Mendime
Eshref Ymeri: Akti i tradhtisë së lartë
E premte, 27.03.2020, 04:40 PM
Akti i tradhtisë së lartë
Nga
Prof.dr. Eshref Ymeri
Kuvendi
i Kosovës, shumica e të cilit përbëhet prej deputetësh-argatë të Beogradit, me
në krye dy tradhtarë të regjur - Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën - kreu aktin e
tradhtisë së lartë ndaj Rerpublikës së Kosovës, duke votuar më 25 mars 2020 për
rrëzimin e qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti.
Ky
akt i lart tradhtie dëshmon më së miri se populli shqiptar i Kosovës vërtet
shpëtoi nga kthetrat e sundimit gati njëshekullor serbosllav, por ai nuk
shpëtoi dot nga kthetrat e sundimit të argatëve brendashqiptar të Beogradit.
Historia
e kombit shqiptar ka vërtetuar në praktikë se, siç shkruan në kujtimet e veta
Profesori i shquar Vedat Kokona, sundimi i shqiptarëve prej shqiptarëve ka qenë
dhe vazhdon të mbetet më i egër sesa sundimi i të huajve.
Është
në dorën e shumicës së popullit shqiptar të Kosovës, nëse udhëhiqet nga bindjet
nacionaliste dhe nga dinjiteti i lartë kombëtar, se për kë do të votojë në
zgjedhjet e ardhshme - për krahun e Albin Kurtit dhe të ardhmen e Kosovës apo
për krahun e tradhtarëve, për krahun e mykur të argatëve të Beogradit, të cilët
i kanë rrjepur shtatë pale lëkurë dhe janë pasuruar në mënyrë marramendëse në
kurriz të tij.
Nëse
ai popull do të votojë në shumicë për këta të fundit, atëherë ai e meriton
plotësisht sundimin e shqiptarëve prej shqiptarëve. Një votim i tillë do të na
kujtojë shembullin e Shqipërisë Londineze, të cilën krimineli dhe tradhtari me
damkë në shërbim të serbosllavizmit - Enver Hoxha - e sundoi dhe e poshtëroi
deri në atë shkallë, saqë nuk ishte parë ndonjëherë në historinë e Evropës,
duke dhënë modelin më të përbindshëm të sundimit të shqiptarëve prej
shqiptarëve.
Sinsinati, Ohajo
26 mars 2020