Mendime
Bekri Murselaj: Kaosi sot në Kosovë lidhet me emrin Agim Veliu
E enjte, 26.03.2020, 02:51 PM
Kaosi sot në Kosovë lidhet me emrin Agim Veliu
Nga
Bekri Murselaj
Emri
i Agim Veliut, është emër i njohur për popullin tonë dhe veçanërisht për
ndikimin e tij dhe fuqinë e tij brenda LDK-së. Pozita e tij e nënkryetarit
brenda partisë, ka një fuqi që mund të quhet vetëm nënkryetar, e që realisht ky
nënkryetar e ka ndikimin si kryetar brenda partisë së tij.
Figura
e tij lidhet me të gjitha proceset brenda partisë, duke dërguar shpesh
partinë në rrugët e gabuara politike,
shpesh herë për ambiciet e tij politike, e fut partinë dhe vendin në
"qorrsokake" të dëmshme për Kosovën.
Për
këtë person pozita e nënkryetarit brenda partisë, duhet të rishikohet nga ana e
partisë dhe njëkohësisht duhet të evitohen dëmet që ia ka bë ky person partisë,
dhe sidomos Kosovës.
Njeriu
që nuk ka pas guximin, të marrë nominimin për kryeministër në asnjë palë
zgjedhje, jo pse nuk e ka fuqinë brenda partisë që ta bëjë një gjë të tillë,
por që e dinë realitetin se po të dilte kanditat për kryeministër, partia e tij
me siguri do të dilte e treta ose e katërta në zgjedhje.
Dhe
ky nënkryetar po sa të kryhen zgjedhjet nacionale, bëhet i gjallë në marrjen e
vendimeve brenda partisë, për ambice të tij personale. Ky nënkryetar me
veprimet e tij brenda partisë, sillet sikurse t'i fitonte vetë zgjedhjet dhe jo
bashkëpartiakët e tij. Nëse iu referohemi vetëm veprimet e tij të fundit në
këto zgjedhje; duke e kundërshtuar vazhdimisht një koalicion mes VV-së dhe
LDK-së, derisa për një koalicion të tillë ishin pro të gjithë nga të dy
partitë, duke përfëshi këtu edhe kryetarët
e partive Albin Kurtin dhe Isa Mustafën.
E
si ka mundësi që nënkryetari Agim Veliu të del kundër kryetarit Isa Mustafa, që
ishte pro koalicionit me VV-në?!
E
krejt ky kundërshtim për koalicion me VV-në, nga ana e Agim Veliut, bënë që ky
veprim i tij të ishte kundër krejt vullnetit të votuesve të LDK-së, dhe
bashkëpartiakëve të tij, vetëm e vetëm për ambiciet e tij personale, duke e
kushtëzuar partinë për një pozitë të tij në qeveri.
Agim
Veliu mori primatin e të parit në parti në momentin që e kundërshtonte
koalicionin me VV-në, ai nuk e kundërshtoi këtë koalicion për ndonjë parim por
për një skenar tjetër. Agim Veliu priste që të kalonte afati kushtetues për
nominin e kandidatit të partisë parë, me qëllim që t'i kaloj LDK-së mandatari i
qeverisë dhe pastaj ta nominonte veten në mënyrë unanime brenda partisë.
Sepse
plani i dytë ishte që kryeministri t'i takoj LDK-së, me partitë e tjera si PDK,
AAK, NISMA duke e dërguar VV-në në opozitë edhe pse ishte partia e parë VV. Dhe
pas shumë bisedash mes VV-së dhe LDK-së arrihet koalicioni mes këtyre partive,
duke e favorizuar Agim Veliun me pozitën e ministrit të Punëve të Mbrendshme.
Por çfarë dëmi i shkaktoj një herë komunës së Podujevës për ambicie të tij
personale? Me dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të Podujevës, ky kryetar
i shkaktoj humbje 400 mijë euro, buxhetit të Kosovës, duke dërguar komunën në
zgjedhje të jashtëzakonshme dhe tash Kosovën po ashtu në zgjedhje të
jashtëzakonshme, ku pritet të kushtojnë nja disa milionë euro zgjedhjet. Agim
Veliu do të mbahet mend si një politikan i dështuar në vend, që për ambice të
tij personale, shkaktoj krizë institucionale në Kosovë, e aq më keq në një kohë
pandemie në vend. Në vend se të diskutohej për buxhet shtesë për Ministrinë e
Shëndetësisë që t'ju dilet në ndihmë qytetarëve në këtë kohë pandemie, deputetët
e LDK-së, krijuan krizë institucionale për ambiciet personale e partiake.