E diele, 21.07.2024, 05:45 AM (GMT+1)

Mendime

Hysni Osmani: Nuk është Vuksani po Hasani!

E hene, 30.03.2020, 05:50 PM


Në foto: Autori Hysni Osmani, tu skamni (man i zi-kokërrmadh) i vjetër tash 5 breza, në oborr të shtëpisë në Geg-Hysen

NUK ESHTE VUKSANI PO HASANI...!

-Na ngaterrojne punet e robit, jo te zotit-

Nga Hysni Osmani, Tirane

Miku dhe shoku im i feminise Zeqir Lushaj shkruen bukur, vertete shume bukur.

Por nuk e di ç’dreqin ju ka teke e ban do poezi edhe per vorret. Jo vorret e Grise, jo vorret katolike, jo ato myslimane. E mue keto nuk me pelqejne hiç, bash hiç! E per te largue sado pak ate merzi qe sjellin vorret po sjell nje ngjarje te treguar me motiv  po nga vorret, por me pak humor... se edhe ne vorre nga i her gjendet humori krahas trishtimit.

...!

Ne Geghysenin tim, ngjitur me Grine e Zeqirit, ka nje store te bukur, ngjarje e jetueme.

...Ne vitin 1913 edhe geghysenasit si gjithe Malsia e Gjakoves u perndoqen nga shkau dhe  u detyruen te bien ne Shkoder. Vetem njeni, qe e kishte  shpine ne krye te katundit nuk u largua, por qendroi aty. Vuni nje kryq ne kulem te shtepise, grueja veshi nje kotull te zese dhe u prezantuen si katolik... Shkiet nuk i trazuen.

Kur u kthyen pas tre muajsh te perndjekunit, gjithçka ishte djegur, vetem shpia e ketij, X. Y, jo! Por dredhia e tij nuk u prit mire nga bashkevendasit e tjere, te cilet e leçiten (izoluean) per disa kohe deri dhe per vdekje dhe dasma nuk e ftonte kush. Bile hoxha ja ndaloi edhe te falej ne xhami me xhematin tjeter. Mandej, disa vite me vone, e falen, por nuk u harrue lehte kjo herezi e tij.

... Kur vdiq e futen ne dhe te xhamia ne Breg te Geghysenit,aty ku jane vorret myslimane. ( Sa per dijeni ne Geghysen ka edhe vorre katolike, te Kisha e Gjate ne Selimaj, qe nuk mbahen mend sa te vjetra jane..). Po ate dite vdes nje burre i besimit katolik nga pertej drines, qe ishte çipçi ne lagjen Gjonaj te Selimajve familjarisht. Dhe ket e varrosin te vorret katolike te Kishes se Gjate... Mbas darkes, djalit te tij i kujtohet se ne xhepin e  xhamedanit te te  jatit  qe e kishin varros, kishin  harrue  15 lira... Askush nuk pranoi te shkoi te hapi vorrin, mbasi ky veprim ishte  nje sakrilegj qe nuk e lejonte feja...

Kur u larguen  pjesmarresit nga darka e ceremonise se varrimit, dikur vone naten niset i biri qe ta hapi vorrin dhe te marri lirat... Afer varrezave takon dy udhetare te nje katundi tjeter qe po ktheheshin nga ceremonia e vdekjes se atij myslimanit qe thame me lart dhe qe e dinin edhe historine e tij te kalueme, me kryq maje shpie... Djali ju tregon hallin e tij dhe pse kishte dale kaq vone nga shpia... dhe sic ju thote atyre. ``-me qe ju qiti zoti ju lutet, hajdeni e me ndihmoni se druaj qe nuk mund ta ri-hapi i vetem varrin dhe po ju paguaj...``.

Te tre filluan te shplonin vorrin ashtu naten... Kur afrohen te arkivoli, i thone djalit, -dil ti, se je i ri e nuk ban me pa te dekun naten...Dhe mbasi e largojne ate `´...Iiii bre, bertasin``! -Po ketu nuk ka arkivol, por vetem nje i dekun  mbeshtjelle me qefin...dhe ky nuk eshte Vuksani  po Hasani (emrat nuk jane real, per etike)..

Djali, vetem 14 vjeç, tmerohet, se jo vetem i hupen lirat po edhe baba... Dashamiret e rruges e mlojne vorrin shpejt e shpejt tuj ra shahadet... por me lirat ne xhep!!!

Dhe pastaj vazhdimisht hoxha e tregonte ket histori para xhematit apo edhe ne raste te tjera... Shih çka e gjen ate , qe ndrron fe.. as vorri nuk e len mbrenda... ma mire nje katolik i mire ne dhe` te xhamise se nje mysliman i keq si ky i yni...

I lumi Zot ua ndrroi vendet naten e dekes...

...!

(Shenim: -Materiali eshte shkeputur nga nje permbledhje kujtimesh qe autori e ka ne proces).

-Per revisten Zemrashqiptare, nga Tirana, 30 Mars 2020-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora