Mendime
Dedë Preqi: Kryeministri në mes binarëve
E enjte, 19.03.2020, 07:59 PM
KRYEMINISTRI KURTI NË MES BINAREVE
Nga
Dedë Preqi
Do
të thotë që në fillim të detyrës së tij si kryeministër i Kosovës, ka pasur një
motivim dhe vullnet të dyfishtë për punë dhe përkushtim ndaj detyrave të
pritshme të qeverisë, në çastin dhe gjendjen jo të mirë në rrethana e kushte
shumë specifike.
Ndërkaq,
vullneti kryeministrit të ri, i vënë përballë luftës ndaj keqbërësve të këtij
vendi, veqanarisht ndaj atyre që e koltivuan korrupsionin me vite të tëra, që
do t’u rrinte si shpata e Demokliut mbi kokë, për ta evituar këtë element të
rrezikshëm, që fare pak ka dallim me virusin « korona », i cili është
shpërndarë dhe e ka rrezikuar çdo pore të jetës në vendin tonë njëzet vite me
radhë.
Duke
pasur nuancat e një motivimi të këtillë, dhe në bazë të ligjit funksional, po
sa fillojnë ndëshkimet ndaj fenomenëve të tilla, duke mos kursyer dhe
priveligjuar asnjë kategori të këtij lloji, frika e këtyre njerëzve po e bënë
të vetën, të cilët po e shfrytëzojnë situatën dhe koronavirusin, që të
shpëtojnë përmes përmbysjes së këtij pushteti, me mocionin e mosbesimit, të
nxitur nga LDK, dhe plani i PAN-it, të cilët po presin « hasret »,
realizimin e këtij plani.
Prandaj,
kryeministri sikur në ditët e para qëndron në të njëjtin pozicion përballë një
realiteti që po krijon realitete tjera, duke vepruar me plot besim, duke i
përballuar pengesat e brendshme dhe ato të jashtme, duke i tejkaluar ligësitë e
këtij vendi dhe në favor të dinjitetit njerëzor.
Dhe
sikur me tërë këtë ngarkim që po e shkakëton virusi korona, kryeministri Albin
Kurti, së bashku me stafin e tij ministror dhe atë të shëndetësisë, ka arritë
të jep minimumin e duhur dhe të plotësojë kushtet e një parandalimi të mundshëm
ndaj këtij fenomeni të rrezikshëm, i cili vihet para një sprove të rëndë, por
shumë të suksesshme për dallim edhe nga rajoni.
Kryesisht
duhej të ishin vetëm pak nga disa argumente që do ti rezistonin natyrës së
ndjenjave dhe mocionit që po ngre LDK-ja, përmes planeve të Hashim Thaçit,
sikur ndërgjegja e tyre do të ishte shterrur dhe do të thoshte se, fashistët na
kanë vrarë dhe krijesën tonë më të dashur, ndërsa tani ata sot nuk i kemi si të
tillë, por po i zavendëson një lloj i tjetër, që nuk e kemi besuar kurrë…
Kryeministri
KURTI, qëndron në mes binarëve, pikërisht në këto rrethana kur ndërgjegja të
thotë se duhesh, sidomos në këto ditë të vështira që po përballet jo vetëm
Kosova, por e gjithë bota, kjo plasaritje në këtë figurë nuk duhet lejuar që ta
pranojmë si përfundim pa e kryer programin e tij, në një çast kur ky vend ka
nevojë si kurrnjëherë tjetër.
Nëse
një pjesë të shkakut të këtij fundi e kërkojmë në dashurinë dhe vullnetin e tij
të pa realizuar ndaj këtij vendi, kur ai vetëm po sa e bëri tentativën e parë
që ta pastrojë llumin e qeverive të kalbura nga korrupsioni, pra kur akoma nuk
ka pasur arsye të heqë dorë nga ky iluzion i tij në këtë drejtim, na duket
poashtu i pa vend, i pa logjikë të shëndoshë dhe i pa bazë.
Populli
duhet të veprojë me vetëdijen e vet pa imponime, jo vetëm për një çast, por
duke i kuptuar rrethanat dhe kushtetet në të cilat jemi, që na i kanë sjellë
deri më tani qeveritë e kaluara, dhe si do të pajtoheshim me pohimin e asaj
pjese, e cila dëshiron që të na përseritet e kaluara nga përsonazhet e njejtë,
që manipuluan edhe me tendera të varrezave të dëshmorëve të lirisë.
Ventili
që do të funksiononte në mënyrën më aktive, në të përgjuarit e këtyre argatëve
keqbërës të këtij vendi, është mjaft i njohur dhe autentik me qeverinë Kurti,
dhe pikërisht kjo elitë politike do e vënte në kontekst vertetësinë e kësaj
ëndërre dhe sjelljen e këtyre partizanëve qëllimkeq për këtë vend, me
përshtypjen se kryeministri Kurti, ka mbetur në mes binarëve, por me pak
shpresë se ky popull do të jetë në gjendje të nxjerr të mirën prej të keqës, e
cila po na vërbon dhe po na i lanë sytë.