E premte, 13.12.2024, 12:24 AM (GMT)

Mendime

Ibrahim Kabili: Albini Kurti, viktimë e lojës së ndyrë politike

E premte, 27.03.2020, 04:45 PM


Albini Kurti, viktimë e lojës së ndyrë politike

Nga Ibrahim Kabili

Kohë të vështira për shqiptarët. Në njërën anë koronaviruesi, në anën tjetër virus politika. Politika, kjo lojë e domosdoshme, por e luajtur keq nga aktorët kryesor të saj. Për fat të mirë në Shqipëri politikanët tanë këtë herë u bënë bashkë për të luftuar pandeminë. Për fat të keq kjo nuk ndodhi në politikën Kosovare. Në vend të luftës ndaj viruesit, bëhet mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti. Politika është lojë por ajo duhet të luhet ndershmërisht. Politikanët të nxjerrin mësime nga historia, të tregojnë veten, të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe përgjegjësive që kanë ndaj njerëzve që i kanë votuar. Ata duhet të tregohen burra shteti dhe mbi interesat e tyre miskine të venë interesin e Kosovës e shtetit të brishtë të saj. Në vend të përçarjes duhet bashkimi, bashkëpunimi dhe jo përçarja.

Koha është tmerrësisht e vështirë nga kjo pandemi e koronaviruesit. Të jemi të sinqertë njerëzit i ka mbërthyer  paniku, sidomos më shumë për fatin  e fëmijëve, të rinjëve, të afërmëve, të njerëzve që janë në frontin e parë të kësaj lufte, për fatin e gjithë popullit në shkallë botërore. Urojmë të bëhet më e mira e mundëshme dhe të gjithë ti kthehemi jetës normale!

Pavarësisht kësaj, njeriu mbijeton dhe nuk mund të qëndroj indiferent ndaj realitetit. Për fatin e keq tragjedisë me koronavirus në Kosovë i shtohet dhe koronoviruesi politik i Mustafës dhe Thaçit me mocionin ndaj qeverisë Kurti. Çuditërisht mocioni mbështetet dhe nga aktorët e tjerë të politikës kosovare. Absurditet dhe primitivizëm politik në kohët moderne! Turp! E pa falëshme.

Shpresa se Albin Kurti do bënte më të mirën për Kosovën qe e madhe, por ajo u shua shpejt. U shua shpejt jo për faj të tij por të pazarxhijëve politikë. Qeveria Kurti qe qeveria më jetëshkurtër në Kosovë me 50 ditë qeverisje. Rënja e saj qe e pritëshme. Qe e pritëshme, se fejesa dhe martesa u bënë me shkuesi dhe jo me dashuri. Kjo për shumë faktorë që tashmë dihen. Mustafa megjithëse është politikani më i vjetër e me shumë përvojë ai i përket kastës së vjetër dhe përbën rrezik për politikën kosovare.E kështu ndodhi. Ai me dinakërinë e tij të fëlliqur inicioj mocion ndaj qeverisë Kurti. "Shkaku" i mocionit, heqja e taksës pa kushte ndaj Serbisë dhe largimi nga detyra i ministrit të brendshëm Agim Veliu që vinte nga radhët e LDK-së. Paradoksale kjo në situata të tilla për kushtet ku gjendet Kosova! Kohë të tilla jetojmë, nda nuk ka gjë për të na çuditur. A e meritonte Kurti dhe qeveria e tij një fund të tillë ? Absolutisht jo. Qeveria pavarësisht kohës se shkurtër në detyrë, qe qeveria më e suksesshme në Kosovë. Kurti si kryeministër mori shumë vendime të rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj. Kështu qeveria e tij:

1-Pergjysmoj pagën e tij dhe stafit që punonte  në administratën.

2-Reduktoj numrin e ministrive ne 15.

3-Shkarkoi nga detyra trupin diplomatik të akredituar në vendet e tjera dhe e zevendësoi me të rinj, më të specializuar dhe idealistë.

4-Shkarkoj disa borde të korruptuara pasi kishin bërë abuzime të shumta.

5-Mori masa të shpejta për të luftuar koronaviruesin.

6-Nuk pranoj heqjen e taksës ndaj mallrave serbe pa reciprocitet.

7-Miratoj buxhetin ku dhe planifikoj ndërhyrje në disa sektor të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës.

