Mendime
Florim Zeqa: U vra shpresa për ndryshim!
E enjte, 26.03.2020, 03:03 PM
U vra shpresa për ndryshim!
Nga
Florim Zeqa
Lajmi
për ikjen në amshim e artistes së madhe të skenës dhe teatrit, të madhes Leze
Qena dhe protesta e qytetarëve të ngujuar në shtëpitë e tyre shkaku i
"Coronavirusit" disa minuta para fillimit të seancës së kuvendit,
ishin paralajmërimi i fatit të keq dhe kobzi i momenteve të rënda nëpër të
cilat po kalon Kosova më shumë nga klasa politike e saj sesa nga epidemia
"Covid-19".
Fuqia reale e një shteti
janë qytetarët e jo partitë politike
Nuk
duhet besuar dhe as dhënë mbështetje atyre që e sollën Kosovën në gjendjen
katastrofale; pa zhvillim ekonomik, pa shëndetësi, pa arsim cilësor, pa asgjë
gjë mirë në këtë vend, të cilët sot pa fije turpi çirren e shtirren si
shpëtimtarë, duke penguar çdo iniciativë të mirë dhe çdo formë ndryshimi në
këtë vend.
Nga
qeverisja 21 vjeçare e vendit nga antivlerat dhe injorantët politik, populli i
Kosovës duhet të ketë nxjerrur mësimin e duhur, që forcën e madhe që posedon
mos t'ua lë më në dorë politikanëve të papërgjegjshëm.
Forcën
e ndryshimit pozitiv nuk e përbën asnjëra parti apo lider partiak, pasi forca e
vërtetë janë qytetarët e vendit. Populli dhe vetëm populli e përbën forcën e
ndryshimit, shpresës dhe ardhmërisë së një vendi e jo individi apo subjekti
politik.
Vetëm
atëherë kur populli e njeh fuqinë e tij të vertetë, atëherë do të lirohet nga
uzurpatorët, demagogët, hipokritët dhe antivlerat e katapultura në majat e
shtetit.
Çdo vend e ka qeverinë
që e meriton
Një
thënje e urtë italiane e thotë "Ogni paese ha il governo che si
merità", që në shqip i bie; "Çdo vend e ka qeverinë që e
meriton".
Parashtrohet
pyetja, a e meriton ky popull këtë që po e përjeton nga kusarët politik!?
Në
vend të përgjigjes në këtë pyetje, do të thoja se një popull që mashtrohet
lehtë, akoma më lehtë tradhtohet. Me secilin që flet veq e veq, nuk pajtohen me
gjendjen e krijuar në vend. Mirëpo kur vjen momenti për të vendosur
(zgjedhjet), mashtrohet nga premtimet boshe ose joshen me gjëra simbolike dhe
të papërfillshme nga të njëjtët politikan.
Ky
është tregues se diçka nuk është në rregull me vetëdijen tonë!
Një
herë edhe mund të mashtrohesh nga çdo kush, por herën tjetër fajtor nuk është
mashtruesi, por jemi ne vet. Fajtor jemi ne populli që po mashtrohemi në
vazhdimësi dhe në çdo palë zgjedhje, duke ju besuar hipokritëve dhe matrapazëve
të njëjtë, apo siq e tha një mik i imi; "Fajtor jemi ne populli që kemi sy
dhe nuk po shohim, që kemi vesh dhe nuk po dëgjojmë, që kemi tru dhe nuk po
mendojmë" (H.M.).
Zbulimi i motivit për
shkarkim dhe mocion
Qeveria
e shpresës ishte rasti historik për ta bërë kthesën e madhe të ndryshimit
pozitiv, që tashmë kishte filluar në vendin tonë. Do të na duhet shumë mund e
kohë për të ardhur në një momentum të dytë si ky, për ta nxjerr vendin nga
kthetrat e uzurpatorëve.
Edhe
pse me maska në fytyrë, shumë qeveritarë dhe deputet në sallë u zhveshën dhe
dolën "lakuriq" me fytyrën e vërtetë në tempullin e demokracisë dhe
para qytetarëve të vendit.
Gjatë
seancës së kuvendit u vërtetua ajo që e kam thënë paraprakisht dhe në
vazhdimësi, se shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme nuk ishte motivi,
por shkaku i mbulimit të motivit të vërtetë.
Për
më tepër se kaq gjatë seancës së djeshme u zhvesh lakuriq edhe motivi i
mocionit për shkarkimin e qeverisë në rrethanat e jashtëzakonshme që po kalon
vendi.
Rrëzimi më i pazakont
dhe i pakuptimt i qeverisë
Rënjen
e kësaj qeverie e deshiruan vetëm dashakëqinjët dhe interesgjinjët, të
korruptuarit dhe inkriminuarit, dallaveregjinjët dhe matrapazët politik.
Është
e dhimbshme pse kemi ardhur në këtë situatë. Këta që e shkaktuan rënjen e
qeverisë nuk e kanë hallin e popullit, por të interesave të tyre personale dhe
klanore.
Dje
ishte dita "D" për Kosovën, ishte dita mes dritës dhe errësirës, mes
lindjes dhe perëndimit, mes fundosjes dhe shpëtimit, ishte dita nga e cila
Kosova do qëndronte dhe hapëronte me këmbët e saj! Ndodhi më keq se kaq, në
orët e vona të ditës së djeshme u vra shpresa për ndryshim, u vra e sotmja dhe
e nesermja e gjeneratës së re për jetë në Kosovë.
Pas
përfundimit të seancës së kuvendit, gjatë bisedës me një intelektuale nga
qyteti i Pejës, profesoresha e dëshpruar nga vendimi që u mor në kuvend u
shpreh në këtë mënyrë: "Menduam që e bëm ndryshimin me zgjedhjet e 6
tetorit të vitit të kaluar, mirëpo siq u pa, as këta nuk paskan qenë shpresa e
ndryshimit, vaj halli për ne që qendruam në këtë vend duke shpresu që do të
bëhet mirë".
Definitivisht
po vërtetohet konstatimi im në shkrimin paraprak, se pa largimin komplet të
kësaj klase politike nuk do të ketë ndryshim dhe as perparim në vendin tonë.
Errësira
më e madhe është pak para se të lind dielli!
Vullnetin
e popullit per ndryshim e ndihmon edhe Zoti!