Mendime
Dedë Preqi: Opozitë pa besueshmëri dhe deputetë analfabetë!
E diele, 15.03.2020, 09:57 AM
OPOZITË PA KREDIBILITET EDHE DEPUTET ALAMET ANALFABET!
Nga
Dedë Preqi
Parlamenti
është themeli i një Institucioni kryesor i një shteti, i cili përbëhët nga
përfaqësuesit e popullit, që quhen deputet, të cilët së bashku e përbëjnë një
Kuvend. Dhe deputeti ka domethënje të rëndësishme në një institucion
demokratik, i cili zgjedhet me votën e popullit, që ka për detyrë t’u shërbejë
interesave të tyre me ndërgjegje e besnikëri.
Por,
dëshprimisht ndodh edhe e kundërta, kur deputeti merr një rrol tjetër, thjeshtë
nga vetëdija, apo pavetëdija, i cili bëhët lojtar i garave dhe sulmeve të
porositura, duke e shfrytëzuar këtë rrol në favor të klanit të tij, që e kanë futur në këtë Institucion, për t’a
shtuar numrin, apo për t’a zënë një ulëse në Kuvend.
Deputeti
i një Kuvendi, është sikur një organ në trupin e njeriut që funksionon, apo nuk
funksionon, dhe mosfunksionimi i organit në trupin e njeriut, nuk do jep
kontakt as forma jetësore shpirtit, që me emocionet dhe prevojat e veta krijon
mundësi të reja jetësimi, apo në të kundërtën dhe shkatërrimi, që mjafton të
krahasojmë kuptimin e fjalës « funksionim » dhe mos
« funksionim ».
Kosova,
si asnjëherë tjetër në shtetësinë e vet, nuk është rastisë me një opozitë aq të
çoroditur dhe të koklavitur e të pa dinjitetshme, e cila gjatë seancave
parlamentare shpeshherë na lë pa tekst, sepse nuk gjenë fjalë për t’a zbërthyer
domethënjën e tyre, (me përjashtim), disa prej tyre dallohen aq të pa
«gëdhendur» sa që nuk lënë fare përshtypjen e deputetit, por të ndonjë «lopari»
të dobët, që nuk i beson me e dërgu as me bagëti.
Kujna
do i sjell dobi kjo opozitë e këtij lloji «sharlatanist», sëcilës nuk i
intereson gjendja e popullit të vet, as këto ditë në këtë situatë të krizës
universale nga «koronavirusi», që ka prekur dhe vendin tonë, me ç’rast janë
disa çështje urgjente të cilat duhet ti ndërmerr qeveria e vendit, sikur është
edhe miratimi i buxhetit shtetëror për vitin 2020, dhe si nevojë e ngutshme për
të ndarë një masë buxhetore në tejkalimin e kësaj krize madhore.
Sa
është e prekshme kjo lojë e opozitës së organizuar, e cila e trajton
ekzistencën e vet si të zotëruar nga një lloj madhështie me domethënje të
paprekshme, që në realitet i ngjajnë vetëm një skene të neveritshme e llojit të
arrogancës dhe njerëzimit primitiv, kur sa herë që marrin fjalën në Kuvend, nuk
duken edhe si të zakonshëm, por të revoltuar e të kompleksuar, pa i prekur fare
temat që janë në rend të ditës, duke i drejtuar shigjetat vetëm ndaj
kryeministrit dhe pozitës.
Pse
po na paraqitet kjo perde e pa natyrshme para syve, që po na pengon ta shohim
vetëvetën dhe njëri-tjetrin më mirë, ta kujtojmë vetëm një çik të kaluarën e
hidhur, kur e kemi pasë në mallë Kuvendin dhe Parlamentin tonë dhe tani, sikur
nuk duam ta shfrytëzojmë demokracinë tonë parlamentare, duke ditur se para
hundëve e kemi në dispozicion kulçedren, që po na kërcënohet përditë dhe po na
pret në çdo moment përçarjen dhe shpartallimin e këtij istitucioni dhe të
tjerave.
Sikur
nuk po na shkon mendja njëherë, se jemi edhe shumicë shqiptare, dhe më e
rëndësishme është se jemi edhe vëllezër të një gjaku, si një realitet që nuk
mund të zhbëhët dhe kemi mundësi për të marrë vendime të rëndësishme për
vetëvetën, me të cilat do krenohemi, por jo të bëhëmi « ujqë dhe
bisha » të çartura ndaj njëri-tjetrit, përshkak të ndryshimit të pozitave
shoqërore e demokratike.
Sëcili
ka të drejtë dhe duhet të jetë pjesmarrës i lirisë dhe demokracisë së këtij
vendi, por edhe i dobisë së tij, duke pasur në një mënyrë mundësi pozitive të
ndryshojë realitetin në këtë vend, të ndryshojë edhe gjendjen e këtij populli,
i cili e meriton një qasje pak më ndryshe dhe më meritore.
Nëse
përballë këtyre rrethanave, kësaj gjendje i shtojmë edhe shqetësimet tjera,
duke ia zbehur rrolin dhe imazhin Kuvendit të Kosovës, kur në mesin e këtij
Institucioni përveq opozitës jo konstruktive, kemi edhe deputet analfabet, edhe
pse nuk munden të gjithë të kenë titullin e profesor Jahja Kokës, apo të
Frashër Demaj, por është për të ardhur keq, nëse kemi të bëjmë edhe me deputet
që nuk kanë aftësi ta lexojnë as tekstin e vet, që do ia kishte shkruar dikush
tjetër për t’a paraqitur në Kuvend.