Mendime
Anton Berisha: Pamaturia e deklaratave në rritje kundër zyrtarëve të SHBA-së
E marte, 07.04.2020, 11:27 AM
Anton Berisha:
Pamaturia
e deklaratave ne rritje kunder zyrtareve te SHBA-së, ne rastin me te mire eshte
naivitet, e ne rastin me te keq agjende e qarqeve antishqiptare, qe kane per
qellim krijimin e sentimentit te antiamerikanizmit ne Kosovë.
Pretendimi
naiv ose dashakeqes, qe ne te percaktojme te ndershmen e SHBA-se, kur dihet qe
ajo e drejte i takon popullit amerikan ne procesin e tyre zgjedhor, nuk don
shume mend per te kuptuar nje prapavije djallezore.
Ne,
me SHBA-te, konform rendit nderkombetare, ne respekt te normave te sjelljes por
edhe te miqesise, ndertojme maredhenie bilaterale, me organet shteterore dhe
bartesit e tyre, qe nga presidenti e ne nivele tjera, duke njohur dhe
respektuar autoritetin e tyre dhe anasjelltas.
Çdo
veprim ndryshe tregon pamaturine tone shteterore por edhe tradicionale ndaj
mikut, e qe mund te kete vetem nje rezultat- demtimin e shtetit te Kosoves.