E merkure, 09.10.2024, 11:52 AM (GMT+1)

Mendime

Luan Dibrani: Shumë nëndegë të LDK-së në Gjermani dhe Evropë po e braktisin këtë parti!

E shtune, 04.04.2020, 09:54 AM


Shumë nëndegë të LDK-së  në Gjermani dhe Evropë po e braktisin këtë parti!!!...

Shkruan Luan A. Dibrani

Pakënaqësia dhe përplasjet  politike qe ndodhen  dhe po ndodhin në Kosovë,po tronditin opinionin e gjer,por ne veçanti edhe përfaqësuesit  e partive politik edhe anëtarësinë e tyre. Një gjë  e theksuar  tani ma është ne ofensive  e sipër edhe në LDK-ne  si parti ma e vjetër.

Këtë pakënaqësi  dhe braktisje janë vërejtur qysh mbas luftës, por njëra nder aktivistet e mëdha qe ishte, është  edhe  ish-kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, pat  njoftuar para disa kohe  se po e braktis këtë parti pas 27 vitesh aktivitete!!!

Ajo me rastin e largimit nga kjo parti ka theksuar se procesi i degjenerimit të LDK-së ka fill “Lidhja“ nuk ka më asgjë të përbashkët me “Lidhjen Demokratike të Kosovës”dhe se të gjithë e kanë braktisur ish-presidentin Ibrahim Rugova, “përfshirë edhe fëmijët e tij”.

E nisur me ish-kryetarin Fatmir Sejdiu dhe është vulosur nga Isa Mustafa?

Ma tutje ajo shprehet se lojaliteti ndaj partisë politike, në këtë rast LDK-së, bie ndesh me lojalitetin ndaj Kosovës dhe interesave të qytetarëve të saj, atëherë është koha për të folur edhe për të vërtetat e hidhura dhe për të marrë vendime të vështira.

E vërteta më e hidhur është që LDK-ja e sotme, e ashtuquajtura „Lidhja“, nuk ka më asgjë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë e cila i udhëhoqi shqiptarët në rrugën e tyre drejt lirisë dhe pavarësisë. Emrin e ka ende LDK, por brenda është bosh. S’ka përmbajtje, s’ka parime, s’ka besë, s’ka koncepte.

Në kreun e LDK-së së sotme të gjithë e kanë braktisur Presidentin Rugova, të cilin nuk hezitojnë ta përmendin sa herë që iu teket. Madje edhe fëmijët e tij. “Lidhja” i ka braktisur parimet mbi të cilat u ndërtua Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë shkelur besën dhe e kanë vrarë shpresën, të cilën kjo parti dikur ua jepte shqiptarëve në Kosovë.

E vërteta tjetër e hidhur është që LDK-ja e sotme, apo e ashtuquajtura „Lidhja“, nuk është e reformueshme. Gjatë viteve të fundit me shumë ngulm dhe pa marrë parasysh situatat me të cilat jam ballafaquar, së bashku me shumë veprimtarë të tjerë, kemi bërë përpjekje të shumta për të evituar çuarjen e LDK-së drejt buzës së greminës.

Kemi biseduar me qytetarë në të gjitha anët e Kosovës dhe kemi bërë përpjekje serioze për një reformim të shëndoshë të LDK-së, por kemi hasur në struktura të betonuara, në drejtues politik, të cilët gjithë ditën flasin fjalë boshe. Kemi hasur në maska që nuk thonë atë që mendojnë dhe që shpesh as nuk arrijnë të kuptojnë atë që thonë, sepse përsërisin në kor fraza boshe të vjedhura diku. Në profiterë që edhe me djallin bëjnë krushqi, vetëm e vetëm për të përfituar edhe më tej nga grabitja e shtetit më të ri dhe më të varfër në Evropë.

Personalisht nuk e kam të lehtë ta pranoj të vërtetën e hidhur, të pranoj që pas vdekjes së Presidentit Rugova LDK-ja ka degjeneruar hap pas hapi dhe në ndërkohë na mbetet të konstatojmë vetëm vdekjen e saj. Ky proces i degjenerimit të LDK-së u fillua nga kryetari i atëhershëm Sejdiu dhe u vulos nga pasardhësi i tij Isa Mustafa. Në vend të mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe parimeve të LDK-së, këta dy kryetarë të LDK-së filluan të bënin garë se kush më shumë dhe kush më shpejt bie i nënshtrohet strukturave kriminale, të cilave ia dorëzuan fatin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës.

Në LDK tashmë është e pamundur të punosh me nder dhe dinjitet për përparimin e Kosovës. Shpresa e fundit ka vdekur. Kush beson në ndryshime në këtë LDK rrezikon të mashtrojë vetveten përfundon  Donika Gervalal ish nënkryetare e LDK-së për Gjermani .

Po ashtu edhe shume aktivist tjerë qe kane pas edhe  nëndegët  e veta  ndajnë mendimin e njëjtë sikur zonja Gervalla. Njeri nder ta eshte edhe Xhafer Leci ,Ramdan Dibrani.

Të nijetin shqetësim ,pakenaqesi ,mos besim dhe zhgënjim shprehin qe me situaten e krijuar  skandal pas skandali,  theksojnë qe ti shuajnë nëndegët e veta  gjë qe pothuajse  i kemi ndaluar se vepruari që shumë vite  me te gjithë anëtaret tanë. Ata shprehen dhe dëshmojnë me mijëra aktivitete , dengje dokumentesh dhe dëshmi mbi grumbullimin e tre % ,qe edhe sot  e kësaj dite nuk dimë se ku janë as kujt ju kane dhënë !?... Me qindra e mijëra  euro  e miliona i mblodhëm për çlirimin e Kosovës se jo për profiteret  dhe komandantet  qe e degraduan  UÇK-në dhe  shoqërinë kosovare. Na e kemi ndarë edhe paranë e fundit nga kafshata e bukës me pas një Kosovë të lire , te pa varur e jo te pushtuar dhe keq menaxhuar nga kjo klase politike  e sidomos nga LDK-ja,qe i vëni zjarrin Kosovës këto ditë te kohës jete a vdekje nga Korona virus!.  Ata theksuan se pas mocionit kundër  qeverise ne kohe  vdekje , ne s’kemi  çka presim nga një garde  me qëllime dhe veprime kundër interesave te Kosovës,pos largimit dhe bojkotit .Kjo krizë qe po e  përcjell partine   e LDK-se  dhe veprimet e saj ne skenën politike po duket se  pas vdekjes se ish presidentit Rugova ,tani  i ka ardh koha edhe si parti të vdes, pasi shumë nëndegë të LDK-se  në Gjermani dhe Evropë, po edhe në Kosovë po e braktisin LDK-në e Isa Mustafës te privatizuar si pronë te veten!!!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora