Mendime
Dedë Preqi: Bota në luftë me i koronavirusin, Kosova në luftë për pushtet
E enjte, 26.03.2020, 11:05 AM
E GJITHË BOTA NË LUFTË ME CORONAVIRUSIN E VET, NË KOSOVË BËHËT LUFTË PËR PUSHTET
Nga
Dedë Preqi
Për
çfarë qëllimesh marrin përsipër ta luajnë këtë rrol aq komik dhe aq fatal për këtë popull, Hashim
Thaçi dhe Isa Mustafa, mu në kohën kur po ballafaqohet edhe bota me një pandemi
të rrezikshme, apo strategjia e tyre, do e sqaroj dilemën për të zbuluar më
mirë fytyrën e vërtetë të tyre para popullit të vet, për ti njohur ma mirë se
kush janë.
Ndërkaq,
një tentativë e Hashimit, Mustafës, Veselit, Ramushit dhe Limës, për ta rrëzuar
qeverinë Kurti, në këtë kohë të pandemisë, mund të jetë ndoshta edhe një
improvizim i këtyre akterëve, të cilët në përçapje për të shpëtuar nga kurthat
që kanë ngre për të tjerët, do të bien vetë, sepse populli është ai që e ka
kandarin e matjes për sëcilin, që do ta përdorin përmes votës së tyre.
Hashim
Thaçi dhe Isa Mustafa, por edhe të tjerët, sikur janë kordinuar dhe kanë lidhë
pakt në mes vete për një marrëveshje, që qeverinë Kurti, të mos e lejojnë me i
qel sytë dhe të bëjë hapa të matutjeshëm, sepse efektet e kësaj qeverie do
nxjerrin në shesh shumë gjëra të pa njohura dhe shumë zbulime të gjurmave të fërkemave të tyre, që kaluan
nëpër kurrizin e këtij populli.
Dhe
kjo plasaritje në mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti,
vjen në kohën më të prekshme të situatës nga një shpërthim i pa parë i
koronavirusit në mesin e shoqërisë tonë, ku njeri dhe tjetri, si duket nuk e
kanë parasysh plagën që po na zgjerohet, por sikur e skërfisin këtë plagë me
përpjekjet e kundërta të ballafaqimëve dhe defekteve politike që ndërmarrin në
këto momente.
Kështu
nëse një pjesë të shkakut të kësaj krize do e gjejmë te presidenti Hashim
Thaçi, duke marrë vendime të kundërta dhe të pa akordueme me kryeministrin
Kurti, dhe anasjelltas, duke e vënë në dyshim lirinë dhe lëvizjen e popullit
gjatë kësaj krize, por edhe më keq kur nxitësit e kësaj plasaritje po
kontribuojnë për anash dhe po e fryejnë krizën në këto momente.
Ndër
të tjera si komponentë i rrethanave të tilla, duhej të denohen nga populli
lojrat e rrezikshme të akterëve të këtij shteti, kur kryetari i shtetit Hashim
Thaçi, propozon të shpall gjendje të jashtëzakonshme, të cilën e kundërshtoi
qeveria Kurti, ndërsa tani, kur kryeministri e shpall të pjesërishme një
gjendje të tillë për shkak të koronavirusit, kryetari i shtetit i drejtohet
Gjykatës Kushtetuese, për ta anuluar propozimin e kryeministrit.
Kryesisht
këto janë argumente plotësisht të gabuara për politikën e shtetit tonë, jo
vetëm përshkak të situatës së koravirusit, por përshkak se populli i Kosovës,
do të hynte në një kundërshtim në mes vete dhe mos të thëmi edhe në ndonjë
konflikt të mundshëm me njeri-tjetrin, gjatë zbatimit të urdhërave të njërit,
apo tjetrit.
Ka
mundësi që në mes kryetarit të shtetit Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Albin
Kurti, u janë ngatërruar rrugët, apo u janë përzie nocionet: frikë për pushtet,
apo frikë për besim, por nëse gjithnjë kemi parasysh një skemë të tillë,
humnera qëndron në mes, në distancë të njëjtë nga protagonistët në fjalë, dhe
çështja mund të jetë e qartë, e cila e merr rrezulltatin e vet mbas hapave të
vegjël, por të sigurtë, që i bënë ky i fundit.