Mendime
Murat Gashi: Bota në karantinë
E premte, 27.03.2020, 04:40 PM
BOTA NË KARANTINË
Nga
Murat V. GASHI
Vitet
ikën shumë shpejt dhe e kaluara e hidhur thuaj se është harruar krejt. Askujt
nuk i shkon mendja për kohën nëpër të cilën kanë kaluar shqiptarët, që i kanë
përjetuar, ato kërcënimet e sëmundjeve të ndryshme që ishin përhapur dhe kanë
marrë jetra njerëzish. Edhe ato sëmundjet që ishin paraqitur para pesë - gjashtëdhjetë
viteve ishin të rrezikshëm për jetën e njeriut. Unë, mbaj në mend (për vete)
edhe për të tjerët se nga epidemitë e atyre viteve na kanë paluar në shtretër.
Bile edhe frymëmarrjen "na ka gulfat". Por si i ri nuk i dija emrat e
sëmundjeve. Krejt çka kam mësua prej baballarëve tanë Ishin : Murtaja, Malaria,
Veremi ( TBC - ja ), Bruceloza e kafshëve, gripi, lija, etj. Fatkeqësisht, ndaj
këtyre sëmundjeve ( sa mbaj në mend ) nuk ka pas vaksina dhe trajtime specifike
për shkak të mutacionit gjenetik që edhe këto sëmundje i bënin shumë të
rrezikshëm jetën e njeriut. Sepse, në ato vite e deri vonë shkenca e mjekësisë
te ne ishte e varfër ose fare e ngritur... Të vetmin mjek për TBC - në e kemi
pas Dr. Daut Mustafa, ndoshta edhe ndonjë mjek tjetër....Përkundër këtyre
sëmundjeve , atëherë nuk përmbytemi nga zhurma e njerëzve, paniku propaganda..
Edhe pse nuk kishte mjete të informimit megjithatë, në të vërtetë, nuk donin të
dëgjojnë zërin trishtues, sepse ishin shumë të vetëdijshëm se ai mund të
tingëllojë sekrete jo të vërteta, kohë amullie, jo të këndshme dhe mund na
parashtrojnë pyetje dëshpëruese, bezdisës. Shumë njerëz të mençur, kujdeseshin
që të mos gërmojnë thellë mendimet e frikshme, në veten e tyre dhe popullatës
sepse frika është gjysmë vdekje. Sot, në shekullin e 21 " një aristokrat
në kulmin e karrierës së tij mund ta përmbys zërin e brendshëm që i thotë mos
të shkëputet nga pasuria e krijuar, duke e shfrytëzuar kohën (avazin e zi) të
pakohë, sa kohë dhe të bëjë një familje për të ardhmen e saj dominuese,
udhëheqëse mbi varfërinë, që çdo ditë e më shumë e kaplon shpirtin e fshatarit,
qytetarit, intelektualit, mësuesit, poetit, artistit, sportistit etj. Kjo i
frikësohet ndryshimit të gjendjes që e nesërmja dritë, me të pakënaqurën
frikësohet se do të humbas sigurinë që ka " Pas përhapjes së Pandemisë
" Coronavirusit " nga Kina nëpër Evropë - botë, pastaj në vende e
Ballkanit : Shqipëri, Maqedoni etj. dhe në Kosove, ka krijuar një situatë
alarmante, konfuze. Studiuesja Kineze në fakultetin e shkencave tregon të
vërtetën. Edhe pse Coronavirusi e cila është shkaktuar nga shkrirja e gjenit të
një gjarprit dhe të lakuriqit nate dhe ka filluar aftësinë për të infektuar
edhe gjitarët, përfshirë njerëzit, që ka krijuar një situatë mjaft konfuze në
vende të ndryshme të botës. Ndërsa një specialist i sëmundjeve infektive Abdu
Sharkawy, nga Ortorio e Kanadasë është bërë viral në mediat sociale pasi
shpërndan një postim të gjatë duke shpjeguar se pse koronavirusi nuk e tremb
aspak atë. Ai thotë "Boll më, koronavirusi nuk është sëmundje e frikshme,
frika juaj tash është i njohur si Covid - 19.
