E diele, 14.04.2024, 11:36 AM (GMT+1)

Mendime

Ilir Çumani: Dr. Luli, ky dishepull i heshtur i Hipokratit!

E shtune, 04.04.2020, 05:53 PM


Autori i shkrimit Ilir Çumani dhe Mjeku Infeksionist  Prof. Dr. Dhimitër Kraja

DR. LULI, KY DISHEPULL I HESHTUR I HIPOKRATIT....!

NGA ILIR ÇUMANI

Shërimi i Dr. Lulit nga virusi i padukshëm e tinzar Covid - 19, sot ishte një lajm i mirë dhe i mezipritur që më ngazëlleu pafundësisht mua dhe familjen time.

Jam i bindur se, ashtu si unë, të gjithë miqtë dhe kolegët e tij, të njohur dhe të panjohur, studentë dhe ish studentë të shumtë të profesorit, të gjithë shqiptarët, janë lumturuar pa masë për këtë lajm të gëzuar.

Kur mora vesh lajmin përmes medias se Dr. Luli ishte prekur nga Covid - 19, nuk u befasova aq shumë. Duke e njohur prej 30 vjetësh këtë burrë fisnik, këtë NJERI të rrallë që gjithë jetën e Tij ka punuar dhe jetuar për të tjerët, mendova se, nuk ka dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Fakti, se, pas një investimi gjysëm shekullor si mjek infeksionist Ai ishte në pension, dhe pas përhapjes së pandemisë i’u bashkua vullnetarisht sërish kolegëve me bluza të bardha në betejën për tu përballë me këtë armik të rrezikshëm e të padukshëm që kërcënon në masë jetët njerëzore, tregon se ç’farë përfaqëson dhe mishëron në vetvete ky NJERI....!

Prof. Dr. Dhimitër Kraja, (Dr. Luli) siç e njohin të gjithë, nuk është vetëm një aset i vyer i medicinës shqiptare, një shkencëtar mirëfilli në fushën e epidemiollogjisë që i kushtoi gjithë energjitë, mëndjen, shpirtin këtij profesioni në dobi të shëndetit të shqiptarëve.

Ai, si rrallë kush, pa e ekzagjeruar, mund te them se është dhe mbetet një MISIONAR i zellshëm i JETËS, modest deri në përulësinë kristiane, besnik fanatik i parimeve humane.

E nëse do të jetonte në kohën e Hipokratit, (i cili njihet si themelues i mjekësisë klinike ne Greqinë e Vjetër, në shek. 460 p.e.s), padyshim, Dr. Luli, do të ishte i përzedhuri kryesor mes nxënësve të tij, një Dishepull i mençur, i heshtur dhe i urtë i rangut të parë i babait të Mjekësisë....

Krenar për TY Mik i shtrejntë, Dr. Luli! Më vien mirë që nga sot, të njohin edhe shumë e më shumë shqiptarë, sepse asnjëherë nuk të ka pëlqyer protagonizmi dhe publiciteti, edhe pse kontributi, lodhja, sakrificat, modestia dhe puna jote është e pa çmuar, e pangjashme, e pashembullt...

Ti je HEROI i heshtur i dhimbjes dhe i sakrificave sublime NJERËZORE!

Zoti qoftë gjithmonë me Ty dhe familjen tënde të mrekullueshme!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora