tim e te babait tim, Pal Necajt ne NY, USA, me kete shqetsim,
per shendetin e tij e te familjes ne kete `´lufte te Trete Botrore`´. Mbas disa ores, posot, 15 Mars, Pali mu
pergjigj, dhe une si transparent (nga
nje here edhe i tepruar , mbase!), po e ndaj kete pergjigje me ju.
...!
Cifti Necaj
I dashturi Zeqir !
Ju falnderoi për urimin dhe Lutjen tuaj për familjen tonë
(Neçaj). Të njëjtin urim dhe Lutje kemi edhe ne për ju Ju Zeqir e Sabrije
Lushaj, ne Shengjin, Albani, per djalin Lulzimin me nuse dhe femijtë ne Zvicerr
si dhe krejt familjen e nderuar Lushaj, gjakun e Sadik selmanit te grise, në
tërësi.
Te gjitheve: -Zoti ju ruajtë dhe u largoftë rrezikun!
Ne jemi të gjithë mirë, deri tani pa-asnjë shqetsim. Do ja
lëmë kohes me besim e shprese se kjo
epidemi do shuhet si bryma nga dielli,pra, -"Kolera-virusi" që po
pushton botën. Por besoj se do ta "Thyejnë Qafen" shumë shpejt!.
Korona-virusi (po mendohet si dhuratë nga Kina) sa shihet
deri tani, nuk nenshtron fëmijtë dhe moshen më vitale të njerëzve. Ai plakos të
sëmurtë, të moshuarit (më shumë të gjinisë mashkullore,e shyqyr të na shpetojnë
gratë)! Mbi ne burrat e vjeter rëndojnë dy faktorë:
a)- Mosha
b)- Hakmarrja e komunisteve Kknez (për ata si une e ti) për
akuzen që u bëri E. H si tradhtarë të ML
të "shitur tek Imerializmi Amerikan"!
...!
Por ne nuk tremben, "Në gojën e Ujkut kemi hedhur
valle"! "Zemrat tona kanë gjak sa gurra", "I kemi gjokset
prej Çelikut" .
Në fund të fundit, une duke u frymëzuar nga jevku kur e
lodhi era në një qafë-mali, tha: "Fry -fry, se s'je tuj ba nami, nji Gabel
po mbyt"!
Kështu edhe une do t'i thom po erdhi koronavirusi, "
Mos u kreno se bëre namin, more qyrravec kinez, se ne fund te fundit një plak
po mbyt"!
...!
Familja Neçaj "këndej oqeanit" Une me Prenda, ju
bajnë shume shume të fala. ty e
Sabrijes, dhe ju përqafojme me mall.
Për te mira u ndigjoshim dhe u takoshim ;
I juaj, Pal Neçaj, NY, USA.