Mendime
Asllan Dibrani: Jeta përball Korona Virusit!
E premte, 27.03.2020, 12:35 PM
Jeta përball Korona Virusit!
Shkruan
Asllan Dibrani
Tregim
kohe ne te cilen po kaloj unë,ti, ai populli i ynë dhe e tërë bota!
Mbrëmë ishte një natë në pamje e zakontë. Errësira u
vërente ashtu e njëjtë si çdo herë. Retë edhe natën u vërejtshin. Ato i zënin
pamjen yjve në qiell .Hëna ashtu
dëshironte të na bënte dritë sadopak,
por retë prapë nuk e lenin të qetë ia zënin fytyrën.
-Ishte
një kohë qe e shoqëruam këtë pamje me time shoqen Igballen,nga
Ballkani i shtëpisë sonë në Shtutgart. Ishte i vetmi ngushëllim qe përball nesh nuk
kishim as shtëpi, as mure, as betone ,as zhurmë ,pos natyrën dhe qiellin me yje
dhe hënën qe ndriçonte.
-Këtë
pamje e shijuam se bashku, pas një varg
informatash përmes televizorit,
kushtuar “Korona virusit” ,sëmundje e shekullit.
Sëmundje
qe i trokiti terë botës në derë!
-Dolëm
të marrim pak ajr të pastër, pasi qe
e tërë dita na përmbushi kokën me shqetësime te lloj,lloj
pamjesh dhe skenash qe u publikonin lidhu me këtë fatkeqësi. Sëmundje qe i
trokiti terë botës në derë.
-Pamjet
qe shihen janë ato me skena vdekjeprurëse
në katër anët botës. Nga kjo
sëmundje gjeten vdekjen me mijëra .Po
ashtu vdekja e parë
ndodhi edhe ne Kosovë! E rikujtova gjatë ditës qe fëmijët tanë erdhën në drekë,Arta, Meritoni dhe Rilindi.
Takimi dhe dashuria ishin te njëjta,por takimi në praktikë ka ndryshuar!!!
-Edhe
përshëndetja,ishte ma ndryshe se zakonisht?. -Ashtu po preferohet nga mjekësia botërore, qe mos
të preken duart as te shtrëngohen, edhe se i kemi ma të dashurit tanë. Po edhe
një gjë e arsyeshme.
-Ky
virus nuk po e dimë se na te vjen. Ne si
njerëz te dhuruar nga perëndia kemi obligim për tu përballuar me jetën ne
shitore , punë, udhëtim
apo ndonjë nevojë tjetër ,por nuk
e ke sigurinë se ku po përballesh
pikërisht me këtë të keqe q e te godet edhe përmes ajrit!.
Dikush
thotë se mos te jesh ma afër se dy metra
me njerëz në rrugë!. Kjo është një gjë
e pa realizuar me jetën praktike, kur as
trotuaret nuk janë aq të gjëra që ta
ruash një distance të tillë nga frika se
po përballem me të infektuarin.
Këtë virus
dikush nga qendrat botërore të shëndetësisë e publikon si një grip i zakontë ,por vdekjet po ndodhin?.
-Edhe
dreka na shkoj e tëra neve në
bisedë rreth kësaj teme. Pas këtyre
kujtimeve dhe shqetësimeve u futem
prapë brenda ne dhomën pritjes qe ti përcjellim edhe lajmet e fundit , Pos kësaj fatkeqësie botërore qe na goditi edhe ne shqiptarëve ,
këto ditë jemi të helmuar edhe me përplasje
politike lidhur me Kosovën.
Shqiptarët si gjithherë janë të ndarë në
parti ,aq ma keq një pjesë
janë argat të huaj për interesa
te huaja. Fati i Kosovës në raport me
Serbinë do te këtë një ofensivë bisedash
në këtë vit .Edhe pas këtyre
lajmeve ora po ike 22,30 minuta vendosem për të fjetur .Me iku gjumi pas
lundrimit të te menduarit në jetën dhe vdekjen e njerëzimit
të kësaj kohe. U përpoqa disa kohë duke
u rrokullisur here në të majtë
,here në të djathtë, për ta gjete
mundësinë e qetësisë për ta
arritur gjumin ,por jo!.
-Me
vinte keq prej Igballes qe ajo kishte me shkuar në punë pas një pauze dy javore me shpresa se do
të kaloj kjo e keqe ,por edhe këtë kaploj
një frikë dhe shqetësim nga kjo murtaje
qe e përfshiu botën...
-Edhe
atë nuk merrte gjumi, po ndërkohë
pëshpëritnim ndonjë fjalë . Edhe ti nuk kë gjumë ?
-Jo
zemër nuk kam ngase mendja po ik atje te
e keqja jeta dhe vdekja e njerëzimit .
Iu
rrëfeva se rastet qe pame as varrin nuk i dihet te dashurve te atyre qe ju
vdiqën nga se ne pamundësi të kontrollit dhe infektimit masiv kufomat po zhduken ,po digjen dhe po
asgjësohen ne Itali. Pran syve po më rrinë një vajze shqiptare qe vajtonte
humbjen e nënës dhe varrin nuk ia din se ku u varros se paku për
t’i dërguar një lule nëse kjo vet i
shpëton kësaj katastrofe!!!. -Kështu dikur
na paska nxënë gjumi...
-Kur
u zgjova Igballi, ishte zgjuar ora 5 të
mëngjesit për punë .Edhe se u zgjua
ajo me kujdes nuk e kam dëgjuar ngase vonë me morri gjumi. U mësova qe dy javë me te,
çdo ditë edhe kafen e pinim bashkë , dhe
kalonim bashkë çdo ditë si pasoj e obligimit te izolimit.
-Sot
ajo është në punë. Kam frike se çka do të ndodh deri sa të kthehet?.
-Kjo
e keqe e gjen njeriu ku se mendon!.
-Prandaj
unë bëra gati një kafe për ta pirë. Sot Igballja me mungon prandaj vendosa ta shkruaj
këtë tregim dhe t’i dërgoj asaj në
distanca këtë kafe, ngase nuk ka mundësi ndryshe .
Unë lus zotin qe të jetë në ndihmën e familjes sime , shoqes sime te jetës
Igballes ,fëmijëve të mi , familjes së gjere,farefisit tim,të popullit tim,por
edhe të
mbarë popujve te botes qe jen ne lufte m e këtë të keqe. Lus zotin qe
kjo e keqe te përfundoj sa me pare ,mos pastë
as edhe një viktimë në botë . Lus zotin qe te kthehet buzëqeshja dhe jeta normale ne
gjithë botën...
23.03.2020, Shtutgard