Mendime
Florim Zeqa: Pa depolitizimin e shoqërisë nuk hiqen polarizimet ndërpartiake!
E diele, 05.04.2020, 10:41 AM
Pa depolitizimin e shoqërisë nuk hiqen polarizimet ndërpartiake!
Shkruan
Florim Zeqa
Nuk
jam poet që shkruaj poezi, as artist që pikturoj, por me penden time në mënyrën
besnike realitetin pasyqroj. Si aktorë jo i drejtëpërdrejt në politikë, përmes
ideve të pavarura dhe të pandikuara ndërhyjë në politikë për të mbrojtur
interesin e qytetarëve dhe vendit tim të shenjtë. Përmes shkrimeve të mia
mundohem të godas cakun, duke i qëndruar besnik të vërtetës dhe paanësisë
partiake, gjë e cila e bën sfidues angazhimin tim në këto rrethana të paqarta
dhe të paqëndrueshme politike.
Jo
të gjithë e përceptojnë realitetin në mënyrë të njejtë, varësisht prej
pozicionit dhe kapaciteteve intelektuale. Nuk është se njerëzit nuk e shohin
realitetin e hidhur në të cilin po jetojmë, por shkaku që nuk ju pëlqen,
mundohen ta largojnë nga mendja e tyre duke imagjinuar mrekullinë edhe në
zhgënjimin më të madh. Mirëpo, sadoqë mundohemi t'i ikim realitetit, ai na
shfaqet gjithnjë formën dhe trajten e vërtetë që ekziston.
Shkatërrimi i bërthamës
së shtetit-familjes
Familja
është bërthama e shtetit apo vetë shteti në miniaturë. Familja është burimi i
patriotizmit dhe atdhedashurisë, unitetit dhe solidaritetit njerëzorë, ku e
mira dhe e keqja ndahen me njëri-tjetrin duke mos i lënë vend egoizimit si
shkaktar i prishjes së harmonisë familjare.
Përderisa
politizimi i popullatës kosovare përgjatë viteve të '90-ta ishte manifestuar në
mënyrën më pozitive të mundshme, duke ndikuar në homogjenizimin e shqiptarëve
kundrejt një të keqeje të përbashkët (pushtuesve serb), në Kosovën e pas
luftës, politizimi vjen si produkt i polarizimeve partiake, ku si pasojë e
kësaj e kemi ndarjen dhe përqarjen e tmerrshme të popullatës në baza partiake
dhe brenda partiake, ku secili e lufton secilin jo me idetë e veta, por sipas
ideve të liderëve (liderit) partiak.
Shkaktar
të këtij politizimi dhe përqarje të popullatës janë aktorët kryesor të skenës
politike kosovare, të cilët kanë arritur ta shkatërrojnë bërthamën e
shtetit-familjen.
Si
pasojë e kësaj, sot në brendinë e së njëjtës familje, kush më pak e kush më
shumë janë futur të gjitha partitë politike, duke i ndarë anëtarët e së njëjtës
familje në disa parti politike.
Kësaj
ndarje nuk i thuhet vlerë demokratike, por përqarje dhe katandisje deri në
vetëshkatërrim të një shoqërie njerëzore.
Pra,
bandat partiake kanë arritur aq thellë, ku popullatës kosovare përveq ndarjeve
shoqërore, i shkaktuan edhe ndarje familjare, duke ia humbur kështu kuptimin
edhe vetë jetës në Kosovë.
Politikanët
pa etikë, pa integritet moral dhe njerëzor, e kanë rrënuar në themel (familje)
shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve.
Rrotacionet e pushtetit
për mbijetës politike
Edhe
përkundër ndërrimeve të shpeshta të pushteteve, mentaliteti i qeverisjes me
shtetin po mbetët i njëjtë. Po ndodhë kështu për faktin se afësisht të gjitha
partitë politike janë bërë të njëjta.
Pavarësisht
rrotacioneve politike, pushteti po mbetët i njëjtë, i kapur dhe ngulfatur nga
partitë në pushtet. Politikanët e korruptuar dhe inkriminuar, jo vetëm që nuk
po e pësojnë, ata po ngriten e fuqizohen akoma më shumë.
Si
gjithnjë, pasojat e politikës kancerogjene po i vuajnë qytetarët e zakontë, e
në veqanti ata që nuk janë të lidhur me bandat partiake.
Me
ndihmën e qytetarëve të Kosovës, që 21 vjet rresht i kemi të njëjtit njerëz në
politikë dhe jo vetëm, Në të gjitha institucionet e vendit dhe në të dyja
nivelet e qeverisjes i kemi të njëjtat figura politike, që të gjitha së bashku
e përbëjnë errësirën kaotike në vendin tonë.
Situata
kaotike pas rrëzimit të qeverisë së shpresës, paraqet sfidë të rëndë dhe të
mundimshme për ecjen e mëtutjeshme të shtetit të Kosovës, shkaku i lëndimit të
raporteve të Kosovës me partnerët strategjik të saj.
Situata
akoma më kaotike bëhet pas konfrontimeve virtuale mes dy ish partnerëve
qeverisës. Ashpërsimi i gjuhës së militantëve partiak, pa dallim nga të dyja
palët, e ka rënduar dhe lënduar akoma më shumë shpresën për ndryshim të shpejtë
në vendin tonë.
Për
habi, më të ashprit kundër njëri-tjetrit janë pikërisht ata që ishin dje më të
zëshmit për lidhjen e koalicionit qeverisës, thuajse nuk e paskan ditur më
parë, se cilit krah ideologjik i përkisnin liderët partive respektive.
Një
gjë duhet ta kuptojnë të gjithë qytetarët e vendit, se pa depolitizimin e
shoqërisë nuk do të hiqen polarizimet ndërpartiake dhe kundërthënjet e
brendshme partiake!
Edhe
pse gjatë shkollimit të mesëm, në mënyrë të obligueshme e kam mësuar lëndën e
"Marksizmit", falë sugjerimeve të babait tim asnjëherë nuk u bëra
anëtarë i partisë komuniste. Partinë e parë dhe të vetme që e pranova në jetën
time ishte LDK-ja rugoviane e viteve të '90-ta, të cilën më tepër se parti e
kisha kuptuar si lëvizje politike për çlirim nga pushtuesit serb.
Nga
ajo kohë e deri në ditët e sotme, mbeta demokrat i papërmirësueshëm, liberal në
mendime dhe ushtarë besnik i atdheut tim. I tillë do të mbetëm deri në fund të
jetës.