Por
unë kam frikë nga Covidi - 19 politikë. Ajo që vjen nga natyra mundohem të
"mbrohem " por ajo që vjen nga virusi politik skam si të mbrohem.
Keq, keq.... Nga kjo pandemi, bota është në karantinë, dhe po e menaxhon krizën
e sëmundjes koronavirusit, te ne, në Kosovë, politikanët sikur po zgërdhihen
para qytetarëve duke u marrë me dorëheqjen e Ministrit të brendshëm Agim Veliu
e me heqjen e taksës dhe reciprociteti nga Kryeministri Albin Kurti. Përveç
kësaj merren për shkarkime, mocioni, deklarata e analizave nëpër portale e
televizive. Duken sikur nuk po ndodh asgjë. Ajo që mua po më shqetëson më shumë
përveç pandemia Covid - 19, është edhe aleati i Covid - politika. Kjo është
turpi që nuk e arsyeton turpin. As papjekuria e deputeteve. Ne jemi në karantinë
tash e 12 ditë. Derisa krejt shtetet kanë mobilizuar çdo potencial për të
përballuar krizën me Covid19, dhe janë në Karantinë, politikanët tanë
angazhohen ta rrëzojnë Qeverinë. Dhe çka pas saj, prapë me politike të keqe.
Pani 3. Kjo s'quhet ndryshe pos klasë politike e dështuar e pa edukuar. Dihet
mirë. Të paedukuarit nuk mbaj shtetet.
Sepse
janë klasa të interesit. Kjo u pa pas marrjes së masave mbrojtëse kundër
pandemisë së Coronavirusit nga Qeveria. Hapen panik. Disa biznese ngritën
çmimin e miellit dhe artikujve ushqimor. Dhe qytetaret nga paniku, vrapuan që
të sigurojnë miell e ushqime...Kjo situatë ma kujtoi kohën e luftës 1999., kur
ishim izoluar nga lufta nga dhuna serbe, ndoshta edhe më keq. Sot, në shekullin
e ri, vitin 2020, të gjithë kufijtë e botës janë mbyllur për shkak Covidit -
19, ndërsa qytetarët në Kosovë u vetkarantinuan. Shtetet e botës: Kina, SHBA,
Evropa janë mbyllur dhe ekonomia e kanë ndalë. Kjo krizë është globale dhe me
mish e shpirt po luftojnë kundër Korinavirusit. Mjekët e botës janë ngrit në
këmbë ndërsa mjekët shqiptarë në Kosovë e kudo në botë s’kanë gjumë në sy,
vetëm e vetëm që ky popull të shpëtojë nga coronavirusi. Janë të betuar para
Hipokratit. Ndërsa politikanët nuk po mërziten. Turp.... janë bërë fytyrë
bajge. A munden qytetarët të jetojnë në këtë situatë pa lulet e njoma e t'i
japin jetë një kuptim besimi, dhe ç'njerëz janë ata të tjerë politikan, që do
të zëvendësojnë jetën normale, pas rrëzimit të qeverisë ? Në këtë rast të rëndë
të "e epilepsisë" të ndërpritet menjëherë duke mos shkaktuar
konvulsione shumë akude qytetarëve të Kosovës, sepse, gjatë këtyre
konvulcioneve pacientët të prekur nga Coronavirusi, e humbasin kontrollin e
trupit dhe konvulsionet e shpeshta i pengojnë të kenë një punë apo stil jetese
normale. Prandaj politikanë të zgjedhur të nderuar pushoni së thumbuarit me
njeri - tjetrin, mos u hakmerreni për të bëmat e kaluara , dhe si Qeveri të
hapni mendjen për të mirën e qytetarë, ta shpëtojmë nga Coronavirusi dhe të
vazhdoni punën për të ec përpara në mënyrë që mos ta shkelim gjakun e
dëshmorëve dhe popullit për lirin e vendit që sot në emrin e tyre jetojmë të
lirë. Të çlirohemi nga ky virus, sepse ky virus e ka paralizuar krejt boten
edhe shqiptaret, Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë.