Mendime
Murat Gashi: Jam në tokë për t'i ndihmuar të tjerët
E merkure, 25.03.2020, 11:00 AM
NË DITËN E PARË TË VETKARATINUAR KAM MËSUAR SE JAM NË TOKË PËR T’I NDIHMUAR TË TJERËT
Nga
Murat V. GASHI
Ishte
dita e enjte 12 marsi 2020, ishte ditë e bukur me diell. Qetësia e diellit
mbinte mbi qytetin e Prizrenit, ndërsa njerëzit i kishin mbushur lokalët me
njerëz dhe tavolinat ishin përplot kafe, çaj, boze e ëmbëlsira. Gumëzhimin si
bletët në pranverë të gëzuar për të marrë frymë me letë. Ndërsa rrugët që të
qojnë majave të maleve, kalasë dhe Marashit ishin përplot me qytetarë të
shoqëruar me tingujt e muzikës së zogjve, që edhe këto iu gëzuan ditës së
bukur. Unë me një grup miq, ishim ulur përball Xhamisë se vjetër, mbi 500 vjet
e vjetër "Sinan Pasha " , në lokalin "Menta" për të pi nga
një çaj, ndonëse mbrëmë Qeveria kish marrë vendim për t'u mbyll shkollat për
shkak Coronavirusit, ne dolëm secili për të krye ndonjë punë familjare.
Bisedonim për korona virusin, që e ka përfshi botën dhe e kish fut në
karantinë. Ndërkohë, ndonëse, ndërmjet Xhamisë dhe lokalit " Menta "
në tatëpjetë është rruga, jo e gjerë dhe e lakuar, e shtruar me kubëza, kaloi
një i moshuar, i njohur. Ishte REMI, teolog i fesë Islame. Ai ishte nis kësaj
rruge, me gjunjët e tij të këputura nga mosha e tij. Na përshëndeti ëmbël dhe
ne ia kthyem me buzëqeshje të ëmbël. E pyetëm se kah po ia mban, na u përgjigj
: " Ngadalë po i ngjitem kësaj rruge për të shkuar deri në Kala. Kush e di
nesër a do ta shoh diellin këtë ditë të bukur. Por, kur e pyetëm se çfarë ka
mësuar për kuptimin e jetës së tij, ai na u përgjigj shkurt " Asgjë, përveç
lumturisë kur e qon mirë me shoqërinë nder veti. Pastaj sërish foli. I bëra 73
vjet, dhe shumë kam mësuar e përjetuar të gjitha kohërat e sëmundjeve por
moshën time. Por kurrë s’jemi mbyll në shtëpia. Kurse sot, si po i thonë kësaj
sëmundje Coronavirusi na mbylli edhe shpirtin për të marrë frymë në dhoma.
" EPO " iu përgjigj plaku vetes " Kam mësuar se jam në tokë për
të ndihmuar të tjerët e jo vetes, jo ta mbylli veten në mes katër mureve në
shtëpi. Unë jam i vjetër dhe po eci drejtë një caku të pafund. Fryma ime derisa
të jetë e shëndosh, i duhet të rinjve. Ata presin ndihmën dhe këshillat tona,
sepse ne i kemi përjetuar thuaja shumë sëmundje të ndryshme që na kishin marr
jetra të njerëzve. Krejt çka kemi mundur t'ju ndihmojmë te sëmurave, atëherë
nga malaria, i kemi përdorë ilaçe popullore, dhe përmes besytnive të shenjta,
përmes feve foli plaku 73 vjeçar dhe u ndal pak të marr thellë fryme që ishte
nis drejtë kësaj rruge për në Kala. Fete vazhdoi ai, japin një përshkrim të
plotë të botës dhe na afrojnë një " Kontrate jete " të mirë
përcaktuar me qëllime të paracaktuara. Ruaju pak ti, përpara çdo fenomeni
natyror, apo edhe nga ata njerëzit që sjellin të këqija. Të keni besim në vete
dhe në Zot. Sepse " Zoti ekziston " Ai na ka thënë, në këtë botë, të
sillemi si njerëz në disa mënyra të caktuara. Këta njerëz kanë në vete një lloj
spiritualizëm. Feja është një marrëveshje, kurse spiritualizmi është një
udhëtim. Ky spiritualizëm i shpien njerëzit në mënyrë misterioze drejt
distinacioneve të panjohura. Ajo që ende nuk e kam zbuluar është se pse të
tjerët janë këtu. Haj medet çfarë spo dëgjon njeriu në jetë. Edhe pse kjo ditë
shkoi shpejt Qeveria e Kosovës kishte marr vendim, të mbyllen shkollat, të
ndalohen të gjitha lojërat sportive, tubimet e njerëzve, mbyllja e lokaleve,
kafiterive, përveç barnatoreve farmaceutike, furrave të bukës dhe, marketeve,
megjithatë rrugët e qytetit ishin përplot me qytetarë ndërsa nxënësit e
shkollave nuk besuan shumë qëllimin e Qeverisë pse i mbylli shkollat, për shkak
të përhapjes së Coronavirusit ose pandemisë Covid 19, shëtitnin rrugëve të
qytetit dhe kafiterive. Derisa i shihnim rrugët e qytetit përplot me qytetar,
profesorët të Edukatës Fizike TOLI, dhe EDI, i pan nxënësit e vet. U treguan
arsyen e mbylljes së shkollave dhe i këshilluan, që t'u përmbahen vendimeve të
Qeverisë së Kosovës, sepse Coronavirusi është i rrezikshëm në përhapjen e saj.
Ora kaloi 13 dhe ne u ngritëm për të ikur sa ma shpejt në shtepit tona. Në
shtëpi trupi u shndërrua "si një barbike që nuk flet".
Derisa nuk flitja asgjë, dita e parë e mbrëmjes nga masat mbrojtëse në luftë kundër Coronavirusit, shkoi shumë shpejt dhe nga familja ime u munduam të marrim ashtu në heshtje, informacione dhe për t’iu përmbajt këtyre masave të jetës, të marra brenda karantinës. Në mbrëmje nuk ishte aspak e vështirë të ndiej rishtas, të buzëqesh, të risjell në mendje se asgjë s'ka ndodhur dhe humbur, dhe mendja ime s'mund të humbasë kurrë, kur jemi bashkë.... Në vete, ndjeja një lloj trishtimi në ditët e ardhshme. Ky trishtim ngjall trishtimin dhe " vdes shpresën " Sepse nxitja dhe urrejtja është shkatërruese, kurse respekti i tepruat për politikanin apo politikanët të gjitha partive politike është torturë e vërtetë. Njeriu që urren pas, s’është kurrë i aftë të shoh dhe të gjejë shkakun e dështimit të tij. Qeveria, partitë politike, liderët e tyre duhet ta dinë mirë: A ta që urrejnë, vuajnë nga kompleksiviteti i inferioriteti dhe vdesin....