Mendime
Adil Fetahu: 21 vjetori i bombardimeve të NATO-S mbi forcat serbe
E merkure, 25.03.2020, 06:46 PM
21-VJETORI I BOMBARDIMEVE TË NATO-s MBI FORCAT SERBE
-
Shumë personalitete të njohura botërore kërkonin bombardimin e Serbisë, por
“kumbara” i bombardimit ishte diplomati amerikan William Walker-
Shkruan
Adil FETAHU
Edhepse
forcat serbe kishin kryer krime e masakra të shumta përpara saj: Likoshan (28
shkurt 198), Qirez (28 shkurt e 1 mars), Prekaz (5 mars),Lubeniq (25 maj), Abri
e Epërme e Gollubofc (26 shtator),- masakra e Reçakut (15 janar 1999) shënoi
kthesën e madhe të luftës kundër Serbisë. Pas tmerrit që kishte parë në Reçak,
ku forcat serbe në mënyrën më barbarekishin masakruar 44 civilë shqiptarë,
shefi i Misionit monitorues të OSBE-së në Kosovë, diplomati amerikan William
Wallker, me raportet që dërgoi në qarqet ndërkombëtare dhe në mjetet e informimit,
tronditi botën, dhe vet deklaroi se “Misioni
i tij më nuk ka çka të monitorojë, por në Kosovë duhet të vjen një mision
tjetër, të cilin Serbia e kupton më mirë”, duke aluduar në forcat e NATO-s.
Pas pak ditëve, Walkeri tërhoqi nga
Kosova Misionin e monitorimit. Diplomacia ndërkombëtare edhe më tutje bëri ca
përpjekje për arritjen e një marrëveshje paqësore me tri kushte kryesore: a)
Kthimin e autonomisë përKosovën; b) Çarmatimin e UÇK-së,dhe 3) vendosjen e
forcave paqësore tëNATO-s në Kosovë. Por, Millosheviqi nuk pranonte kurrësesi
vendosjen e forcave të NATO-s, veçse kërkonte monitorues të paarmatosur të KB.
Pas
refuzimit që Delegacioni i Serbisë i
bëri Marrëveshjes së Rambujesë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit, Riçard
Holbruk, më 23 mars 1999 nuk arriti ta bind Millosheviqin ta pranojë
Marrëveshjen, me tri kushtet e përmendura më sipër, me të kthyer natën vonë nga Beogradi në Bruksel, lajmëroi se
bisedimet për paqe me Millosheviqin kishin dështuar dhe se vendosja e paqes
mbetet në dorë të NATO-s. Vetëm një orëpas këtij lajmi të Holbrukut,
sekretri i përgjithshëm i NATO-s,Havier
Solana i dhaleje komandantit të forcave të NATO-s për Europë, gjeneralit
amerikan Vesli Klark,të fillojë aksionet ajrore të bombardimit të RFJ-së.
Bombardimi filloi më 24 mars, në ora 20:00, nga baza “Aviano” e Italisë dhe nga
Aeroplanbartësja në detin Adriatik, në
disa qendra: Prishtinë, Beograd, Podgoricë, Novi Sad, Nish, dhe me ndonjë
ndërpreje për shkak të kushteve klimatike apo për shkaqe tjera, bombardimi zgjati
78 ditë, prej 24 mars deri më 10 qershor 1999. Gjatë asaj kohe, shqiparët që
kishin mbetur nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre,ishin në karantinë shumë më të
ashpër e më të frikshme se kjo kundër koronavirusit. Sepse, në çdo moment mund
të vinin policë a paramilitaryë serbë të dhunonin e vrisnin në mënyrën më
barbare këdo që gjendej brenda. Unë, me familjen time kam qëndruar 6 javë (prej
24 mars deri më 5 maj, deri sa kam dalur në Shkup) në karantinë të tillë, të
frikshme, prandaj kjo e koronavirusit nuk më vjen e vështirë, kur mund të
komunikoj me skajp e vajber, me telefon,mesinxhr e hotmail me gjithë
botën, kur mund të lexoj e shkruaj në
qetësi.
