Mendime
Novi Rosaj: Cili është gabimi i katastrofës Italiane?
E marte, 24.03.2020, 08:10 PM
Italia 7% vdekshmeri, Gjermania 0.3%
Cili
është gabimi i katastrofës Italiane?
Nga
Novi Rosaj
OBSH-ja
paraqet vdekshmërinë me 3.4%, Robert Koch Institut për Gjermanin me 0.3% (me
18.03.2020), Shqiperia sot me mbi 4%, kurse Italia me më shumë se 7%.
Kush
ka të drejtë? Apo kemi të bëjmë me viruse të ndryshmë?
Vdekshmëria
naive që njofim sot për sot është një parashikim paraprak i shifrave që
rrjedhin nga përqindja e të vdekurve të testuar pozitivisht me Covid 19. Por
nuk është as pak e qartë nese janë gjetur të gjithë të infektuarit. Shifra e
errët e të infektuarve mund të jetë shumë më e lartë sesa statistikat aktuale.
Në qoftë se unë jam i infektuar, më intereson saktësisht, se sa përqind e
mundshmë është që të mbijetoj Covidin? Por që të qartësohet meraku im duhet të
dihet me saktesi numri i të infektuarve dhe jo vetëm i testimeve me pozitiv.
Fakt është se shumica e vendeve të prekura numrojnë vetëm pjesen pozitive të
testimeve. Tashmë është e njohur boterisht se nuk ka mjaftueshëm teste në asnjë
shtet. Për Italin me mbi 60 milion banor duhet të kishin disa mijëra testime në
ditë, ndoshta 20.000 teste apo shumë më shumë në çdo ditë. Duke u bazuar në
këtë mungesë testesh mund të themi se është gjendje tronditëse për deri sa
akoma nuk dihen shifrat e errëta te të infektuarve. Në të vërtetë, ky është një
lajm i mirë dhe pozitiv, sepse duke qënë shifrat e te të infektuarve shumë më
të larta kemi përqindje më të ulët të vdekshmerisë sesa ajo e menduara deri
tani. Nga studimet që kemi tashmë nga kontinenti aziatik është e qartë se
moshat mbi 80 vjeç janë 70 herë më të paqëndrueshme ndaj Covidit 19 sesa moshat
shumë të reja. Po ashtu këto studime na mesojnë se të semurit kardiak dhe
diabetik kanë rrezikshmeri tre ose kater herë më të madhe sesa ata që nuk vuajn
nga këto semundje.Kurse në Europë, ndryshimi kryesor në mes Italis dhe
Gjermanis për sa i përket SARS-CoV-2 është se Gjermania ndermori siperfaqe të
madhe testimi. Ku edhe shumica e të testuarve ishin të rinjë të infektuar dhe
të posa kthyer nga pushimet. Që po mos të lokalozoheshin, ata mund të ishin
përhapës shumë të shpejtë të Virusit duke pasur parasysh levisjet e tyre
energjike. Kurse komplet e kunderta ndodhi në Itali, pra u vonuan në testime
masive dhe lokalizime, deri sa u përhap së tepermi dhe tashmë testimet u
detyruan të përqendrohen në të semuret e rëndë në spiale dhe madje duke u
testuar së shumti me pozitiv. Në Itali të semuret rëndë i përkisnin një
grupmoshe të lartë, pra testimet tashmë i përkisnin moshës së thyer. Metoden
italiane të testimit po e ndjek edhe Shqiperia por që favorizohet nga kushtet e
rrebta të izolimit më në kohë sesa Italia. E kunderta ndodh në Gjermani, me
testime në një grupmoshe aktive dhe relativisht të re. Pikërisht kështu arrijmë
edhe në këtë ndryshim të lartë për sa i përket përqindjes së vdekshmerisë. Një
ndryshim tjeter në mes Italisë dhe Gjermanisë e verejmë duke parë statistikat e
Kinës. Në vendet jo shumë të prekura të Kines vdekshmeria ishte diku 1% kurse
në Hubei që ishte një diameter shumë më i prekur nga Corona Virus ishtë mbi 4%.
Kjo ndodhi sepse spitalet në Hubei u mbingarkuan në mas të papërballueshmë.
Pra, shifet qartë, se kur sistemi shëndetsor mbingarkohët, vdekshmeria rritet
sipasoj e mosmundesisë së traitimit të pacienteve. Kjo mund të ndodh jo vetëm
në Kinë apo Itali por mund të ndodhi edhe ne Shqiperi apo edhe në Gjermani e
kudo... Pra për mendimin tim duhet të merret çdo lloj mase dhe mundesie e
çfardo çmimi qoftë, që në asnjë mënyrë të mos kolabriert sistemi shendetesor.
Në studimet më të fundit në shkallë boterore vdekshmeria nga Corona Virus është
rreth 1%, pra 5-6 herë më vdekjeprurëse sesa gripi. Por kjo, vetëm po që se përballohet
nga sistemi shendetesor pa u mbingarkuar. Për këtë duhet të ndihmojnë secili
nga ne, duke qëndruar në shtëpi si forma më efikase që mos të përseritet
tragjedia Italiane në shtepin tonë.