E diele, 14.04.2024, 12:12 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Veriu në karantinë faji në Kinë

E hene, 06.04.2020, 01:20 PM


VERIU NË KARANTINË FAJI NË KINË

(Pse veriu i Mitrovicës, gjindet në karantinë, faji është në Kinë, gabim e kanë gjithë ata që po e adresojnë te Albin Kurti në Prishtinë)

Nga Dedë Preqi

Kosova, sikur për një çast duket e shqetësuar si gjithë bota nga pandemia e koranovirusit covid-19, që po e trazon edhe botën, me ç’rast dhe shkenca e mjekësisë gjendet në një ndjenjë ethësh, e dyta, ky vend është hipnotizuar edhe nga pandemia politike, që nuk po gjenë shërim akoma, por është një orvatje e mundshme që ti gjinden fijet e lëmshit, të cilat vetë i ka ngathërruar.

Të parën pandemi e konsiderojmë si me preardhje nga Vuhani i Kinës, nga laborët eksperimental që bëhën në këtë qytet, ku në kërkim të ndonjë zbulimi të qëllimshëm apo të pa qëllimshëm, sot po e vuan tërë bota njerëzore llojin e tillë. Ndërsa, pandemia tjetër që e ka kapluar vendin tonë, i takon virusit politik, të cilën e sjellën vetë njerëzit e këtij vendi, që në laborët e tyre të prishur dhe të krisur, prodhojnë politikë vetëshkatërruese.

Pse duhet të ekzagjërohet situata në këto momente në veriun e Mitrovicës, nga partitë opozitare të vendit, me një lloj provokimi  dhe iritimi ndaj qeverisë Kurti, se pse kjo pjesë e vendit është e karantinuar pa urdhër të shtetit tonë, por me urdhërat e Serbisë, duke e kritikuar dhe akuzuar qeverinë në fjalë, për një gjë të tillë, edhe pse realiteti ka mundësi të qëndrojë ndryshe.

Në një pikpamje, këtu qëndron edhe kuptimi i sovranitetit të shtetit të Kosovës, i cili do duhej të ishte në përbërjen e vet teritoriale i pacënueshëm, por në një mënyrë, kjo pjesë e vendit duket e ndarë dhe e përçarë që prej vitit 1999, prej prrockave të vogla (komunave veriore), të cilat nuk derdhen në një shtrat të përbashkët, por pak nga pak, po krijojnë një lum të veqantë…

Mirëpo, një lloj insistimi i tillë  i akuzave dhe dekleratave të presidentit H. Thaçi, i cili vetë është autor  i pasojave të kësaj «çarje» teritoriale në veriun e Mitrovicës, dhe akuzat tjera që shpërthejnë nga partitë opozitare të vendit, së bashku me LDK, e I.Mustafës,  duket si një konstrukt i çëllimshëm, që nuk e kanë gajlen e drithit, që po derdhët, por e kanë gajlen e thesit, se pse është grisur.

Është e vërtetë se në këto momente mjaftë kritike për vendin tonë do zbulohen gjithë ata që nuk e kanë brengën e popullit të vet, për ta shpëtuar nga kjo pandemi e rrezikshme ndaj koronavirusit, por orvatën gjithsesi që ta shfrytëzojnë këtë momentum të rrezikshëm për interesat dhe çëllimet e veta politike, duke ngritë grushtin e tyre të ligë në këtë kohë kritike, kundër një qeverie të përgjegjshme dhe të suksesshme, e cila në rastin konkret po përballët me shumë sfida.

Populli i Kosovës, e dinë fare mirë se kush i bëri pazaret për ndarjen e veriut të Mitrovicës, dhe përpjekja e vazhdueshme e Beogradit, përmes serbëve të veriut u bënë dy komponente për ta realizuar ndarjen e Kosovës. Dhe tani, kjo monotoni e zhurmës që bëhët në këto momente për veriun në karentinë, i ka dy rrole dhe dy pole, duke e tensionuar situatën në adresë të qeverisë Kurti.

Dhe tani këto politika, sikur po bëhën më virale se koronavirusi, me këto lloje të simptomave të sëmuara, nga logjika jo e shëndoshë politike, që po i kanoset Kosovës, e cila mund të shpërthejë më keq se një epidemi e rrezikshme, që kishte me pasë pasoja të pa riparueshme. Në këtë rast hasim si kurrë më parë hallkën e PAN-it, së bashku me LDK, në një kordinim me Thaçin dhe Mustafën, duke krijuar një inkubator mëkatësh të pa qena e të pa vërteta për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij.

Pikërisht, mediat e Beogradit, të cilat nuk janë reale si gjithmonë, por edhe disa media të vendit tonë, që mediumet e tyre nuk po i balansojnë, gjëja se Ministria e Shëndetësisë dhe kryeministri i vendit, nuk po ndërmarrin asgjë për të ndihmuar popullatën serbe në veri të vendit, dhe mu për atë duhet dikush tjetër të angazhohet dhe t’u afrojë ndihmën e nevojshme në këto momente.

Kjo është një mospërputhje e çëllimshme e mendimeve dhe veprimeve të tyre, kur thotë vetë ministri i Shëndetësisë z.Vitia, se jemi në kordinim të vazhdueshëm me organet kopetente dhe kryetarët e komunave në veri të vendit, por vetëm ata që duan ti shfrytëzojnë për keq këto momente, i aktivizojnë në këtë mënyrë qëllimet e tyre të errëta kundër një realiteti të qeverisë Kurti.

Duke përjashtuar situatën në Kosovë, nga pandemia e koronavirusit covid-19, gjendja në veri të Mitrovicës, është e njëjtë, sikur para 20 vitëve, edhe pse është e vërtetë se, në këto momente mund të nxitët edhe ndonjë virus nga politika e Beogradit, sikur edhe më herët, mirëpo tani për tani është në pyetje jeta e njerëzve dhe shëndeti i gjithë popullit të këtij vendi dhe jo politika, e cila na është imponuar dhe na është bërë vrerë, që po na bënë të vjellim prej saj në sëcilin hap.

Ndër të tjera, ky fakt nuk duhet të na ngarkojë si një kompleks, nëse vetëm populli serb i veriut të vendit tonë edhe në këto momente shkojnë për mjekim në Beograd, apo vende tjera të Serbisë, natyrisht se kjo shpesh herë ndodh dhe shdërrohet anasjelltas, kur kemi edhe plot shqiptarë nga Kosova, që shkojnë në këto drejtime, sidomos në Beograd, për tu trajtuar për nevoja të ndryshme shëndetësore.

Kush po mendon dhe vepron ndryshe, për ta ndarë Kosovën, bënë mëkat dhe tradhëti, që kurrë nuk do ia fal historia e kombit.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora