Mendime
Dedë Preqi: Kosova në mes pandemisë virale dhe politikës vërbale
E diele, 05.04.2020, 11:00 AM
Kosova në mes pandemisë virale dhe politikës vërbale
Nga
Dedë Preqi
Të
kemi parasysh problemet që na rrethojnë, duke mos heqë dorë nga të përditshmet
tona të momentit ndaj koronavirusit, por edhe ndaj problemeve tjera që sjelli
politika e anti qeverisë Kurti. Edhe në këtë rast, sikur po i kruhet
« zhuga » dikujna të mirret përsëri më çështjen e taksës dhe kundër vendosjes së reciprocitetit, ndaj
Serbisë.
Për
më tepër, në mes kësaj situate dhe qeverisë Kurti, sikur tani për tani vetëm
koronavirusi po e luan rrolin e një lloj ndërmjetësuesi, kur vërejmë rrolin e
opozitës, e cila nuk njeh kufijt e vet opozitar, duke u sjellë aq e revoltuar
edhe mbas mocionit të mosbesimit, duke hedh koshin e plehërave të veta mbi
kurrizin e qeverisë Kurti.
Në
fakt për të parë rrezulltatin e opozitës së sotme, e cila fare pak është e
interesuar ndaj pandemisë së koranavirusit, që mund të shumëzohet në parametrat
e saj në çdo moment, por më shumë kjo opozitë, sëcilës iu bashkua edhe LDK,
sikur janë të bashkërënditur si asnjëherë tjetër, që do formohet qeveria e re,
duke përjashtuar LVV, sepse sipas tyre, kjo u bë pengesë e gjitha planeve dhe
ambicjeve të tyre pushtetare.
Dhe
mbi të gjitha, përgojimet dhe kundërthënjët ndaj përsonalitetit Kurti, janë më
shumë se dokrra demagogësh dhe kasnecësh, duke u shdërruar në një lloj zhurme
shurdhuese, dhe në gjitha lajmet e televizioneve të vendit dhe rajonit flitet
vetëm kundër një njeriu, sikur zgjojnë prej gjumit gjumoshat e famshëm me
sirenat e tyre alarmante, pro edhe kundra, por pse nuk dinë të ngopën
përgojimet e kësaj opozite, që po i bashkohet edhe LDK, kjo është interesante
dhe shumë e çuditshme !!!
Pse
tani edhe pas heqjes së taksës kundër mallrave të Serbisë, do duhej të
brengosej pala e jonë shqiptare e Kosovës, sikur që u bë aq shumë zhurmë edhe
më herët nga PAN-i, pastaj edhe nga LDK, e cila zuri në thu, në cung të vetin
dhe e nxiti mocionin e mosbesimit për shkarkimin e qeverisë së vet, duke ditur
se ndodhemi pari një pandemie të rrezikshme, që do paraqiste më shumë urgjencë
dhe përkushtim se një taksë mallrash ndaj Serbisë.
Më
shumë u bë promblematike taksa në Kosovë, nga pala shqiptare, se nga Serbia,
edhe se kjo e bëri «hit këtë çështje para opinionit ndërkombëtar, duke zënë
shkas dhe pengesë të bisedimëve me Kosovën. Kjo ishte më shumë se një lojë e
saj e ndytë, si edhe më parë për të blerë kohë, sepse negociatat kishin filluar
formën e tyre edhe para taksës, me ç’rast pala e Serbisë, kurrënjëherë nuk u
tregue e sinqertë në marrëveshjet e tilla me Kosovën.
Dhe
heqja e taksës me Serbinë, nuk do të thotë se në kompleksitetin e kësaj çështje
Serbia, do të ndryshojë kursin e vet politik ndaj Kosovës, apo me njohjen e
shtetit tonë, por më shumë e ka çëllimin e tërheqjes së vemendjes së Bashkësisë
Ndërkombëtare, për t’a bindë në format e tilla, që të përkrahet edhe nga të
tjerët, për ta lënë Kosovën, në sëcilën rrethanë politike fajtore.
Kryeministri
Kurti, e hoqi taksën, duke e zavendësuar me reciprocitet, që do të thotë, jo
edhe pa një ndëshkim ndaj Serbisë, për të kuptuar rrolin qartë në mes palëve,
për aq sa vijon të veprohet nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, poashtu një
përgjigje e tillë përmes reciprocitetit të veprohet edhe nga pala tjetër, për
deri sa të plotësohen kushtet për të
vënë në binar dhe veprim marrëdhëniet e ardhshme bilaterale e normale
ndërfqinjësore me njëra-tjetren.
Kryeministri
Kurti, në kuadër të gjitha këtyre rrethanave, si një realitet i diskutueshëm
dhe shumë i zhurmshëm, si nga jashta, por edhe nga brenda, i cili nuk do ta
kishte lehtë të vendos vetë edhe nga mospërkrahja e partneritetit të vet LDK,
që e la në rrugë, por me një maturi brenda kopetencave dhe konsultave
ministrore e vendosi heqjen e kësaj norme të përkohëshme, dhe vendosjen e
reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila muar edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve si
një veprim i çëlluar.
Por,
pas këtij vendimi mjaft serioz dhe të rëndësishëm për vendin, vërshuan reagimet
e shumta dhe vërejtjet e ndryshme nga brenda dhe nga jashta, pro edhe kundër
reciprocitetit, sikur duan të përgjigjen edhe në emër të Serbisë, e cila herë
fshehët pas këtij vendimi e herë del në shesh me banalitetet e saj shpërthyese,
sikur nuk i konvenojnë asnjëherë vendimet e qeverisë së Kosovës.
Tani
në Kosovë, kanë filluar lojërat e pazareve politike, sikur edhe herave tjera,
kur shkarkohen qeveritë, së cilës po i prinë presidenti i vendit Hashim Thaçi,
duke i ftuar kryetarët e gjitha partive në karantinën e vet të bisedimeve,
sëcilin në mënyrë të veqantë, thuase dëshiron ti mjeli si delët, një nga një,
dhe për ti bindur në krijimin e një modeli të vetë dëshirës, dhe jashtë
Kushtetutës, apo në modelin e një qeverie të përzier partiake, duke e kursyer
LVV, nga kjo qeverisje.
Qeveria
e kryeministrit Kurti, do ishte qeveria më jetëshkurtër, por më e suksesshme si
asnjë tjetër në vend, për aq kohë të shkurtër muar një sëri vendimesh të
rëndësishme për vendin. Mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, e inicuar
nga LDK, e perkrahur nga PAN-i, dhe minoritetet, këtë e mbështeti edhe
ambasadori amerikan z. R.Grenell, i cili ky i fundit u besoi thashethemeve të
atyre, që ngritën këtë emocion, dhe duke shpifur, se Albin Kurti, është
antiamerikan.
Është
interesant dhe e çuditshme, pse në mesin e shoqërisë tonë atakojmë politika të
ngathëta dhe të kufizuara, që shkakëtohen me një lloj inflamacioni virusal, ku
bëhët vetëm zhurmë e përhapët pasiguri në popull, këtë e bëjnë vetëm njerëzit
shkurtpamës në politikë, që mendojnë të krijojnë panikë në mesin e popullit të vet, për
përfitime pozicionesh dhe interesash të tyre, dhe në situata të jashtëzakonshme
trillojnë gjithçka që u vjen në logjikën e tyre të sëmurë.
Ata
japin prognoza të mashtrimeve, sidomos kur shprehin strategji të politikave
amerikane ndaj Kosovës, të cilat nuk janë fare në kopetencën e tyre, sidomos
kur shprehin qëndrimet politike dhe seriozitetin e Amerikës, ndaj vendit tonë,
thuase amerikanët janë për herë të parë në kontakt me këtë vend dhe këtë
popull, që të mos e njohin Hashimin e Mustafën, por dhe të tjerët, më mirë se
kush do tjetër, rrolin dhe kontributin e tyre që kanë njëri dhe tjetri ndaj
popullit të vet pastaj edhe atij amerikan.
Sikur
Amerika, do ta kishte në fokus një «taksë», apo cilën do çështje të këtij
lloji, dhe të prishi marrëdhëniet dhe strategjitë politike e ushtarake që
posedon në ombrellën e vet amerikane dhe ato që i posedon në vendin tonë, duke
vënë kushte, apo hequr dorë nga projektet e tilla, në të cilat ka investuar me një
kosto të madhe, në veqanti dhe në projektin e shpëtimit të këtij populli,
atëherë nuk do ta quante vetën Amerikë, apo supërfuqia më e madhe në botë.
Përveq
tjerash, populli amerikan dhe ai shqiptarë, janë të pa ndarë dhe në miqësi të
përhershme, sikur që thoshte presidenti historik i gjitha kohërave dr.
Rugova, poashtu populli shqiptarë dhe
Kosova, nuk e vënë kurrë në dyshim mbështetjen e SHBA-ve, prandaj, ata që
thojnë se në këtë vend ekziston një albinizëm antiamerikan, ata janë vetë të
atillë, që e mendojnë këtë teori konspirative.
Veqanarisht
më rëndësi mbetët tani për tani, që mos të humbim kohë pas taksës, por urgjente
do të ishte përkujdesja ndaj «coronavirusit» në vendin tonë, me ç’rast
rekomandohet të dëgjohen dhe zbatohen këshillat mjeksore dhe qeveritare, dhe
tjerash rekomandohet të kemi kujdes përveq të pastrojmë duart, fytyrën dhe
trupin, të pastrojmë edhe mendjen tonë, që të mos bëhëmi si « çakaj »
me njëri-tjetrin, sepse fryma e kësaj politike aktuale, e ka humbur mesazhin e
vet.
Pse
të gjitha fajet po i ngarkohen një njeriu, i cili ngarkohet pse nuk e ndryshojë
vendin brenda dyzetditëve, pse të gjitha partitë politike, të cilat për njëzet
vjet ishin në pushtet, ndërsa sot, po i gjuajnë shigjetat e bashkuara të gjitha
kundra Albin Kurtit, të gjitha televizionet e Kosovës, në gjitha misionet e
tyre debatohet kundër qeverisë së tij.
Nga
ana tjetër, diçka po zihet rreth e rrotull kësaj bote, në njërën anë e ka
vërshuar dukshëm një epidemi e rrezikshme nga «korona virusi» që mund ta kishte
shkakëtuar ndonjë mendje e sëmurë nga laboratorët sekret në Vuhan të Kinës,
ndërsa nuk heqët paniku edhe nga dyshimet tjera, që vijnë dhe përhapen në tërë
botën.