Mendime
Nue Oroshi: Bota po hyn në një rrugë tjetër, duhet të ruhet kthjelltësia e mendjes
E enjte, 19.03.2020, 07:57 PM
Bota po hyn në një rrugë tjetër, duhet të ruhet kthjelltësia e mendjes
Nga
Nue Oroshi
Virusi
COVID-19 i njohur tash me emrin Coronavirus ka ndryshuar gjendjen normale në
botë.Është bërë kufizimi i levizjes së lirë si dhe i jetës normale.Jeta nga
zhvillimet e saj me plot vrull është shëendrruar në aspektin e mbijetesës.Kam
përshtypjen se ky virus më shumë është duke e demtuar njerëzimin në aspektin
psikologjik se sa viral.Për këtë duhet të gjithë ta ruajmë mendjen dhe ta
kalojmë kohën duke kryer punët profesionale mbrenda shtepisë apo banesës.
Studiuesi
duhet që mos ti ndalë studimet duke gjurmuar dhe punuar në materialet që i ka
afër ku mund të dalin punime të mira shkencore në të ardhmën.Poeti e shkrimtari duhet të vazhdojnë shkrimet dhe
mund të dalin poezi dhe romane të shkëlqyeshme. Dhe deri sa i tërë globi toksor
lufton për ta kaluar sa ma lehtë mbijetesën është politika shqiptare ajo e cila
mirret me shkarkime e mocione sikur të ishte kohë normale.Një gjë duhet ditur
historikisht se të gjithë ata që kanë përfituar në kohë kolerash nuk i kanë
shkuar mirë punët në ardhmëri.
Është
për tu marrur lakmi se sa mirë dhe me përkushtim i kryejnë punët pushtetarët në
Gjermani.Ata janë bashkuar pozitë dhe opozitë dhe kanë gjetur çelësin e
mbijetesës dhe kujdesit për popullin edhe në këtë periudhë kohore duke ndihmuar
në shumë aspekte.
Edhe
pse në qytetin e Kielit ku jetoj deri më tani janë prekur 25 persona nga
Coronavirusi nuk krijohet panikë por jeta vazhdon me kufizime dhe njerëzit
dalin jashtë vetëm kur kanë nevojat e tyre për tu pajisur me gjerat
elementare.Një gjë e cila duhet të shërbej për të mirë në këtë kohë kolere
është afrimi i njerzimit me njëri-tjetrin.Një pjesë e madhe e njerzimit për një
kohë të gjatë e patën humbur busullën e orjentimit njerëzor.Dhe ky virus tregoj qartë se nuk
janë të paprekur as politikanët e as biznismenët botëror por as njerëzit që
bëjnë jetën normale. Edhe kësaj radhe pasojat më së shumti po i bartnin
njërëzimi apo klasa normale e njerëzve.Mjekët dhe infermierët janë si gjithnjë
në frontin e parë të luftës kundër këtij virusi.Ata duhet përgëzuar por nuk
duhet lënë anash as furrtarët që po e
gatuajnë bukën,puntorët që po i mbushin me mallra pikat e shitjeve, si dhe të
gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër janë të angazhuar që ta mbajnë jetën në
binarët e normalës.
Pas
përfundimit të këtij virusi bota do të vazhdon mbijetesën por me respektin më
të madh për njëri -tjetrin. Ne shqiptarët është mirë ta përkrahim njëri
-tjetrin secili në mënyrën dhe mundësitë që i ka.Kurse është parësore se mos të
krijohet panik dhe pasiguri,që do të shkaktojnë pasoja psikologjike në të
ardhmën.E di se shumica po i frigohen vdekjes por duhet ditur qartë se jeta dhe
vdekja janë shumë afër njëra-tjetrës.
Ta
jetojmë jetën edhe në këto rrethana të krijuara, secili të mirret më punën e ti
kurse unë jam duke punuar që sa më shpejtë të pergatisim dy librat e radhës që
këtë vit planifikon ti botoj shoqata "Trojet e Arbrit".