| E hene, 30.03.2020, 05:50 PM |
Në
foto: Autori Hysni Osmani, tu skamni (man i zi-kokërrmadh) i vjetër tash 5
breza, në oborr të shtëpisë në Geg-Hysen
NUK ESHTE VUKSANI PO
HASANI...!
-Na
ngaterrojne punet e robit, jo te zotit-
Nga
Hysni Osmani, Tirane
Miku
dhe shoku im i feminise Zeqir Lushaj shkruen bukur, vertete shume bukur.
Por
nuk e di ç’dreqin ju ka teke e ban do poezi edhe per vorret. Jo vorret e Grise,
jo vorret katolike, jo ato myslimane. E mue keto nuk me pelqejne hiç, bash hiç!
E per te largue sado pak ate merzi qe sjellin vorret po sjell nje ngjarje te
treguar me motiv po nga vorret, por me
pak humor... se edhe ne vorre nga i her gjendet humori krahas trishtimit.
...!
Ne
Geghysenin tim, ngjitur me Grine e Zeqirit, ka nje store te bukur, ngjarje e
jetueme.
...Ne
vitin 1913 edhe geghysenasit si gjithe Malsia e Gjakoves u perndoqen nga shkau
dhe u detyruen te bien ne Shkoder. Vetem
njeni, qe e kishte shpine ne krye te
katundit nuk u largua, por qendroi aty. Vuni nje kryq ne kulem te shtepise,
grueja veshi nje kotull te zese dhe u prezantuen si katolik... Shkiet nuk i
trazuen.
Kur
u kthyen pas tre muajsh te perndjekunit, gjithçka ishte djegur, vetem shpia e
ketij, X. Y, jo! Por dredhia e tij nuk u prit mire nga bashkevendasit e tjere,
te cilet e leçiten (izoluean) per disa kohe deri dhe per vdekje dhe dasma nuk e
ftonte kush. Bile hoxha ja ndaloi edhe te falej ne xhami me xhematin tjeter.
Mandej, disa vite me vone, e falen, por nuk u harrue lehte kjo herezi e tij.
...
Kur vdiq e futen ne dhe te xhamia ne Breg te Geghysenit,aty ku jane vorret
myslimane. ( Sa per dijeni ne Geghysen ka edhe vorre katolike, te Kisha e Gjate
ne Selimaj, qe nuk mbahen mend sa te vjetra jane..). Po ate dite vdes nje burre
i besimit katolik nga pertej drines, qe ishte çipçi ne lagjen Gjonaj te
Selimajve familjarisht. Dhe ket e varrosin te vorret katolike te Kishes se
Gjate... Mbas darkes, djalit te tij i kujtohet se ne xhepin e xhamedanit te te jatit
qe e kishin varros, kishin
harrue 15 lira... Askush nuk
pranoi te shkoi te hapi vorrin, mbasi ky veprim ishte nje sakrilegj qe nuk e lejonte feja...
Kur
u larguen pjesmarresit nga darka e
ceremonise se varrimit, dikur vone naten niset i biri qe ta hapi vorrin dhe te
marri lirat... Afer varrezave takon dy udhetare te nje katundi tjeter qe po
ktheheshin nga ceremonia e vdekjes se atij myslimanit qe thame me lart dhe qe e
dinin edhe historine e tij te kalueme, me kryq maje shpie... Djali ju tregon
hallin e tij dhe pse kishte dale kaq vone nga shpia... dhe sic ju thote atyre.
``-me qe ju qiti zoti ju lutet, hajdeni e me ndihmoni se druaj qe nuk mund ta
ri-hapi i vetem varrin dhe po ju paguaj...``.
Te
tre filluan te shplonin vorrin ashtu naten... Kur afrohen te arkivoli, i thone
djalit, -dil ti, se je i ri e nuk ban me pa te dekun naten...Dhe mbasi e
largojne ate `´...Iiii bre, bertasin``! -Po ketu nuk ka arkivol, por vetem nje
i dekun mbeshtjelle me qefin...dhe ky
nuk eshte Vuksani po Hasani (emrat nuk
jane real, per etike)..
Djali,
vetem 14 vjeç, tmerohet, se jo vetem i hupen lirat po edhe baba... Dashamiret e
rruges e mlojne vorrin shpejt e shpejt tuj ra shahadet... por me lirat ne
xhep!!!
Dhe
pastaj vazhdimisht hoxha e tregonte ket histori para xhematit apo edhe ne raste
te tjera... Shih çka e gjen ate , qe ndrron fe.. as vorri nuk e len mbrenda...
ma mire nje katolik i mire ne dhe` te xhamise se nje mysliman i keq si ky i
yni...
I
lumi Zot ua ndrroi vendet naten e dekes...
...!
(Shenim:
-Materiali eshte shkeputur nga nje permbledhje kujtimesh qe autori e ka ne
proces).
-Per
revisten Zemrashqiptare, nga Tirana, 30 Mars 2020-