Në lajmet e para për fillimin e bombardimeve, që
u emetuan në RTV të Serbisë më 24 mars 1999,u lexua komunikata e Shtabit të
Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë,në tëcilën thuhej: “Forcat ushtarake të Aleancës së Veriut, nën
diktatin e policit të botës, ShBA-ve, në interes të tyre e për llogari të
separatistëve dhe terroristëve shqiptarë,
në mënyrë të vrazhdë shkelën territorin e Jugosllavisë sovrane dhe në
mënyrë brutale rrezikuan jetën e
qytetarëve të saj. U goditën 20 objekte dhe kampanja ajrore po vazhdon,por
gadishmëria operative dhe luftarake jona është në nivelin më të lartë dhe
disponimi në mesin eushtarëve dhe oficerëve të UJ është jashtëzakonisht i lartë”,thuhej
në atë komunikatë. Në vazhdim të atyre lajmeve, u emetua edhe komunikata e
ministrit të atëhershëm për informata,kryetarit të tashëm të Serbisë,
Aleksandar Vuçiq, në të cilën thuhej: “Sulmi
kriminal, terrorist, qyqar dhe dinak i ushtrisë së NATO-s mbi Serbinë dhe
Jugosllavinë, është dëshmi e politikës neonaciste të ShBA-ve dhe satelitëve të
saj, por Serbia do të mbrohet nga agresori dhe do ta mund armikun”,thoshte
Vuçiqi.
Në
aksionet e bombardimit ishin angazhuar të gjitha shetet e Aleancës, përveç
Greqisë e cila as nuk ljeoi aksione nga territori i saj.Ishin angazhuar më se
1000 avionë të tipeve të ndryshme, bombardues dhe vëzhgues, të ciët bënë mbi
38000 fluturime aksionesh.Përveç bombardimeve me avionë, caqe të caktura u
goditën me raketa “Tomahovka”. Moto e bombardimeve ishte: “Forcat serbe jashtë Kosovës; paqëruejtësit e NATO-s brenda; refugjatët
kosovarë të kthehen në vendin e tyre”.Fillimisht cak i bombardimeve ishin vetëm objektet,
depot dheinfrastruktura ushtarake, e më vonë u bënë edhe mbi objektet ekonomike
e të infrastrukturës (rrugë, ura,
hekurudhë), RTS, “gabimisht” u bombardua
edhe Ambasada e Kinës në Beograd. Dhe, derisa NATO bombardonte , forcat serbe
intensifikuan masakrat mbi civilët shqiptarë, si ato në Krushë, Tërnje,
Bellacërkë, Suharekë, Podujevë, Izbicë, Lubizhdë Pustasellë, Gjakovë, Rezallë,
Poklek, Çikatovë, Meje, Vushtrri, Qyshk dhe në Burgun e Dubravës.
Në
kulmin e aksioneve të bombadimit, Millosheviqi u përpoq të bëjë një manovër
bizare për të dalë nga kriza, ose për ta futur Rusinë në luftë me NATO-n. Më 12
prill 1999, Kuvendi i të ashtuquajturës RFJ miratoi propozimin e Qeverisë dhe
votoi Vendimin që Jugosllavia t’i bashkohet Federatës Ruse dhe Bjellorusisë!
Përmes vëllait të tij, Borisllav Millosheviq, që asokohe ishte ambasador në
Rusi, i dërgoi vendimin e kuvendit dhe
kërkesën zyrtare Federatës Ruse për ta pranuar Jugosllavinë në kuadër të asaj
Federate. Mirëpo,Jellcini sado që ishte një pijanec e torollak, nuk e gëlltiti
trukun e Millosheviqit, por iu përgjegj duke thenë: “Së pari duhet të zgjidhet situata në Kosovë…!”.Kështu i dështoi
edhe ajo shpresë e fundit dhe situata në vendin e tij po keqësohej dita-ditës.
Kur Beogradi zyrtar ndjeupasojat shkatërrimtare të bombardimeve dhe nga frika e
invazionit të forcave tokësore, më 3 qershor 1999 Kuvendi i RFJ dhe ai i
Serbisëmiratuan Planin e Paqes, tëcilin atë ditë ia kishte dorëzuar
Millosheviqit emisari i BE-së, kryetari i Finlandës,Marti Ahtisari, ndërsa më 9
qershor,në Aeroportin e Kumanovës u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake,
për tërheqjen e tëgjitha forcave ushtarake, policore e paramilitare serbo-malazeze nga Kosova, dhe hyrjën e
Forcave Ndërkombëtare Paqëruejtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).Në emër të
NATO-s/KFOR-it,Marrëveshjen e nënshkroi gjenerali britanik Majkell
Xhekson,komandant i KFOR-it,ndërsa në emër të Qeverisë dhe të Ushtrisë së
Jugosllavisë e nënshkroi general-koloneli i ushtrisë Svetozar Marjanoviqi, kurse
në emër të Qeverisë dhe të Ministrisë së
Punëve të Brendshme të Serbisë nënshkroi gjeneralkoloneli i policisë, Obrad
Stevanoviq.
Sipas
mendimit tonë,ishte gabim i pafalshëm që udhëheqja e UÇK-së nuk u përpoq të
jetë palënënshkruese eMarrëveshjes së Kumanovës, bashkë me komandantin e
KFOR-it. Këtë të drejtë nuk do të mund t’ia mohonte as ta refuzonte KFOR-i,sado që Serbia do ta
kundërshtonte, sepse UÇK-ja ka qenë pala
ndërluftuese në anën e NATO-s, e cila ka zhvilluar luftën tokësore kundër
forcave serbe më se 16 muaj, duke bërë komponentën e vetme tokësore të luftës,
ndërsa NATO përbënte komponentën ajrore. Aq më
tepër që edhe nga pala serbe ishin dy nënshkrues të marrëveshjes,dhe pse
të mos ishin dy nënshkrues dhe nga apala
tjetër, fituese e luftës. Nënshkrimi i marrëveshjes nga përfaqësuesi i UÇK-së,
do t’i siguronte UÇK-së dhe Kosovës një trajtim e status më të favorshëm,të
fituesit të luftës, që më vonë të kërkojë dëmshpërblim dhe reparacione.
Ndoshta edhe do të shpëtohej nga
çarmatimi i UÇK-së. Po të insistohej dhe eventualisht të ishte UÇK-ja
nënshkruese e Marrëveshjes së
Kumanovës,është për të besuar se ajo marrëveshje do ishte edhe më e favorshme
për Kosovën, si edhe vet Rezoluta e KS 1244, që u miratua të nesërmën.
Në
bazë të Marrëveshjes së Kumanovës,Këshilli i Sigurimit i KB,më10 qershor
1999,miratoi Rezolutën 1244, përpraninë ndërkombëtare civile ushtarake në
Kosovë, nën mandatin e KB, ndonëse për luftën e NATO-s as që kishte vendosur as
e lejuar ai organ i KB. Rezoluta e KS ishte derivat i Marrëveshjes së Kumanovës.Marrëveshja
e Kumanovës përcaktonte ndërprerjen e bombardimeve të NATO-s, tërheqjën e të
gjitha forcave policore, ushtarake e paramilitare serbo-jugosllave nga Kosova
në afat prej 11 ditëve dhe hyrjen e menjëhershme dhe shtrirjën e veprimin e
papenguar të forcave të KFOR-it. Ishin përcaktuar fazat dheafatet e tërheqjes
së forcave serbe, sipas zonave dhe në distancë të caktuar jashtë kufijve të
Kosovës. Për forcat tokësore ishte caktuar të largohen 5 km prej kufirit të
Kosovës, ndërsaforcat ajrore 25 km, të quajtura këto si zona të sigurisë.