Qeveria Kurti ra me mocion mosbesimi me votat kundër të deputetëve të LDK-së, PDK-së, AAK-së, AKR-së dhe Nismës. Të gjithë deputetët e këtyre forcave politike u vunë në rresht nga "shefat" e tyre dhe votuan kundër qeverisë. Me maska në fyturë e doreza në duar u vërsulën si hiena duke e "shqyer viktimën" Kurti dhe Osmani. Ky veprim qe gjesti më kriminal dhe më i ndyrë i deputetëve të Kosovës. Turp dhe marrëzi! A thua se votuan kundër Vuçiçit? Jo. Kundër Albinit! Po pse? Për mustaqet e çelos. Për "nderin" e Isës, kolltukun e Thaçit dhe etjen për pushtet të atyre që populli me votë i çoj në shtëpi! Po ku e ka nderin Isa e Thaçi ,more njerëz të "mirë"? Ata e kanë treguar veten me veprimet e mosveprimet e tyre. Po të tjerët? Si mund të anatemohen e ndëshkohen idealistët dhe gjenerata e re si Kurti dhe Osmani për hirë të kastës së vjetër e privilegjeve të tyre? Nuk është hera e parë që ata mbajnë qëndrime të tilla kundra interesave të Kosovës. Eshtë e pafalshme dhe antikombëtare vota pro mocionit nga deputetët e Ramushit, të AAK-së. E vetmja gjë e mirë e Ramushit si kryeministër qe taksa ndaj Serbisë dhe kundërshtimi i ndryshimit të kufijve. Pavarësisht çfar thuhet sot me këto masa ai u tregua burrë shteti. Kjo ja hëngri kokën dhe e bëri kurban! Shumë mirë bëri që nuk u dorëzua! Po përse ky patriot e atdhetar i flaktë ,vëllai dy dëshmorëve të kombit me votë sakrifikoj dhe Albinin? Vetë Kurti u gjend në një presion të madh ndërkombëtar për heqjen pa kushte të taksës. Si intelektual i shquar,si idealist, si patriot dhe atdhetar por dhe si burrë shteti mori vendime shumë të matura në lidhje me taksën. Kërkoj të përfitoj dhe në kohë, por... Dhe mua ndoshta nuk më pëlqyen këto vendime, por si mund të vepronte ndryshe? A mund të dilej hapur kundra kërkesës së administratës së Trampit e Grenellit? Jo. Nga ana tjetër për fat të keq dhe reciprociteti me Serbinë qe i pa pranueshëm për To. Kjo është padrejtësia e radhës e të mëdhejve! Kjo shkaktoj viktimën tjetër të radhës,Albinin. Lind pyetja përse "viktima e parë", e deputetët e tij, të votojnë për të bërë kurban  "viktimën" tjetër, Albinin? Kjo është paturpësi, nga Ramushi nuk pritej ky qëndrim.

Kjo ka vetëm një shpjegim! Pas meje u bëftë qameti. Jo, pas teje zoti Haradinaj është Kosova, liria dhe pavarësia e saj për të cilën luftove. Me heqjen e Kurtit janë vënë në diskutim dhe ndarja e Kosovës, dhe  ndryshimi i kufijve, përse jo, dhe ekzistenca shtetit. E pa falëshme dhe për Veselin, Limajn, si ish pjesmarrës në UÇK të votojnë pro mocionit!

Zotërinj të LDK -së, "mirë" me Kurtin, ky na qenka i majtë, marksist, radikal ndaj votuat pro shkarkimit. Po Vjosa Osmanin pse nuk e përkrahët si kryeparlamentare? Ajo pati qëndrim krejtësisht ndryshe nga ju. Ju u bëtë deputet vetëm nga karizma e mbështetja  popullore e saj. Ajo ua dha votat ndërsa ju e braktisët atë, duke mbështetur verbërisht Mustafën. Nuk pritej gjë tjetër nga deputet e LDK-së. Duke ndjekur situatën nga larg dhe pa emocione mendova se idealizmi i Vjosës do triumfonte mbi "idealet" e kastës së vjetër. Kjo klasë politike, gjithë këto vite, nuk ka bërë gjë tjetër vetëm ka zhvatur Kosovën, ka parë interesat e veta. Jo kështu, të dashur politikan të Kosovës. Historia do ju ndëshkojë për këto veprime dhe qëndrime. Votuat në kohë "lufte", jo për masat  kundra koronaviruesit por kundra Vjosës. Lojë e ndyrë ! Fatëkeqësi e radhës! Shpresojmë të mos jeni infektuar me koronavirus sepse u tubuat në kushtet e virozës!

Shpresova se do kishte deputet të arsyeshëm nga mocionistët! Por më kot, qeveria ra, por jo Albini dhe Vjosa. Ata janë e ardhmja dhe shpresa e Kosovës. Pavarësisht këtyre që thamë Albini e tregoj veten si një burrë shteti. Ai nuk pranoj ta hiqte taksën me Serbinë pa reciptocitet. Me shumë diplomaci provokoj dhe krizë parlamentare. Ai e la detyrën me nder, pa e shitur Kosovën dhe dëmtuar interest e saj. Ndaj shpresës , fitoj zhgënjimi, por jo për fajin e tij, por të politikës shqiptare. Pyetja është çfar do bëhet me politikën kosovare pas Albinit? Kosova ka probleme të mëdha në planin e brendshëm. Po kështu dhe në atë të jashtëm. Kryesore, marrëveshja me Serbinë, njohjet, pranimi në organizmat ndërkombëtare, denoncimi i krimave të luftës etj,etj.

Albini  tani është aktori dhe faktori kryesor politikës kosovare, ai ra për tu rikthyer më  fuqishëm se kurrë. Kosova ka nevojë jetike për politikanë të modelit Kurti.

Ibrahim Kabili

Tiranë më 27.03.2020



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora