Mendime
Dedë Preqi: Me Isa Mustafën LDK do e thyejë qafën
E merkure, 25.03.2020, 11:44 AM
ME ISA MUSTAFËN, LDK, DO E THË QAFËN
Nga
Dedë Preqi
Është
mëkat i madh me ia luajt eshtrat tani presidentit historik Ibrahim Rugova, por
nuk kemi kah t’ia fillojmë pa e marrë nëpër gojë atë vigan të madh të dijës, të kulturës, të
politikës dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës, që nuk po mundemi së paku një
fjalë të vetme të porosisë së tij, ta qojmë në vend, por edhe më keq, kur në
emër të tij, përvetësojmë dhe mashtrojmë pasardhesit e tij partiak.
LDK,
me udhëheqjen e presidentit historik, jo vetëm që nënkupton përvojën dhe
fitoren mbi sistemin monist të kohës, por një qëndrim i pa tundur, të cilit i
printe dhe mund t’i bashkangjitej kushdo edhe një qytetar i thjeshtë i vendit,
mjafton të kishte vullnet por edhe guxim me domethënjën e vendosmërisë për të
vënë në veprim ndjenjën e dashurisë për liri dhe demokraci.
Janë
mjaftë domëthënese idetë dhe urat ndërlidhëse që presidenti Rugova, i krijonte
edhe me diasporën shqiptare në vendet e ndryshme perëndimore, ndoshta këtu e
filloi bërthamën e organizimeve dhe planeve të para arkitektonike të
demokracisë së Kosovës, por edhe
lëvizjet për themelimin e shtetit të lirë demokratik, në të cilin jemi
sot.
Nëse
e kemi parasysh këtë figurë të madhe historike të kombit tonë dhe vazhdojmë ti
ruajmë këto parime dhe ti kultivojmë përmes LDK, që e krijoi vetë presidenti si
Lëvizjen e parë demokratike në Kosovë, përballë një pushteti paralel dhe
monist, që bëhëj fjalë për një ngjarje të madhe historike, e cila zhvillohej
brenda një hapësire në kushte dhe rrethana të kufizuara.
Nuk
do të thotë se pas vdekjes së presidentit Rugova, do të vjen një pasardhës
tjetër që do ta zavendësonte figurën identike të Rugovës, kjo nuk është e mundur, por së paku në
timonin e LDK-së, të kemi një përsonalitet të denjë dhe të pranueshëm, që i
bashkon njerëzit në frymën e tillë, dhe gjithë ata adhurues shqiptarë që kishte
nga gjitha këndet e botës, ti ruaj dhe ti ushqejë akoma dhe përherë, sepse edhe
vepra e tij ishte ashtu e pa vdekshme.
Dhe,
çka kemi të flasim pas postmortum të presidentit Rugova, sikur kjo parti do
merrte me vete në varr edhe gjithë historinë e saj të bujshme, dhe sikur orën e
saj e ndal dikush mbrapa dhe nuk e lejon të ecën me tiktakët e saj të sakta dhe
të frymës rugoviane, apo t’ia shtojmë fjalinë e këtij titulli, që me Isa
Mustafën, sikur LDK, do e thë qafën.
Dhe
pikërisht duke u nisur prej këtu, duhet të mendohen edhe njëherë ato vlera
demokratike, fryma e një burimi të
pashterrshëm vlerash, që u trashëgue nga ajo pasuri e madhe nga lideri historik
i të gjitha kohërave, sikur këtu hasim në një përpjekje të kundërt të parimeve
dhe frymës së tij rugoviane, duke i dhënë vetëm një lloj fasade mashtruese, për
të përfituar një lloj madhështie përsonale i kryetarit në fjalë përmes veprës
madhore të Rugovës.
Zanafilla
e kësaj krize fillon aty ku LDK, në krye me Isa Mustafën, për t’u bërë
përsonalitet dhe për të marrë pushtet, e filloi bashkëpunimin me partinë më të
përfolur në vend për krime dhe korrupsion në krye me liderin e saj, që njëherë
i akuzonte për të bëmat e tyre dhe organizimet kriminale kundër përkrahësve dhe
kundër vetë presidentit Rugova, pastaj jo vetëm që hyri në kualicion me PDK,
por edhe i dha shancë këtij partneri, duke e bërë Hashim Thaçin, president i
vendit.
Në
fakt këtu hasim edhe në shumë përpjekje të kryetarit të kësaj partie Isa
Mustafa, që zë fillin e tij në këtë brendësi, të një përballje ndaj gjitha
përpjekjeve të atyre që e kundështuan dhe atyre që i kundërvihen brenda, apo nga jashta, apo
rrezulltojnë me mospajtimin e tij, ishte diçka e pa mundur falë njerëzve që i
ka afruar për rreth për interesa të veta, për t’a mbrojtur dhe për ti bërë
vegla të veta egoiste e partiake.
Mjafton
të përmendim vetëm rastin më skandaloz që bëri me anëraren e LDK, nga Gjermania, me zonjën Donika Gërvalla, e
bija e heroit kombëtar Isuf Gërvalla, e cila tërheqët zvarrë me urdhërin e
Mustafës, që të mos merrte pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshem të
LDK, në Kosovë, sepse i frikësohej fjalëve të saj dhe fakteve të vërteta nga
spektri i përçarjeve dhe të padrejtave
ndaj anëtarëve të diasporës, në rast se i çfaqëshin mospajtime urdhërave
dhe sugjerimeve të tij.
Pothuajse
gjithë diaspora shqiptare si një emërtim i veqantë njerëzor, përveqse u tregue
shumë aktive dhe me një strukturë gjithnjë të skalitur, të cilën e udhëheqte
një vullnet dhe organizim i njerëzve atdhedashës, të frymëzuar e të brumosur me
këshilla dhe nga udhërrëfimet e presidentit Rugova.
Mos
të thëmi se këto vlera sot, sikur e kanë humbur rrolin e vet të mëhershëm,
pikërisht me qëndrimet dhe udhëheqjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së, ku rrjedhat bashkëpunimit me këtë komunitet
janë zbehur dhe ftohur nga një pjesë e madhe e anëtarëve të degëve të LDK-së,
në diasporë, përshkak të anashkalimit, mospërkrahjes dhe mosbashkëpunimit nga
lideri i kësaj partie.
Dhe
sot në këtë kohë dhe në këto momente, sëcili e përcepton krizën e thellë nga
«corona virusi covid19 » që mund t’a kaplojë edhe Kosovën, por dhe botën,
dhe mbi të gjitha do duhej të përvijojmë ndjenjën e vegjilenecës, seriozitetit
dhe përgjegjësisë përballë këtij virusi të rrezikshëm, që të menjanojmë dhe
ndalim hovin e tij, përmes një organizimi të gjithmbarshëm, pa dallim partie
dhe dhe pa dallim etnie, si diçka që duhet domosdoshmërisht të na bashkojë në këto ditë të rënda që të
shpëtojmë nga vdekja si në kohë lufte.
Kosova
dhe qeveria e saj së bashku me gjitha Institucionet e veta dhe ato përkatëse të
shëndetësisë, deri më tani ka treguar seriozitetin dhe përkushtimin e saj të
mundshëm, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të vet dhe në sëcilën kohë me
kapacitetet e veta që ka, për të tejkaluar këtë situatë të pa pritur. Prandaj,
përsa i përketë pyetjes se si mund të zgjidhet konkretisht ky problem urgjent,
një përgjigje reale do të ishte në rend të parë, kontrolli i shtetit dhe
vetëdijësimi i popullit, për të qëndruar brenda objekteve të veta përderisa do
të lejon koha me dalë edhe përjashta.
Ndërsa,
mocionin e shkarkimit të qeverisë Kurti, që ka përgaditë kryetari i LDK, Isa
Mustafa, që do ti shërbente hajmalia e
PAN-it, në krye me kryetarin e shtetit, këtu para se gjithash këto ide nuk kanë
qëllime të mira për popullin as për shtetin, por janë forma të përgaditura nga
forcat e errëta, imazhi i të cilave i tejkalon vetitë e njerëzve primitiv, kur
edhe vetë bëhët shkakëtar i rrëzimit të pushtetit të vet.
Prandaj,
vendi jonë sociologjik në kushte dhe rrethana të duardurshme dhe këtë herë
shumë prekëse, duke u përballur me një armik që po i kërcënohet edhe gjithë
botës, dhe mbas gjithë kësaj sfide ia shtojmë edhe politikën e trishtë, duke i
dhënë mbështetje formave që shquhen për vetë-degradim, për vetë-shkatërrim, dhe
vetë-përmbysje, atëherë ku do na qojë ky
realitet psikik, apo i sëmuarë, që po ia bëjmë këtë shërbim të panevojshëm
vetëvetës.
Kjo
prirje përbënë pikërisht objektin e shqetësimit të një shteti dhe të një
populli, sikur në këtë rast të situatës në të cilën gjindet Kosova, kinse për
heqjen e taksës nda Serbisë, dhe përshkak të shkarkimit të ministrit të
brendshëm Agim Veliu, LDK, në krye me Isa
Mustafën, e ngrisin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, me përshtypjen
se jemi aleat i SHBA-ve, të cilët dhe këta e dëshirojnë një gjë të tillë, por
kush e beson, apo cila Amerikë, është ajo që na dëshiron kështu të ndarë dhe të
përçarë.
Ka
edhe të atillë, ndoshta nuk janë të paktë në Kosovë, që e duan këtë përmbysje
të qeverisë Kurti, janë këta njerëz prej të cilëve buruan shumë të këqija ndaj
këtij vendi dhe ndaj këtij populli. Janë këta njerëz prej të cilëve varen edhe
vendimet e ardhshme dhe e ardhmja e këtij vendi, në përsëritjen e pushtetit të
tyre, duke hyrë përsëri në qeverisjen e PAN-it, do të ishte më mirë, sikur ky
popull të infektohet përpara i tëri me virusin korona, dhe të ndajmë dilemat
se, a do të shpëtojë, apo nuk do të shpëtojë…
Dhe
për të folur në mënyrë shumë konkrete, a thua e kemi kuptuar se çfarë po
kërkojmë në këto rrethana, e jemi duke rrëshqitur nëpër fatin tonë dhe duke
shkelur nëpër gjakun e atyre, që na bënë të mundur të marrim frymë lirisht dhe
të jetojmë si njerëz të lirë në këtë botë. Çka po kërkon Isa Mustafa, përmes
kësaj përshtypje të prishur dhe jo njerëzore, jo qytetare, jo parimore dhe më
pak akademike, i cili po na bënë gjithë këtë rrëmujë dhe po inicion së bashku
me Hashim Thaçin, përmysjen e qeverisë edhe në këtë situatë të pandemisë së
koronavirusit, të cilët po dëshmojnë se
nuk u intereson popullata, por pushteti i tyre i qelbur.