Forcat tokësore të NATO-s hynë në Kosovë nga Maqedonia dhe nga Shqipëria,
natën më 12 qershor. Mirëpo, atë natë, paratyre dhe pa marrëveshje
me NATO-n, forcat ruse erdhen prej Bosnjes dhe u vendosën në Aeroportin e
Prishtinës. Mijëra civilë, police e ushtarë serbë që ishin përgatitur të
shpërnguleshin pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, utrimëruan nga
ardhja e ushtarëve rusë,të cilët i pritën në Prshtinë dhe në Fushëkosovë me
lule e më shtëna armësh. Komandanti i NATO-s, Vesli Klark udhëroi blokimin e
ushtrisë ruse të stacionuar në Aeroportin e Prishtinës,por komandanti i
KFOR-it, Xhekson, refuzoiurdhërin,duke u
arsyetuar se: “Nukdo t’i bëj ushtarët e
mi përgjegjës për fillimin e luftës së tretë botërore”!. Kjo fjali
frigacake e Xheksonit është përfolur shumë kohë dhe do të mbahet mend.
Por,kontigjentit prej 3600 usharëverusë që ishin në përbërjen e KFOR-it,nuk iu
dha në përgjegjësi të tyre asnjë zonë e veçantë e sigurisë, sikur kishin
ushtritë tjera: britanike,franceze,gjermane,italiane,amerikane, veçse ushtarët rusë u desh të shpërndahën e
futën nën komandën e ushtrive të shteteve tjera nëzonat e caktuara,duke
margjinalizuar kështu rolin e tyre, deri sa e lëshuan tërësisht Kosovën.
Tërheqja
e forcave serbe u bë sipas Marrëveshjes së Kumanovës.Kolona tëpaskajshme të
transporterëve të blinduara, tankeve,automjeteve,raketave, topave e mjeteve
tjera zvarriteshin nepër rrugët e Kosovës drejt kufirit të Serbisë.Bashkë me ta
edhe kolona të civilëve, sado që policia dhe kisha serbe bënin apel të mos e
lëshojnë Kosovën.Në afatin e caktuar, u tërhoqën të gjitha forcat. Ka pasur revolta
dhe reagime të disa ushtarakëve e
qarqeve politike, që Marrëveshjen e Kumanovës dhe tërheqjen e forcave nga
Kosova e konsideronin tradhëti kombëtare.
Shqiptarët
që kishin mbetur në Kosovë ardhjen e forcave të NATO-s/KFOR-inepritën me gëzim
e me lule,ndërsa refugjatët e shumtë nga Shqipëria dhe Maqedonia u kthyen
në shtëpitë e tyre të plaçkitura,të
djegura e rrënuara. Sikur që ekzodi i tyre ishte “biblik”,edhekthimi ishte
mahnitës, edhepse shumica prejtyre nuk kishin ku të ktheheshin. Kështu
përfundoi çlirimi i Kosovës nga okupimi 87-vjeçar serb.
Personalitetet e njohura
që kërkuan bombardimin e forcave serbe
Në
kontekst të krimeve dhe gjenocidit që kryen forcat serbe në luftërat agresive
në Bosnje, nëKroaci dhe në Kosovë,
personalitete të njohura botërore, nëraste, kohë e vende të ndryshme kërkonin me ngulm
bombardimin e atyre forcave dhe ndaljen e masakrave e gjenocidit.
“Serbët duhet qetë të
bombardohën”,
thoshte zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia (mars 1999);
“Serbët është dashur të bombardohen” (Papa Pavli i Dytë, porosi dërguar kryetarit
Klinton, gjatë vizitës së tij në
Denver);
“Serbët janë popull pa
ligj dhe pa fe. Janë popull hajdutë e
terrorista”
(Zhak Shirak, kryetar i Francës,në takimin e shefavetë qeverive anëtare të
BE-së, qershor 1995);
“Lutëm që zjarri i
qiellit të lëshohet mbi serbët” (Ati Pjer, kleriki njohur francez, në konferencën e tij për shtyp, pasi ishtekthyer
nga Sarajeva ku ekishte parë masakrën eMarkales);
“Serbët janë një popull
i sëmurë”
(gjenerali Zhak Kot, komandant i UNPROFOR-it në BH; “Defans Nacional”,
Paris,qershor 1997);
“Serbët bëjnë tregti me organe të njerëzve,
për të fituar para për luftën e
tyre…Duhet pamëshirshëm të bombardohet Beogradi” (Pol Xhekson, redaktor i
gazetës “Kalgari Sun”, 13 tetor 1992);
“Ne është dashur ta fusim Serbinë në karantinë, derisa të mos i hiqet virusi që mbartë” (David
Gompert,drejtor i Këshillit të Sigurisë Nacionale në administratën e Bushit,
revista: “Forin Afers”,korrik-gusht 1994);
“Serbët duhet të gjunjëzohën”, (Klaus
Kinkel, ministër i punëve të jashtme të Gjermanisë, 27 maj 1992),
“Serbët janë kriminelë
kokë-bothë”
(Riçard Holbruk, në “Njujorker”, 6 nëntor 1995).
“Ndalini serbët,
menjëherë dhe përgjithmonë”, (Margaret Thaçer, kryeministre e BM, në “The New York
Times”, 4 maj 1994);
“Nuk ka paqe deri sa
Serbia të mos mundet ushtarakisht”, (Sërxha Popoviq, avokat, nënshkrues i kërkesës
së intelektualëve të botës për bombardimin e Beogrdit,”Globus” Zagreb, tetor
1994);
“Esenca e konfliktit
është pastrimi etnik, të cilën e ka përsëritur zotri Qosiqi,kryetar iJugosllavisë, në Memorandumin e tij” (Zhak Delor, kryetar i
BE, maj 1994);
“Serbët e Bosnjës gjithmonë kanë qenë dhe
kanë mbetur një bandë vrasësish e shkatërruesish,” (Johan Fric, drejtor i
“DiPresse” dheInstitutit Ndërkombëtar të Shtypit, Vienë);
“Serbia pa dyshim
ështëagresore, duhettë detyrohet me rezolutë të KB për të bartur tërë barrën e
reparacioneve”,
( Josif Brodski, poet rus me prejardhje hebreje,disident dhe nobelist, “Inernational Herald Tribune”,5
gusht 1993);
“Serbët janë popull
dydimensional,me tendencë kah vullgarzimi, trivialiteti. Kafshët i shfrytëzojnë
resurset e tyre dukshëm më arsyeshëm se këto krijesa të prapta, përkatësia e racës
së tyre njerëzore është në vonesë të
madhe”
(SerPiter Justinov”, artist dhe ambasador në UNESCO, “The European”,10 qershor
1993);
“ Serbët janë njerëz të
pashpirt, të gatshëm të të prejnë methikë,gjë që e kanë trashëgimi sllave” (Fransoa Kremo,ushtarak
i SFOR-it,maj 1995),
“Le të fundosen serbët
në flliqëtinë e tyre”,
( Helmut Kol,kancelar gjerman, 1999);
“Dotë zhvillojmë luftëkundër
serbëve në mënyrë dipomatike,ekonomike,politike,propaganduesedhepsikologjike”, (Xhejms
Bejker,seketar i shtetit të ShBA, TV, qershor 1992);
“Kjo është luftë e së mires
kundër të keqes, dhe NATO nuk do të lejojë të triumfojë e keqja”, (William Kohen,
sekretar amerikan i mbrojjtjes, pranverë e vitit 1999);
“Lufta
kundër serbëve nuk është më vetëm konflikt ushtarak. Ajo është luftë
midis sëmirës dhe tëkeqes, midis civilizimit dhe barabarizmit”, (Toni
Bler,kryeministër britanik në kohën e bombardimeve të NATO-s);
“Ishte koha e fundit të sulmohet Jugosllavia,shpresoj se nuk është
tepër vonë”, (Gunter Gras, shkrimar, nobelist, në Panairin e Librit në
Lajpcig, 26 mars 1999).